Recension: Tani edhe pushimi mund të jetë falas
Published in Recensione
on 18 - 06 - 2014 Author: Љубомир КостовскиDëshironi të shkoni në pushim, ose ndoshta në ndonjë udhëtim tjetër. Dëshironi të shkoni në Nju Jork, Barcelonë, ose ndoshta edhe më mirë, në Paris. Kur këtë udhëtim do ta organizoni dhe do ta shkruani në letër, kushton “një mal” me para, e ku janë edhe harxhimet e hotelit…? Megjithatë, ka mundësi që ta realizoni gjithë këtë dhe të mos harxhoni “hiç para”
Linku deri te artikulli origjinal: Tani edhe pushimi mund të jetë falas
Data dhe koha e publikimit: 08.06.2014
Data e recensionit: 11.06.2014
Recensues: Ljubomir Kostovski
Kjo është pjesa hyrëse e tekstit të portalit me të cilit ai ju fton ta shfrytëzoni një risi, të cilën e ofron rrjeti “home exchange” dhe nëpërmjet të të cilit mund ta ofroni banesën tuaj në këmbim të banesës së dikujt tjetër, në cilën do qoftë pikë të planetës.
Kjo formë ekziston që nga viti 1996 dhe te ne ndoshta edhe nuk është aq e njohur, por është mjaft e popullarizuar, veçanërisht te ato çifte ose familje që kanë tepricë të hapësirës së banimit (dy banesa, banesë dhe vikend-shtëpizë e të ngjashme) dhe të cilët mund t’ia lejojnë vetëvetes që të shkurtojnë një pjesë të harxhimeve për pushim vjetor ose ndonjë fundjavë.
Problemi me këtë tekst, gjithsesi, nuk është te vërtetësia, por te komercializmi i fshehur, që fshihet prapa titullit provokativ. Për shkak se, këtë e ka të qartë çdokush, nuk ka darkë pa para në shoqërinë perëndimore, e kjo është mu një ide e tillë. Me të vërtetë, do të fitoni kulm mbi kokë, por në banesën tuaj dikush do të flejë, do të harxhojë rrymë dhe ujë e të ngjashme, dhe kjo gjithsesi nuk është shpenzim i vogël. Pastaj, mund të keni fitim të dështuar (kur nuk do të mundeni ta jepni atë hapësirë, e nga ana tjetër, të fitoni para për pushim!), dhe të gjitha harxhimet tjera të cilat nuk është e thënë të jenë të ulëta (siç është rruga, çmimi i plazhit, transporti i qytetit, viza e të ngjashme) do të duhet t’i vetëfinanconi, që automatikisht e fshin atë – falas.
Verifikimi që ia bëmë ueb-faqes tregoi se në të paguhet anëtarësi, e cila kushton së paku 100 euro në vit, e cila ndoshta është e vogël nga këndvështrimi amerikan, por është e madhe nëse shihet nga aspekti jonë, veçanërisht për ata që do t’i futeshin procedurës së anëtarësimit. E qartë, ky është një çmim i arsyeshëm për ata që mendojnë të shkojnë në udhëtim nëpër botë ose shumë muaj t’i kalojnë jashtë shtëpisë së tyre!
Tekstit gjithsesi i mungojnë edhe burimet dhe përvojat tona autentike nga shfrytëzimi eventual i kësaj forme, për shkak se, vetëm ashtu nga ftesa komerciale do të shkoni drejt – objektivitetit! Me rëndësi është që lexuesit t’i bëhet me dije se cilat janë harxhimet reale, pastaj, a ka edhe shpenzime të tjera të fshehura siç është sigurimi e të ngjashme. Çka në qoftë se, vini në shtëpi, dhe e gjeni banesën – të vjedhur? Kush garanton se ata që do të vijnë në shtëpinë tuaj kanë dhënë informata të sakta? Këto thjesht janë fakte, për të cilat autori është dashur të japë informata serioze shtesë, e bile edhe nëpërmjet kontakteve me agjencinë e cila ofrohet si ndërmjetësues.
Vënia e portalit zyrtar të agjencisë si ilustrim është edhe një dëshmi shtesë se kemi të bëjmë me reklamë të fshehur, për shka se atje ofrohen mashtrime klasike komerciale – sa vizitorë ka ueb-faqja e të ngjashme … Edhe kjo është një shtojcë që ju huton dhe ju çon të pyeteni se a keni para vetes një reklamë të paguar ose tekst ekonomik që u ndihmon të orientoheni para se të shkoni në pushim.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri komerciale
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e