verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Informatë e pasaktë

on 28 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

11114

[Recension: LIROHET PROVOKATORI: Bogoevski lirohet nga stacioni policor me padi penale!]

Artikull të cilin e karakterizojnë dy lloje të “gabimeve të fabrikës”. I pari është i karakterit profesional, siç është jovërtetësia, jopreciziteti. Ndërsa i dyti është i natyrës joprofesionale, gjegjësisht bëhet fjalë për përdorimin e “mjeteve të palejueshme” për një material të besueshëm mediatik, siç është ngacmimi, favorizimi, stigmatizimi.

 1111Linku deri te artikulli origjinal: ПРОВОКАТОРОТ ОСЛОБОДЕН: Богоевски пуштен од полициска станица со кривична пријава!

 Data dhe koha e publikimit: 19.06.2016

 Data e recensionit: 23.06.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

NGACMIM, FAVORIZIM, STIGMATIZIM

Thamë se teksti ka probleme serioze në pjesën e vërtetësisë. Thënë më saktë, plasohet informatë që nuk është e saktë. Në titull, e poashtu edhe më poshtë në përmbajtje, thuhet diçka që nuk është e vërtetë:

“Bogoevski është liruar në liri pasi fitoi edhe një padi penale për shkak se nuk e ka respektuar urdhërin e personit zyrtar”.

Lajmi i vërtetë është se demonstranti ka fituar kundërvajtje, e jo padi penale. Dallimi është i madh, sikurse qielli me tokën.

Thuhet se bëhet fjalë për provokator. Do të thonim tepër e rëndë, dhe fjalë e përdorur pa argumentim. Tentimi që për të vendosur një transparent si pjesë e aktiviteteve antiqeveritare, të cilat në fakt, mbahen pothuajse për çdo ditë, si porosi kundër pushtetit, vështirë se bën pjesë në kategorinë e provokimit. Plus, njeriu i inkriminuar për këtë vepër është njëri ndër anëtarët më të dalluar të “Revolucionit laraman”, ai është aktivist i lëvizjes, që nuk fshehet, por me emër dhe mbiemër, merr pjesë në këto tubime. Nuk bëhet fjalë për ndonjë njeri i cili ka ardhur rastësisht për të bërë ndonjë zullum.

Mangësi është edhe anshmëria për shkak se askund nuk ka deklaratë nga i arrestuari, por ofrohet vetëm një version i ngjarjes.

Mirëpo, problemet paraqiten në vazhdim:

“Në ndërkohë, deri sa provoaktori është mbajtur në SP “Prolet”, në të ashtuquajturat media të Sorosit u paraqitën thirrje për mobilizim masovik të laramanëve, me qëllim që të lirohet Bogoevski, me çka vetë e pranuan se kanë dashur të shkaktojnë incident, të cilin pastaj do ta shfrytëzonin për të shkaktuar tensione dhe dhunë”.

“Këtij aksioni provokues të “revolucionarëve”, i parapriu fjalimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili tërhoqi vërejtjen se nëse LSDM-ja vazhdon në këtë mënyrë, as ai nuk do të mund ta kontrollojë mllefin e qytetarëve dhe se ai do të zbrazet nëpër rrugë, e kjo do të jetë shumë keq për ata që e paramendojnë veten si dofarë rvolucionarësh!”

Në këto dy paragrafe ka gjithçka, mirëpo, nga ajo që është e keqe:

  • Mosargumentimi – të ashtuquajtura media të Sorosit;
  • Stërzmadhim – mobilizim masovik;
  • Spin – kanë dashur të shkaktojnë incident për të shkaktuar dhunë;

Barazimi i opozitës me “revolucionarët” – nëse LSDM-ja vazhdon në këtë mënyrë;

Asgjë e re nga fronti mediatik proqeveritar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja