Ironi dhe keqinterpretim, lajm pa burime por me komente!
Published in Recensione
on 9 - 09 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Ahmeti dhe Bejta në kërkim të vendit ku të fshehen pas 11 dhjetorit]
Gazetari nuk guxon të keqinterpretojë një lajm, aq më tepër me tendencë për t’i dhënë konotacion propagandistik. Në këtë profesion, qëllimi është informimi, mirëpo gjithnjë duke u bazuar në fakte dhe dëshmi që përputhen me realitetin, e asnjëherë duke mos pasur qëllim keqpërdorimi. Për humor, qësëndisje dhe tallje, ekzistojnë zhanre tjera të gazetarisë. Lajmi që po recensojmë është bërë me qëllim që një fotografie t’i jepet kuptim tjetër.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe nënkryetari i kësaj partie Nevzat Bejta janë fotografuar në një shpellë të panjohur. Menjëhrrë pas paraqitjes së kësaj fotografie, kanë shpërthyer komentet më facebook që thonë se Ahmeti dhe Bejta po kërkojnë vend mbi tokë e nëntokë që të fshehen pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Të nisemi nga 11 dhjetori, që ende nuk është e qartë për lexuesin se çfarë është, kjo ngaqë edhe pse është thënë në titull, nuk është shpjeguar në tekst. Duke dashur të shtrijë propagandë dhe të imponojë vështrim, teksti nuk ka informuar aspak për ngjarjen (nëse ka pasur të tillë).
Përveç se teksti është bërë duke marrë për bazë lajmi komente nga rrjetet sociale, ai gjithashtu ka pjesë komentimi dhe qëndrime hipotetike, me dozë ironike dhe pa korniza të kritikës konstruktive.
Linku deri te artikulli origjinal: “Ahmeti dhe Bejta në kërkim të vendit ku të fshehen pas 11 dhjetorit”
Data dhe koha e publikimit: 04.09.2016
Data e recensionit: 05.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Burimi është çështja më me rëndësi e lajmit, andaj edhe ai duhet të jetë shumë i rëndësishëm dhe relevant, që të merret si ekstrakt lajmi. Jo çdo gjë është lajm, andaj edhe komentet në rrjetet sociale nuk mund çdoherë dhe për çdo gjë të merren si burime dhe të bëhet lajme, të cilat nuk informojnë dhe nuk i japin pasqyrë të realtë të ngjarjeve lexuesit.
Ka pasur edhe komente sipas të cilave Ahmeti dhe Bejta janë bë pjesë e skenarit për të bë fushatë me eshtra dhe varreza, duke tentuar që edhe eshtrat e kufomat e paraardhësve tanë t’i fusin në funksion të mbledhjes së votave me të cilat pastaj dëshirojnë të vazhdojnë “prerodbën” e VMRO-së.
Gazetari, duke u bazuar në mendimet personale, e ka bërë këtë lajm. Por, duhet theksuar se lajmi dallohet me prezencën e fakteve dhe burimeve. Siç ceket edhe në rregullat etike, mendimet dhe komentet personale nuk mund të plasohen në opinion si lajme.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e