Ironizim apo spin?
Published in Recensione
on 17 - 06 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Nga komuna e Çairit ironizojnë me lajmin e gazetës Dnevnik për kërcënime]
Si e para e pikës, në tekst nuk ka askund ironizim. Kjo është huqja e parë që ka ndodhur që kur është nisur të bëhet kjo përmbajtje me qëllime propagande. Ironizimi do të ishte i një natyre tjetër, e jo duke promovuar veten se gjoja pavarësisht kërcënimeve të adresuara, komuna paska projekte! Duke dashur t’i jep kahje tjetër ngjarjes, përmbajtja në vend të lajmit dhe sqarimit se çfarë ka ndodhur, na ka sjellë një spin. Në të vërtetë, përmes saj mundohet të bëhet spin, pasi, për fat të keq, ka përfunduar si spin i dështuar.
Pas publikimit të lajmit në gazetën Dnevnik se është kërcënuar kryetari i komunës së Çairit nga disa persona, nga komuna e Çairit kanë ironozuar duke thënë se komuna e Çairit është e angazhuar në realizimin e shumë projekteve dhe nuk ju bëjnë përshtypje këto nderhyrje.
Linku deri te artikulli origjinal: “Nga komuna e Çairit ironizojnë me lajmin e gazetës Dnevnik për kërcënime”
Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016
Data e recensionit: 09.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi.
Fakti që në citat thuhet “Le të merren institucionet me ta…”, jep indicie se diçka ka ndodhur në komunën e apostrofuar. Kjo më tepër flet për faktin që mes rreshtave të tekstit fshihet e vërteta se dikush dikë ka kërcënuar, mirëpo kërcënimet nuk paskëshin rëndësi sa, gjoja, projektet. Me këtë, lindin dy çështje. Tani në tekst mbrohet komuna, apo informohen qytetarët?! Dyshojmë se këtë përgjigje nuk e di as vet ai që ka bërë tekstin!
“Kemi informacion nga rrojet e komunes për disa persona që kanë bërë zhurmë në komunë, por nuk i kemi dhënë shumë rëndësi pasi që tentime të tilla për presione ka pasur edhe në të kaluarën, por kanë dështuar si të tilla. Le të merren institucionet me ta, ne jemi të angazhuar në realizimin e shumë projekteve në komunë dhe fare nuk na bëjnë përshtypje këto nderhyrje” thanë për TetovaSot nga komuna e Cairit.
“Unë për lisa e ti për fshesa”. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë sfondi qesharak dhe i pakuptimtë. Cili është vendi i përmendores me shqiponjë në këtë rast, kur po flitet për çështje tjera. Sa për të mbushur një faqe tekst dhe sa për të lavdëruar veten se gjoja po shet lajme lavdërate për komunën, teksti ka përfunduar në mënyrë skandaloze. Përzierja e tillë e çështjeve brenda një teksti dëshmon për jo profesionalizëm dhe shkelje të parimeve gazetareske.
Ndryshe në komunën e Çairit me 16 Shkurt në ditën e dëshmorëve u ngrit “Shqiponjës dykrenare” ku Shkupit iu kthye krenaria shqiptare.
Për një tekst si ky, ja se si “ironizon” Kodi etik me autorin: “Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetveten”, thuhet në pikën 6/1 të Kodit etik. Në po të njëjtin Kod etik (pika 6/4), më tej shtohet: “Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
Me rezerva!
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e