verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kina do të ndërtojë apo vetëm do ta shqyrtojë mundësinë për të ndërtuar central atomik?

on 17 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

vecer

[Recension: Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?]

Ky është shembull se si një temë e bukur dhe interesante mund të prishet nëse hyhet në ujëra politike dhe spinohet diçka që është krejtësisht joreale, dhe e cila, sikur të trajtohej në mënyrë korrekte, do të meritonte recension pozitiv. “Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?”, titull që me të vërtetë e shet tekstin. Mirëpo, në përmbajtje nuk ka argumentim adekuat që do ta mbështeste titullin e këtillë.

FireShot Screen Capture #162 - 'Кина ќе гради нуклеарка во Македонија_ I Вечер' - vecer_mk_makedonija_kina-kje-gradi-nuklearka-vo-mLinku deri te artikulli origjinal: Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?

Data dhe koha e publikimit: 12.06.2016 20:00

Data e recensionit: 14.06.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

KOLAZH I KEQ

Теksti është kolazh i informatave të ndryshme që janë plasuar në mënyrë kaotike dhe të parregulluara dhe të palidhura në aspekt përmbajtësor për megaprojektin kinez “Një brez – një rrugë”, me të cilin Kina e ringjall Rrugën e mëndafshit dhe në kuadër të të cilit e zhvillon projektin “16 plus një”, në të cilin deri në vitin 2030 Kina do të zhvillojë projekte ekonomike me 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, gjithsesi në kuadër t kësaj edhe me Maqedoninë.

Në pjesën hyrëse të tekstit dhe në titull paralajmërohet se Во уводниот дел на текстот и во самиот наслов се најавува дека “Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?” Pikëpyetja në fund të titullit është një rrethanë e vogël lehtësuese, me të cilën, megjithatë, është lënë mundësia që ndoshta kjo ka mundësi edhe të mos realizohet. Mirëpo, spini është arritur.

Që në paragrafin e ardhshëm teksti “e godet vetëveten” dhe e dematon tregimin e paralajmëruar se “Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?”, dhe nëpërmjet deklaratës së përfaqësuesit të Sekretariatit të RP të Kinës për bashkëpunim me vendet e EQL-së, Huo Juxhen, sqaron se Kina do të shqyrtojë mundësitë për realizimin e një projekti të këtillë afatgjatë.

“Kina në këtë moment i shqyrton mundësitë për t’i avancuar kapacitetet ekzistuese, mirëpo edhe për të ndërtuar objekte krejtësisht të reja të këtij lloji së bashku me partnerët evropianë. Konkretisht një projekt i tillë realizohet në Poloni dhe në Republikën Çeke, ndërsa sa i përket Maqedonisë jemi të hapur për kontakt me autoritetet tuaja për këtë çështje”.

TË DHËNA TË RËNDËSISHME TË MARGJINALIZUARA

Qëllimi ka qenë të prezantohet diçka grandioze, megaprojekt në mandatin e kësaj qeverie, qoftë edhe me gjasa të vogla për realizim. Përkundër kësaj, janë margjinalizuar të dhëna të rëndësishme nga projekti kinez, janë harruar mundësitë reale të Maqedonisë në kuadër të këtij projekti që nuk janë aspak për t’u nënçmuar (mirëpo nuk janë aq senzacionale sikurse ndërtimi i centralit atomi).

Nëse është hapur tema e vjetër- e re për centralin atomik, ajo është dashur edhe të mbyllet në aspekt përmbajtësor dhe lexuesve është dashur t’u sqarohet se gjasat për një gjë të tillë janë pothuajse zero, për shkak se për ndërtimin e centralit atomik duhet të respektohen edhe dispozitat e rrepta ndërkombëtare dhe të ekzistojë konsenzus në vend dhe pëlqim nga fqinjtë.

Fqinjtë para disa vitesh deklaruan se nuk do të japin pëlqim, ndërsa në vitin 2011, kur kjo çështje ishte aktuale në vend, edhe partneri i deridjeshëm i koalicionit në qeveri, partia DOM, propozoi rezolutë kundër ndërtimit të centralit atomik në Maqedoni dhe moratorium të përhershëm për këtë ide.

Në interes të publikut është të thuhet e vërteta kur bëhet fjalë për interesimin e Kinës për investime në këtë fushë në Maqedoni, e ato janë 12 hidrocentralet e vogla në lumin Vardar në vlerë prej 1,5 miliardë euro.

Nga teksti mund të konstatohet se autori i tij ka marrë pjesë në ndonjërën nga promovimet e kësaj ideje në Kinë dhe kjo ka qenë mundësi e shkëlqyer për një reportazh të angazhuar dhe për prezantimin e këtij projekti interesant në rajon. Mirëpo, për fat të keq, theksi në pjesën hyrëse është vënë te senzacionalizmi dhe spinimi, e sipas Kodit të gazetarëve, pikërisht senzacionalizmi duhet shmangur në tekste.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja