verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Transmetim i cekët dhe i gabueshëm i informatave

on 20 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Anketa e IRI-it: BDI e para, luftë mes PDSH-së dhe LR-PDSh për vendin e dytë]

Një anketë shumëdimensionale për rejtingjet e partive politike dhe jo vetëm për to, në tekstin që po recensojmë është transmetuar me vetëm dy fjali. Edhe ky tekst i shkurtër ashtu siç është, më shumë përhap mjegull se sa që qartëson gjërat. Madje, vërehet edhe shtrembërim i fakteve të anketës.

Anketa e IRI it BDI e para luftë mes PDSH së dhe LR PDSh për vendin e dytë – Tetova SotLinku deri te artikulli origjinal:  Anketa e IRI-it: BDI e para, luftë mes PDSH-së dhe LR-PDSh për vendin e dytë

Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016

Data e Recensionit: 10.06.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Përveç rejtingjeve klasike, anketa e fundit e IRI-t hulumton opinionin publik me pyetje të ndryshme rreth angazhimit dhe pjesëmarrjes së partive politike në terren, me pyetje si “cilës parti i përkisni ose konsideroni t’i bashkëngjiteni”, “cila parti është më aktive në vendbanimin tuaj”, ose “cila parti punon më shumë për të fituar mbështetjen tuaj”. E gjithë kjo paraqet material të mjaftueshëm për analizë nga mediat, por ky tekst, në vend të kësaj, këtë material voluminoz e paketon në vetëm dy fjali.

Madje edhe infografikët e sjella në formë ilustrative nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe, duke e bërë tekstin edhe më të pakapshëm për lexuesit.

Anketa ofron edhe të dhëna krahasuese për disa periudha të ndryshme, por në këtë tekst mungon edhe analiza krahasuese.

Megjithatë, problemi kryesor me këtë artikull është shtrembërimi i fakteve. Me ose pa qëllim, autori ka bërë manipulim të rëndë me të dhënat e anketës. Që në titull, por edhe në tekst, ai përmend LR PDSH-në si pretedente për pozitën e dytë në radhitjen e partive politike shqiptare, edhe pse anketa nuk jep aspak rezultate për LR PDSH-në.

Sipas Anketës së realizuar nga IRI, Instituti Republikan Amerikan, me seli në Uashington tek partitë shqiptare  BDI vazhdon të jetë parti më e besueshme te shqiptarët me 6%.
Luftë bëhet për vendin e dytë mes PDSH-së, BESA dhe LR-PDSH-së,
thuhet në tekst.

Partitë e vetme shqiptare që figurojnë në këtë anketë të IRI-t janë BDI, Besa, PDSH e RDK. Nuk është e qartë prej ku e ka gjeneruar autori rezultatin e LR PDSH-së, të cilën e përmend në tekst.

Kodi Etik i Gazetarëve na porosit qartë se “gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

Dezinformon

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja