verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Konfliktet ndëretnike të qindfishuara në media

on 22 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Ditën u paralajmëruan protesta, në mbrëmje ndodhi incident ndëretnik në Shkup”]

Sapo fillon ditën, lexon qindra tituj për përleshje ndëretnike. Në shikim të parë duket e besueshme pasi që “të gjithë” e kanë publikuar të njëjtin tekst por si gazetarë që jemi qëndrojmë me një dozë dyshimi para tyre. Ngjarja vazhdon të dramatizohet edhe më tej nga një mori portalesh, por gjatë mesditës sheh se policia del me njoftim se nuk ka pasur asnjë incident në lokacionin për të cilin shkruhej e aq më pak incident ndëretnik. Por derisa policia të demantojë ose konfirmojë këtë ngjarje, dhjetëra, qindra qytetarë mund të jenë merakosur për pasojat e saj. Ku është këtu etika e gazetarit dhe zotimi i tij se do të raportojë vetëm drejtë, pa rendur pas sensacionit në shpinë të dobësisë emocionale të dikujt tjetër.


Futbollistët e Shkupit në pushim të merituarLinku për te artikulli origjinal: “Ditën u paralajmëruan protesta, në mbrëmje ndodhi incident ndëretnik në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 16/12/2015  11:45

Data e recensionit: 19.12.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Çfarë mendon kur e lexon këtë paragraf? Si e ilustroni në mendje këtë përleshje masive që e quan autori i këtij teksti?

“Një përleshje masive ka ndodhur në natën e së martës midis dhjetëra të rinjve në autobusin me numër 64 që u zhvillua në afërsi të stacionit të autobusëve Simpo. Sipas informatave të para jozyrtare përleshja ka shpërthyer në autobusin e transportit publik, dhe në rrahje janë përfshirë dy grupe të maqedonasve dhe shqiptarëve”

Mua më duket si një arenë beteje kur secili “lufton për jetën e vetë”, kurse e vërteta dallon shumë prej asaj që unë e krijova si përshtypje nga teksti që më është ofruar ta lexoj.

Por të kishte mbetur me kaq ndoshta nuk do të ishte aq tragjike sa që është fakti se ky rast i trilluar është shfrytëzuar për të mbuluar një ide të gazetarit se po ndodhin përleshje ndëretnike gjithmonë kur pushteti ka për qëllim defokusimin e opinionit. Jo që ky fakt nuk është i vërtetë ashtu siç rezulton nga përvoja paraprake në vend, por një gjë e tillë nuk dëshmohet në këtë mënyrë siç ka tentuar autori, duke vendosur një gjysmë koment që e shet si lajm. Autori i këtij teksti as nuk e ka cekur se informata nuk është konfirmuar ende, e as nuk ka dhënë shenja se është përpjekur ta konfirmojë këtë rast.

“Kjo i përngjan një skenari që është vërejtur edhe më herët në Maqedoni, sa herë që janë paralajmëruar protesta. Për çudi edhe ky incident ndodhi të njëjtën ditë kur u paralajmëruan protesta masovike kundër ndotjes së ajrit në Tetovë dhe kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Monstra”.

Për të komentuar këtë fenomen të tërheqjes së vëmendjes së opinionit, me të drejtë autori ka përmendur analistët, por ku i ka analistët që i ka kontaktuar vetë? Kush janë ata analistë në të cilët thirret gazetari në shumës, pa ju përmendur emra dhe mbiemra?

“Analistët shpeshherë kanë tërhequr vërejtjen se rrahjet paraqesin skenarë të përgatitur nga struktura të cilat i frikësohen pjesëmarrjes masovike të qytetarëve në protesta, prandaj përmes incidenteve mundohen të frikësojnë popullatën të mos dalë në numër të madh. Për këtë arsye ata theksojnë se incidentet për të cilat dyshohen se janë të inskenuara, nuk duhet t’i frikësojnë qytetarët, por duhet të shërbejnë si motiv shtesë që të marrin pjesë në numër sa më të madh në protesa”.

E vërteta si gjëja më e shenjtë në informimin publik është cekur që në nenin e parë të Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë ku thuhet:

“Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”

Por nuk është harruar të ceket edhe rëndësia që të mos nxitet dhunë, urrejtje me vetëdije të plotë.

“Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)”

Ky lajm si edhe shumë të tjerë që vrapojnë pas sensacionit, është huazuar nga shumica e portaleve shqiptare pa i hequr madje asnjë pikë të vetme. Njeriu i rëndomtë që nuk ka qasje deri tek MPB-ja për të kontrolluar nëse ky rast ka ndodhur me të vërtetë nuk ka mundësi tjetër përveç që ta besonte dhe të shqetësohej për rrezikimin e sigurisë së të afërmve të tij. Prandaj kur informohet mbi ndodhi të kësaj shkalle të ndjeshmërisë duhet matur e konfirmuar disa herë e më pas duhet shkruar lajmi me “usull”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim nacional,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja