Kujdes: “Lajm-qepë”!
Published in Recensione
on 26 - 02 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv]
Teksti nuk është i vërtetë, shkakton panik te qytetarët, ndërsa shkaku kryesor për publikimin e tij është mbledhja e sa më shumë klikimeve. Njëkohësisht, bëhet fjalë për “informatë-qepë”, e cila është e vjetër më shumë se një vit, ndërsa në artikull as që bëhet përpjekje për ta demistifikuar gjithë “teorinë e konspiracionit”.
Linku deri te artikulli origjinal: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv
Data dhe koha e publikimit: 14.02. 2016,19:43
Data e recensionit: 18.02.2016
Recensues: Dimitar Tanurov
INFORMATË E VJETËR DHE JO E SAKTË
“Në internet këto ditë u përhap një lajm shqetësues se Shërbimi doganor i Algjerisë ka zbuluar një sasi të madhe të portokajve, të importuara nga Libia, në të cilat është injektuar gjak HIV pozitiv.”
Теksti bazohet në informata të paverifikuara të cilat përsëri u paraqitën në internet, e të cilat janë të pavërteta. Bëhet fjalë për informatë të pasaktë, e cila për herë të parë u paraqit në muajin mars të vitit të kaluar (2015), ndërsa disa muaj mëvonë – në nëntor, me ndryshime të vogla të të dhënave përsëri u bë hit në rrjetet sociale. Pastaj kishte variacion të lajmit, banane të infektuara me virusin HIV.
Sipas (dez)informatave iniciale nga marsi i vitit të kaluar, shërbimet doganore algjeriane, gjoja, kanë zbuluar portokaj nga Libia të cilat kanë qenë të infektuara me virusin HIV. Teksti i ri, i cili u paraqit fundjavën e kaluar, shkon edhe më larg, duke theksuar se ndoshta bëhet fjalë për “edhe një strategji vrasëse e xhihadistëve në Libi”.
Edhe përkundër asaj se lajmi është vënë në kategorinë “bota”, megjithatë ai dërgon porosi shqetësuese edhe deri te qytetarët e Maqedonisë, njëkohësisht duke u dhënë “këshillë”:
“… edhe pse Maqedonia nuk importon portokaj nga vendet e përfshirë me luftë, megjithatë kontrolloni para se t’i konsumoni.”
Në këtë publikim aspak nuk transmetohet qëndrimi i epidemiologëve se virusi HIV nuk transmetohet nëpërmjet traktit digjestiv dhe se ky virus nuk mund të mbijetojë në kushte të jashtme.
Mënyra e këtillë e informimit është në kundërshtim me parimet Kodit të gazetarëve, më saktë me nenin 1:
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Publikimi i informatave të pavërteta e dëmton besimin e lexuesve te media, i cili në kërkim të lexueshmërisë më të madhe, mund të ballafaqohet me humbjen e një pjese të publikut.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
paraqet një të pavërtetë
:
informata të rrejshme
COMMENTING
ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e