verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur fallxhorët tentojnë të prodhojnë lajme

on 23 - 12 - 2015       

[“Ekskluzive: Ministri i “Ndotjes” Nurhan Izairi ikën nga Tetova”]

Ajo që konsumon informacioni është shumë e dukshme. Ai konsumon vëmendjen e marrësve të tij. Dhe, kështu, pasuria e informacioneve krijon varfërinë e vëmendjes.

Herbert Simon – Nobelist për Ekonomi

Ky primat, mbase ndihmon shumë për t’i vënë kokës gishtin dhe për të menduar se si po ndryshon mënyra e të informuarit në ueb. Kjo analizë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me karakteristikat e të shkruarit online, por në asnjë moment nuk është përjashtuese në rastin tonë. Epoka digjitale nuk ka lënë pa prekur gazetarinë. Për të mirë apo për të keq, kjo varet nga konteksti. Tani ata që prodhojnë lajme, jo domosdoshmërisht duhet të jenë gazetarë. Për këtë këtë arsye, ekziston një term i ri për prodhuesit e lajmeve – punëtorët e informacionit. Ky term është pak më i përgjithshëm krahasuar me termin “gazetar” që jemi mësuar ta dëgjojmë sa herë që flitet për paketimin e lajmeve. Ekonomia e medias lajmin e konsideron si produkt, një produkt i cili duhet të kalojë të gjitha fazat e tregut për të arritur deri të konsumatori. Pikërisht për këtë arsye, punëtorët e informacionit përpiqen të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të paketuar lajmet e tyre në mënyra nga më të ndryshmet. Mund të thuhet edhe në mënyra nga më të çuditshmet. Por ka një gjë: askush nga studiuesit e medias, më konkretisht nga ekspertët e gazetarisë, nuk ka thënë deri më tani se rregullat e vjetra të këtij profesioni duhen zëvendësuar me rregulla të reja. Ata flasin për zhvillime dhe teknika të reja, por jo edhe për rregulla të reja. Në vendin tonë është shumë e varfër ajo që quhet media literacy apo edukimi mediatik. Për këtë arsye, shkruesit e lajmeve shpesh herë dinë të bëhen edhe fallxhorë, në kuptimin që dalin përtej “të lejuarës”.

Shqipmedia - Ministri i ndotjes Nurhan Izairi, iken nga Tetova 1Linku për te artikulli origjinal: “Ekskluzive: Ministri i “Ndotjes” Nurhan Izairi ikën nga Tetova”
Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015
Data e recensionit: 20.12.2015
Recensues: Agron Vrangalla

Një lajm në shqipmedia.com duket kështu: “Ekskluzive: Ministri i “Ndotjes” Nurhan Izairi ikën nga Tetova”. Në departamentet e gazetarisë, studentëve të vitit të parë, në semestrin e parë, u mësohet një definicion mbi lajmin si zhanër më kryesor mediatik që thotë: “Lajmi është fakt relevant, konstaton por nuk komenton”. Ky titull, akoma pa hyrë në tekstin e lajmit, dëshmon të kundërtën, pra: Lajmi nuk është një fakt relevant, komenton por nuk konstaton. Pse? Sepse arrin të përmbledhë të gjitha gafat e mundshme që mund të mbajë një kokë lajmi. Po i vure edhe një gafë të vetme, i bie të fikët. Ja elementët therës:

  • Nis me fjalën “ekskluzive”, për të rritur “artificialisht” rëndësinë e asaj që transmeton.
  • Deri më tani nuk është parë që ndonjë shtet të ketë ministër të ndotjes. A po, autori dëshiron të shfaqë mllefin e tij, por lajmi si kategori, nuk është vendi më i përshtatshëm për ta bërë këtë, pra autori përdor gjuhën e urrejtjes;
  • Kur një gjë niset me gënjeshtër, pse të mos mbarohet me gënjeshtër? Kur thuhet ministri ik nga Tetova, duhet dëshmuar me fakte se ai paska ikur nga Tetova. Teksti nuk na ofron këtë informacion;

Pika e 15-të e Kodit të Etikës së Gazetarëve të Maqedonisë thotë:

“Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit..“

Ndërkohë teksti i lajmit, i ngjan një parodie të vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe nëse dikush do ta quante stand up comedy. Arsyet?

  • Teksti fillon me fjalinë: “Frika nga turma e protestuesve tani mbizotëron tek funksionarët e BDI-së.” Ja, kjo është njësoj si të kesh përmbysur filxhanin dhe të shikosh figurat që t’i nxjerr e kafja e zezë, ose më saktë, e zeza kafe. Këto “konstatime” janë të frikshme, deri në atë pikë sa fillon të dyshosh se mos ndoshta bëhet fjalë për aftësi mbinatyrore të autorit të këtij teksti. Duke lënë shakatë anësh, bëhet fjalë për një përfytyrim, jo për verifikim;
  • Janë përdorur termat: “dyshohet”, “mendohet”, “besohet”. Në këtë formë mund të përshkruhen ëndrrat, jo lajmet;
  • Një lajm duhet të përmbajë së paku dy burime, do të ishte mrekulli sikur ky këtu të kishte një të vetëm.

Për t’u rikthyer tek thënia fillestare, sa më shumë informacion të qarkullojë në ueb, aq më i lartë është probabiliteti për të turbulluar koshiencën e audiencave, e sidomos kur bëhet fjalë për produkte skarco të ngjashëm me kampionin që është marrë në këtë analizë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk ka burime

asnjeren pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të konstatohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja