verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur gjuha e pakujdesshme bëhet ofenduese

on 20 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

press 24

[Recension: Nusja e la dhëndrin gjatë ceremonisë, mirëpo shihni me kujdes duart e saj]

Artikulli, sipas përmbajtjes së tij, nuk është kategorizuar siç duhet, ka titull që le përshtypje të gabuar, e njëkohësisht, duke dashur të jetë sa më mbresëlënës, bie në kurthin që të kuptohet në dy mënyra dhe të japë porosi ofenduese.

Press24Linku deri te artikulli origjinal: Nusja e la dhëndrin gjatë ceremonisë, mirëpo shihni me kujdes duart e saj

Data dhe koha e publikimit: 14.07. 2016

Data e recensionit: 18. 07. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

TË RËNDËSISHME JANË VETËM KLIKIMET

“Britni është nuse tepër e bukur, e cila për fat të keq është e shurdhër, mirëpo poashtu është shumë me pasion kur bëhet fjalë për gjuhën e shenjave. Gjatë ceremonisë së martesës, Britni ka vendosir që burri i saj i ardhshëm të shprehet në mënyrë unike.”

Sipas përmbajtjes që e transmeton, lajmi më tepër është adekuat për kategorinë “zbavitje”, se sa kategorinë “bota” ku përcillen informata me peshë dhe seriozitet më të madh. Njëkohësisht, i gjithë artikulli bazohet në një video-inçizim që është i vjetër disa muaj, gjegjësisht i datës 3 maj, që njëkohësisht tregon se bëhet fjalë për “lajm bajat”.

Poashtu, teksti nuk ka pikësim të duhur për t’i ndarë fjalitë e gjata dhe që do të mundësonte ndjekje më të lehtë të mendimit. Ndërsa, emri i dhëndrit Even, është transkriptuar gabimisht, dhe duhet të jetë “Evan”.

Përveç gabimeve gjuhësore dhe gramatikore, artikulli me gjasë, nga pakujdesia përdor shprehje joadekuate, si për shembull:

“… për fat të keq është e shurdhër…”

“… poashtu është shumë me pasion kur bëhet fjalë për gjuhën e shenjave…”

Kjo mund të jetë ofenduese për shurdhmemecët, veçanërisht shprehja “shumë me pasion” për gjuhën e shenjave.

Sipas titullit, e poashtu edhe sipas fjalisë së fundit të artikullit fitohet përshtypja se nusja e le dasmën dhe dhëndrrin, e jo se tërhiqet disa hapa anash, që nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe këngës ta shprehë dashurinë e saj. Titulli i formuluar në këtë mënyrë, ku, përndryshe ka edhe gabim, – është harruar fjala “vini re”, le dyshim se qëllimi kryesor nuk është të informojë, por të mbledhë sa më shumë klikime.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

:

nuk ka informata të rrejshme

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja