Kur në mungesë të fakteve manipulohet me fotografi
Published in Recensione
on 6 - 09 - 2016 Author: Xhenis SulimaniGazetari në kërkim të lajmit apo verifikimit të tij nuk duhet kursejë fakte, qoftë edhe fotografi. Mirëpo, është jashtë çdo standardi profesional që fotografitë të shërbehen për t’u komentuar, me qëllim – çorientimin e opinionit publik. Gazetari nuk komenton, por i përcjell faktet për të transmetuar në opinion një lajm me interes publik.
Linku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja Besa me Mukin në LSDM!? (FOTO)”
Data dhe koha e publikimit: 02.09.2016
Data e recensionit: 06.09.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Teksti që po e recensojmë tenton që nëpërmes një fotografie të manipulojë me opinionin. Komentohet një foto me tendencë, duke u përfolur shumë emra, duke sjellë përfundime, pa tentuar që ato të verifikohen.
“Pas anëtarësimit dhe angazhimit të Muhamed Zeqirit si anëtar i Kuvendit Qendror në LSDM-së, pas aderimit nga Lëvizja Besa, siç duket Besa është një hap afër LSDM-së. Djali i Kim Mehmetit, Analisti Visar Ademi, Bekim Bina dhe aktivistë të tjerrë të cilët deri më tani kanë mbajtur krahun e Besës (siç shihet në foto), tash së bashku me Mukin do të jenë dega shqiptare e LSDM-së. Përderisa VMRO ka BDI-në, LSDM ka Mukin dhe kompaninë.”
Gazetari nuk duhet t’ia jap atë luks vetes që të komentojë fotografi në këtë mënyrë dhe nga ato të tentojë të përcjellë lajm tendencioz, të pabazuar. Publikut duhet t’i ofrohen informacione, e jo përshtypje të gazetarëve nga një imazh fotografik ku paraqiten politikanë, aktivistë dhe gazetarë së bashku.
Lajmi do të fitonte në peshë, nëse do të kishte ndonjë prononcim nga ndonjëri prej protagonistëve, i cili do të fliste për situatën gjatë regjistrimit të fotografisë dhe do të kishte të drejtën e sqarimit, e cila i takon sipas Kodit Etik, si “palë e dytë”.
Sipas Kodit Etik Gazetaresk: Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, përkatësisë etnike, gjinisë, besimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk ka gazetar në këtë storje
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
Sarakazëm
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e