verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur përzihen humori, komenti dhe lajmi, alivanoset gazetaria

on 29 - 04 - 2016       

[Recension: LAJM I FUNDIT: Alivanoset njëri ministër i ri i BDI-së – FOTO]

Nëse kjo përmbajtje do të kishte qenë e vendosur në ndonjë rubrikë humori ose satire, atëherë nuk do të kishte qenë fare objekt recensioni. Mirëpo, i gjetur në rubrikën e lajmeve, ky tekst përmban elemente që e bëjnë të jetë larg një lajmi profesional dhe larg standardeve gazetareske.

LAJM I FUNDIT Alivanoset njëri ministër i ri i BDI së FOTO ShqipmediaLinku deri te artikulli origjinal: LAJM I FUNDIT: Alivanoset njëri ministër i ri i BDI-së – FOTO

Data dhe koha e publikimit: 04.04.2016

Data e recensionit: 20.04.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Asgjë nga lajmi i fundit dhe nga fotoja paralajmëruese në titull. Me të hyrë brenda në tekst, lexuesi mund të shohë se lajmi nuk bazohet në asnjë burim, madje edhe fotografia paralajmëruese në titull, e cila aludon se autori ka dëshmi për lajmin, në të vërtetë është vetëm një fotografi e personit të apostrofuar. Kjo shpie në përfundim se nëpërmjet të titullit është bërë një tentim për të tërhequr sa më tepër klikime dhe lexueshmëri, por në një mënyrë që mashtron, e nuk e informon publikun. Për më tepër, komentet të tipit “i ekscituar në maksimum si një fëmijë”, ose “klubi i fëmijëve të lumtur” tregojnë se përmbajtja nuk ka të bëjë me informacion, por më tepër me tentim për të diskredituar subjektin e apostrofuar.

I ekscituar në maksimum si një fëmijë kur ka kuptuar se Ali Ahmeti e ka emëruar ministër i ka ra të fikët nga çudia dhe mosbesimi se është bërë ministër. Kështu i ka ndodhur Arlind Zeqirit nga Tetova mbrëmë pasi e kanë njoftuar se e kanë zgjedhur për ministër nga “Klubi i Fëmijëve të Lumtur” organ i panjohur i kësaj partie deri më tani

Cili është burimi në të cilën është bazuar autori lajmit, vetëm ai mund ta dijë, sepse kjo nuk mund të detektohet askund në përmbajtje. Në qoftë se do të bazohej në rregullat etike, një pjesë e të cilave janë të përmbledhura edhe në  Doracakun për Etikë në Gazetari , autori do të respektonte rregullën se “verifikimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura”.

Gjithashtu, në përmbajtje pretendohet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë një konkursi të mëparshëm për Drejtor në Agjencionin për Investime të Huaja, ka refuzuar Arlind Zeqirin.

Përndryshe Arlindi kur është paraqitur në konkursin për Drejtor në Agjencionin për Investime të Huaja, funksion për të cilën ka vendosur të përzgjedh vet kryeministri i atëhershem Gruevski gjatë marjes në intervistë Arlindi ka dështuar dhe Gruevski e ka hjekur nga lista. Tani BDI kur mungon Gruevski e emëron si ministër pa resor. Ehhh të ishte Gruevski kryeministër tani….”

Për këto pretendime, autori është dashur jo vetëm që të cekë burimin e këtij pohimi, por edhe të kërkojë qëndrim nga Arlind Zeqiri, i kandiduari për ministër pa resor nga ana e BDI-së. Edhe kjo gjë nuk është bërë, me çka është thyer edhe një prej rregullave themelore të gazetarisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Nuk përjashtohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e