verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur PR-i do t’ju shesë një lajm që është falas?

on 30 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

„Манипулација – нашите информации се модифицирани.“ Фото: bernawy hugues kossi huo, 2012.“Manipulim – informatat tona janë të modifikuara”. Foto: bernawy hugues kossi huo, 2012.

 

Në definicionin e punës së PR-it (marrëdhënieve me publikun), është ajo se ai ka për qëllim t’u bindë se u ka treguar lajm ose ndonjë informatë të cilën duhet ta ndani me publikun dhe se me këtë ka treguar gjest miqësor ndaj jush ose se ka pasur raport të besimit. Relacionet në Maqedoni ndërmjet gazetarëve dhe PR-eve nuk kanë një ngjashmëri të tillë me definicionin për atë që është falas dhe vullnetare

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Përderisa gazetarët më të vjetër të Maqedonisë gjatë karrierave të tyre janë përballur me komitetet e rrepta partiake dhe organet e tyre ekzekutive, gjeneratat më të reja në në jetën e tyre i kanë PR-et në vend të komiteteve. Në shikim të parë ndërmjet këtyre dy komiteteve nuk ka ndonjë ngjashmëri, mirëpo të dyja dukuritë historike, ajo e vjetra dhe kjo e reja, kanë detyrën e njëjtë – t’i “shesin” informatë falas medies me siguri të madhe se ajo do të hyjë në formë të pandryshuar ose në ndonjë ditë të ardhshme!

Definicioni që e lidh PR-in bashkëkohor me informatën e cila nuk do të paguhet, e që është publikuar, është esencial për këtë relacion të vjetër-të ri ndërmjet fuqisë (të ndonjë mjedisi politik ose të tajkunëve ekonomikë) dhe të punëtorëve të shtypit. Këtë më mirë e sqarojnë paraqitjet dhe ligjërimet e Igor Avznerit, njërit nga emrat e njohur të kësaj fushe. Ai ligjëron në disa fakultete pikërisht teorinë e “shitjes së lajmeve”, pastaj punon si menaxher i agjencisë “New focus communication” nga Beogradi,  e cila e ka mbuluar punën e figurave të mëdha politike në Serbi, si për shembull të ministrit serb për financa, Dinkiq ose të Miroljub Llabusit, pastaj aktivitete politike (Planin investues të Serbisë, diçka si Invest in Macedonia), është rekrutuar nga kompani të mëdha (“Nacionalna shtedionica”, PPB Bank, Ford, etj.)

– Nuk ka përmbajtje të cilën mediet nuk do ta transmetonin falas, nëse gjeni diçka shumë të mençur për të qenë atraktivë për ta – thotë ai në intervistën për gazetën “Politika” (“Terrori i PR-eve”. 9 shkurt). Problemi i vetëm qëndron në atë që e gjithë kjo të jetë aq e mençur sa që të jetë atraktive për mediet. Nuk mjafton t’i njihni gazetarët apo redaktorët, por të keni imagjinatë, që në këtë profesion, i cili në Ballkan është i ri, kryesisht mungon.

Blerja e qasjes në medie

Prandaj, në Ballkan një pjesë e madhe e PR-ve nuk përgatisin “strateghji të rënda”, por shkojnë dhe thjehstë i blejnë mediet, edhe atë duke u bazuar në tre gjëra. Së pari, të themi, kjo gjithsesi është jashtë defincionit për funksionin e PR-it, siç thamë, mirëpo, le të mos kërkojmë qime në vezë!

Njëra nga metodat, që është mjaft e pranishme edhe në Maqedoni, është blerja klasike e qasjes së privilegjuar në medie. Në vend këtë e bëjnë, para së gjithash, kompanitë më të mëdha, të cilat çdo konferencë për shtyp e shndërrojnë në “drekë pune”. Në ftesë, gazetarëve u potencohet vendi ku do të ndodhë ky “shoqërim. Në ueb-faqet zyrtare (të themi në buletinin ditor të MIA-s) qëndron se bëhet fjalë për konferencë për shtyp, mirëpo nëse si vend i ngjarjes është ndonjë restoran, puna është e qartë. Sa për informatë për gazetarët fillestarë, t’ua sqarojmë përmbajtjen, faktet do t’i dëgjoni ndërmjet dy kashatave, do ta keni të vështirë të pyetn shumë, ndërsa nikoqiri, ndonjë ministër apo drejtori i ndonjë firme, do të largohet shpejt për shkak të “obligimeve urgjente”, duke u lënë që shoqëri t’u bëjnë njerëzit nga nivelet më të ulëta të hierarkisë, të cilët “nuk janë kompetentë të flasin më tepër”. Kënaquni me ushqimin!

Nëse gazetari i ri mendon se nga ky koktej mund të nxjerrë ndonjë fjali kritike, le të jetë i sigurtë se diku në nivel më të lartë edhe redaktori i tij ndoshta është qerasur ose, ai konsideron se tekstet e mira do të mundësojnë qasje në porosi të reja reklamuese! Nëse dikush jep para për dhurata, atëherë do të ketë para edhe për xhiro-llogaritë e medieve.

(Për këtë temë – dhuratat në gazetari në Kodin tonë të SHGM-së ka vetëm një fjali, prandaj ua rekomandojmë definicionet më të detajuara këtu dhe këtu.)

Nëse në takimet e tilla ka edhe dhuratë, gjithsesi simbolik, siç përmendëm, gazetari gjithsesi do të jetë i sgurtë kur në takim do të shohë edhe shumë kolegë të tjerë të tij të cilët nuk e ndjekin sektorin (!), mirëpo, megjithatë, kanë zënë vend, kështu që ky koleg i ynë (apo kolege jona) duhet të jetë i sigurt se në zyrë do të ketë edhe “presion anësor”, suflerë, që të mos bëhet mu ai “shumë i mençur”.

“Këmbimi i shërbimeve” në brifingje

Në vendin tonë së paku një ministër (nga sektori i ekonomisë) filloi me shoqërime javore, pasdite, me gazetarët (pas vitit 2008, të mos ketë huti, deri në fund të vitit 2010), pasi vendosi që këtë punë t’ia lë një agjencia për PR, e cila e paramendoi paraqitjen e tij. Ministri nuk ishte i preferua në koalicion, pa marrë parasysh mbështetjen që e gëzonte në parti, dhe ai u përpoq në mënyrë më të drejtpërdrejtë që t’i fitojë mediet. Kjo formë u gjet në brifingjet në këtë sektor mjaft të rëndësishëm, nga i cili zakonisht nuk dalin shumë informata.

Brifingu nënkupton këmbim të shërbimeve – unë juve një lajm të besueshëm, ju mua heshtje ose mirëkuptim për situatën time. Kjo është pozita më e vështirë e gazetarit, për shkak s është në kundërshtim me funksionin e tij kryesor, e kjo nënkupton se atë që do ta kutptojë edhe t’ia përcjellë publikut, i cili pret që për çdo ditë të kuptojë ndonjë gjë të re! Dhe – si porosi për kolegët më të ri – prisni që në këtë “darkë të fshehtë” gjithmonë do të ketë, një, dy ose tre “judë”, të cilët shumë shpejt do të tregojnë se nuk kanë patent në gojë dhe se “nga burimet tona” do të publikojnë gjithçka apo shumëçka nga ajo që u është thënë, gjoja, në besim.

Ky shoqërim u ndërpre pasi marrëdhënie ndërmjet dy partnerëve të koalicioni në qeveri arritën pikë të ftohjes, ndërsa ministrit iu caktua një “nënkryetar i parë i qeverisë”, i cili e mbikëqyrte punën e tij dhe dinte që papritmas të paraqitet në këto brifinje, kur besueshmëria binte në ujë, ndërsa shoqërimi shndërrohej në – fiasko sa i përket qëllimit të ministrit. Megjithatë, kënaqeuni me darkën! Është e paguar!

Nuk ka dyshim se çështja e blerjes së drejtpërdrejtë të ndikimit në medie te ne bëhet më ndryshe, nëpërmjet fondeve qeveritare ose nëpërmjet agjencive reklamuese, që në fund është e njëjta gjë, për shkak se siguron “frendim” të medies nga lartë, nga pronari apo kryeredaktori, me çka gazetari më tepër i ngjan “korrierit” ose person që duhet ta dërgojë lajmin në redaksi dhe ta publikojë në “formë burimore”.

Kjo është mënyra më e shtrenjtë e blerjes së vëmendjes së medies, edhe pse sipërfaqësisht duket sikur është më e thjeshta.

Lidhjet speciale

Ndoshta metoda më e vjetër dhe shumë e vështirë për të qenëe qëndrueshem në afat të gjatë është kultivimi i lidhjeve speciale me gazetarët, ose kuptohet, me disa prej tyre. Një pjesë e këtyre kolegëve tanë nuk i fshehin këto marrëdhënie dhe jozyrtarisht në kolegjiumet e redaksisë dijnë të thonë “dje ma konfirmoi kryetari” ose “ministri ka votuar kundër këtij propozimi në mbledhjen e qeverisë, mirëpo…”, që është rezultat i relacioneve të vjetra dhe të afërta ndërmjet dy sferave të afërta të jetës publike, diçka si “Kaini dhe Aveli nga kohërat e mira biblike”. Konflikti gjithsesi pason pas një periudhe të caktuar, mirëpo kjo lidhje e veçantë është i mirëseardhur edhe për politikanin edhe për “të nderuarin”.

“Shpikja” e Maqedonisë është keqpërdorim i funksionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për – zakonisht – institucion që ofron një numër të madh të informatave, shpeshherë edhe në nivel ditor, dhe pa të cilat vështirë mund të “mbushen” mediet. Një nga ato burime është MPB-ja, ku zëdhënësi “raportin e tij të veçantë” e ndërton në bazë të asaj që do të dijë t’i selektojë “mediet armiqësore”, gjegjësisht, të themi konferencat për shtyp ose informatat e rëndësishmne do t’i caktojë me SMS porosi. Për këtë flet mjaftë edhe teksti “SMS-porosi deri te Jankullovska“. Mediet më të rëndësishme, të cilat më lehtë blejnë lajme, do ta kuptojnë se në sa ora duhet t’i vendosin kamerat para Gjykatës themelore 1 (ku është e vendosur gjykata hetuese), nëpër cilën derë do të hyjë i arrestruari (ka derë të përparme dhe një tjetër nga garazhi) e të ngjashme. Dikush fiton storje ekskluzive, e dikush nuk e ka këtë, prandaj do të marrë karton “të verdhë” apo “të kuq” në mbledhjen e redaksisë. Kjo histori e fateve të ndryshme të kolegëve u ringjall edhe përkundër faktit se kjo gjithmonë nënkuptonte edhe shkelje të parimit të supozimit të pafajësisë nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër gjithmonë ishte pjesë e të ashtuquajturit raport i besueshëm ndërmjet PR-it dhe medies.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja