verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmet e dala nga intervistat duhet të kenë dhe të akuzuarit

on 24 - 10 - 2015       

[Recension: “Muhamed Zekiri: U largova për shkak të presionit nga Bekim Neziri”]

Intervistat janë formë e mirë informimi për publikun pasi përveç koncepteve bazë, publiku ka mundësi të informohet më në detaje për çështjet. Zakonisht intervistat bëhen për temat aktuale që së fundmi kanë zgjuar një interes të madh te publiku. Por kur një artikull i kushtohet analizës së një interviste, duhet të respektohen rregullat e krijimit të një lajmi si piramida e përmbysur, shfrytëzimi i disa burimeve dhe faktet e tjera që do të plotësojnë sfondin.

Lajmpress - Muhamed Zekiri - U largova per shkak te presionit nga Bekim Neziri 1Linku për te artikulli origjinal: “Muhamed Zekiri: U largova për shkak të presionit nga Bekim Neziri
Data dhe koha e publikimit: 22.10.2015
Data e recensionit: 23.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Artikulli respekton formën e të shkruarit sipas piramidës së përmbysur dhe në fjalin e parë na jep temën kryesore.

“Ish kryeredaktori i Alsat M Muhamed Zekiri  në një intervist për Fokus  ka bërë me dije se largimi nga Alsat ka qenë presioni i partive politike BDI dhe VMRO-DPMNE.”

Gjithashtu është pozitiv fakti që autori i këtij teksti ka cituar burimin e medias që ka realizuar intervistën dhe që gëzon autenticitetin e informacionit.

Interpretimi i intervistës nga ana e autorit të tekstit, në formë të shkurtër dhe me disa fjalë duket se është bërë në formë korrekte duke u munduar t’u shmanget komenteve personale.

Por ka qenë e patjetërsueshme që teksti të vazhdohet dhe çështja të trajtohet si e plotë sepse po aq i rëndësishëm është edhe opinioni i funksionarit politik, Bekim Neziri, i cili në tekst akuzohet publikisht për një gjë shumë të rëndë siç është presioni ndaj medias, censura dhe shkelja e lirisë së medias.

“Si shkaktar kryesor i cili ka bërë presion ndaj pronarit të Alsat-M z.Ferik Velija për largimin e Muhamet Zekirit është Ministri i Ekonomis,Bekim Neziri dhe shef i shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet e ardshme ka theksuar Muahamet Zekiri.”

Gazetari nuk duhet të gjykojë vetë mbi vërtetsinë e deklaratës së burimeve pa pasur mjaftueshëm fakte. Prandaj Bekim Neziri përmes prononcimit të tij do të jepte qëndrimin që ka mbi akuzat që i drejtohen. Atëherë publiku do të kishte të dy palët dhe do të bënte vetë gjykimin mbi vërtetësinë e prononcimeve të tyre.

Meqë na jepet vetëm njëra palë, ajo që akuzon, dhe palës tjetër i është mohuar e drejta e mbrojtjes, teksti cilësohet si tendencioz.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

deklarata

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja