verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ky material nuk ka pasur për qëllim të informojë objektivisht

on 6 - 04 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http_vecermk_makedonija_itno-vrak-CROP-RESIZE

 

[Recension: Kthim urgjent i opozitës në Kuvend dhe ndërprerje e publikimit të bisedave telefonike]

 

Në tekstin që e recensojmë është plasuar një dezinformatë se eurodeputetët, gjoja, kanë kërkuar “Kthim urgjent i opozitës në Kuvend dhe ndërprerje e publikimit të bisedave telefonike”, dhe poenta e njëjtë është përdorur edhe në titullin spinues. Në këtë mënyrë opinioni informohet gabimisht për qëndrimin e Brukselit për takimin e parë ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të organizuar në ndërtesën e Parlamentit Evropian (30 mars 2015). Siç raportuan mediat, në takim është arritur marrëveshje që asnjëra palë të mos japë deklarata zyrtare, e detaje nuk janë dhënë as një komunikatën e dërguar nga zyra e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.

http___vecer.mk_makedonija_itno-vrakLinku deri te artikulli origjinal: Kthim urgjent i opozitës në Kuvend dhe ndërprerje e publikimit të bisedave telefonike

Data dhe koha e publikimit: 30.03.2015, 18:34

Data e recensionit: 1.04.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

RAPORT I DËSHTUAR

Bëhet fjalë për artikull, i cili me gjasë, tërësisht është marrë nga një medie tjetër (së bashku me konstruksionin e titullit), ku është publikuar një orë e gjysmë më parë (16:55). Po atë ditë, material identik është plasuar në disa ueb-faqe. Mirëpo, edhe teksti i publikuar në këtë portal nuk është origjinal. Artikullin burimor e ka publikuar agjencia informative shtetërore në orën 15:54, vetëm se me titull tjetër – i cili është korrekt.

Në fakt, raport për përpjekjen e parë për dialog ndërmjet përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, me ndërmjetësimin e tre eurodeputetëve, është prishur me një paragraf:

“Informatat jozyrtare nga dy takimet thonë se qëndrimi i eurodeputetëve është kthimi urgjent i socialdemokratëve maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë dhe ndërprerja e publikimit të bisedave telefonike që janë marrë në mënyrë joligjore, për të cilën gjë do të pasojë rasti gjyqësor “Puç”-i, ku do të dëshmohet autenticiteti i tyre.”

Kjo pjesë me qëllim është futur që të krijohet atmosferë se Brukseli e konsideron opozitën fajtore për krizën politike. Përveç asaj që duket qesharake ajo që artikulli ofron “informata jozyrtare” vetëm për porositë e diplomatëve evropianë për opozitën!

“Informatat e këtilla jozyrtare”, LSDM-ja i demoantoi, dhe në reagimin e tyre thuhet se:

“Portali i Nikolla Gruevski, “Kurir”, e mashtron opinionin me informata që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me ngjarjet dhe bisedat në Bruskel.”

Poashtu, edhe në raportin e korrespodentit nga Brukseli në këtë videoportal thuhet se sipas njohurive të tyre “treshja evropiane nuk ka kërkuar nga LSDM-ja që ta ndërpresë publikimin e “bombave”, e as që ka pasur kërkesë për kthimin e partisë opozitare në Kuvend”.

Mirëpo, është e qartë se ky material nuk ka pasur për qëllim të informojë objektivisht. Edhe pse ka filluar mirë, megjithatë, se shpejti e vërteta është humbur. Në këtë mënyrë është fituar tekst “i sakatosur” me qëllim, i cili opinionit i servohet si manipulim klasik.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja