Politikbërje nëpërmjet tekstit trivial
Published in Recensione
on 6 - 04 - 2015 Author: Владимир Мирчески
[Recension: FOTO: Shilegovi bën politikë nga Greqia]
Tekst trivial, mashtrim i opinioni me punë dytësor, që nuk janë aspak të rëndësishme në procesin e kërkimit të zgjidhjes së krizës politike, përveç ndoshta për kuzhinat partiake, kuzhinierët e të cilave sikur janë përzier në “gatimin” e kësaj “buke” tepër të pjekur mediatike, nga e cila publiku më parë do t’i thejë dhëmbët, se sa që do të informohet realisht.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Shilegovi bën politikë nga Greqia
Data dhe koha e publikimit: 30.03.2015, 11:34
Data e recensionit: 01.04.2015
Recensues: Vlladimir Mirçeski
DHALLË MEDIATIK-PARTIAK POLITIK
Përsëri formë, e pak përmbajtje. Për dikë më me rëndësi është se ku ka qenë ndonjë politikan i vendit, se sa çfarë politike përfaqëson. Të distancohem, kjo nuk është mbrojtje e dikujt, por thjesht analizë e situatës, e cila në fund do të tregojë se edhe nga një aktivitet dytësor mund të bëhet dhallë mediatik-partiak politik. Janë “kapur” për atë se zëdhënësi i partisë opozitare ka qenë në Greqi, që sipas nomenklaturës në pushtet, së paku para publikut, pothuajse paraqet tradhëti, duke e shfrytëzuar këtë për ta plasuar tezën se “Shilegovi bën politikë nga Greqia”. Formulimi i këtillë, vetëvetiu, nuk do të ishte problematik, sepse sa do që të jetë në kufirin e korrektësisë, megjithatë, gjykuar sipas “screen-shot”-it të bashkangjitur nga statusi në Facebook i të përmendurit, e pasqyron realitetin, sikur të mos ishin edhe elementet e tjera shoqëruese. Qëndrimi në Greqi, duke e bazuar atë në statusin e publikuar në Facebook, për të cilin thuhet se pastaj është fshirë, qëllimisht është keqpërdorur dhe është spinuar që t’i jepet konotacioni i “adhurimit” të vendit fqinj, që për pushtetin paraqet pothuajse blasfemi për shkak të kontestit të njohur me emrin. Ky kurs “mbahet” edhe në artikullin konkret që shihet qartë nga anshmëria dhe komentet e pranishme:
“Pasi Shilegovi e ka vërejtur, e ka fshirë postimin dhe bëri “pu-pu” nuk vlen. Ajo që është e qartë, është ajo se edhe Petre Shilegovi është adhurues i Greqisë dhe shpesh herë shkon atje, njësoj sikur shefi i tij partiak Zaevi, për të cilin u zbulua se posedon haciendë familjare në deti grek, në Halkidiki.
A ka qenë Shilegovi me Zaevin në Greqi në një fundjavë të përbashkët, nuk mundëm të marrim konfirmim e as demantim. Një gjë është e sigurtë, Shilegoi dhe Zaevi përveç LSDM-së, kanë edhe një merak të përbashkët, e ajo është Greqia.”
Është e qartë se artikulli kap një hapësirë prej një faqeje dhe etiketohet publikisht se kush shkon për fundjavë ose për pushime në Greqi. Domethënë, kjo disave, është e qartë se ata janë opozitarët, u merret për të madhe, ndërsa për palën tjetër, dhe për ekskursionet, qoftë publike, qoftë të fshehta,të mbështetësve të tyre “poshtë në jug”, kjo gjë heshtet. Asgjë nga distancimi i barabartë nga subjektet politike. Shembull për këtë: pse nuk është thënë se, për shembull, kryetari i komunës së Shkupit, përndryshe kuadër i partisë në pushtet, poashtu, “ka merak” ta vizitojë Greqinë. Ose, siç u pa në bisedat e përgjuara që u publikuan para do kohësh, se jo kush do qoftë, por kushëriri i i fuqishëm dhe njeriu i parë i policisë së fshehtë, siç e pranon edhe vetë, ka qenë në Greqi. Kjo, për të, siç e shoh, nuk ka qenë pengesë që të “bëjë” politikë. Ku është këqu qasja profesionale? Askund!
Në fund të fundit, kush ku e kalon kohën e tij, qoftë përfaqësues i opozitës ose i pushtetit, mendoj se është çështje personale. Qëllimi është se nga ajo, kuptohet, nëse nuk ka manipulime dhe keqpërdorime reale, nuk duhet të bëhet dhe të shitet senzacionalizëm politik në dëm të vetëm njërës palë të përfshirë në krizën aktuale politike. Se ka pasur qëllim për dëmtuar keq dikë, vërtetojnë edhe formulimet e shfrytëzuara, por edhe gjithë përmbledhja e materialit, i cili menjëherë është marrë nga portalet në internet që dallohen për nga lavdërimi vetëm i politikave qeveritare.
Porosia e artikullit deri te publiku, së paku aq sa e kuptoj unë, është se nuk duhet të shkohet në Greqi, dhe gjithsesi, prej atje nuk duhet “bërë politikë”. Këto nuk duhet ta thotë një tekst që shitet si tekst infоrmativ.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
të shtrembëruara
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
sipas të gjitha gjasave është origjinal, i panënshkruar
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e