verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm apo koment, qëndrim i redaksisë apo mendim personal ?

on 21 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Komunikimi i BDI-së me mediat “i vdekur”?! Si mjet për informim kanë zgjedhur Facebook-un!]

Kur injorohen në punën e tyre, reagimet e gazetarëve duhet të adresohen dhe të trajtohen në mënyrë të plotë dhe gjithpërfshirëse. Subjektet politike, politikanët apo funksionarët publik si dhe institucionet nuk kanë të drejtë të injorojnë gazetarët. Sidoqoftë, ata kanë të drejtë të zgjedhin të mos komentojnë ndonjë çështje dhe të mos japin qëndrim, varësisht interesave të tyre ose qëndrimit dhe vlerësimit të tyre. Gazetari e ka për obligim t’i pyesë, e, në fund të ditës, për mënyrën se si do të përgjigjen, vlerësimin e jep publiku.

Teksti që po recensojmë nuk është i kategorizuar. Nuk dihet fillimisht nëse është lajm, reagim i redaksisë, koment apo qëndrim personal i gazetarit. Reagimi i tij është me të drejtë, sepse, siç e cekëm, gazetari nuk guxon të injorohet. Megjithatë, veprimi i bërë me këtë tekst pas dështimit për të marrë prononcime nga zyrtarë të BDI-së, është jashtë parimeve profesionale.

Lidhur me këtë informacion Agjencia e Lajmeve Zhurnal tentoi sot të bjen në kontakt me disa funksionarë të kësaj partie prej te zëdhënësi e deri te sekretari e nënkryetari, por fatkeqësisht për arsye të paqarta nuk arritëm të biem në kontakt. Ndryshe, Qendra për informim e partisë shqiptare në pushtet, BDI është pothuajse joaktive me mediat. Jo vetëm qendra për media por edhe pjesa më e madhe e funksionarëve të kësaj partie kohës fundit janë të pakapshëm për të shprehur qëndrimet zyrtare në lidhje me temat që trajtohen në opinion, që këta funksionarë e kanë edhe obligim ligjorë të prononcohen.

Teksti nuk bazohet në asnjë burim. Mbase, kjo nuk ngrit shumë pluhur për autorin, megjithatë, prononcimet (citatet) dhe burimet të tjera janë të domosdoshme për një përmbajtje që pretendon t’i informojë lexuesit. Nëse BDI është e heshtur dhe nuk komunikon me mediumet, atëherë kjo është bazë për analizë. Qëndrimet e analistëve politik do të ishin burimet adekuate për të plotësuar përmbajtjen.

komunikimi-i-bdi-se-me-mediat-i-vdekur-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Komunikimi i BDI-së me mediat “i vdekur”?! Si mjet për informim kanë zgjedhur Facebook-un!
Data dhe koha e publikimit: 16.09.2016
Data e recensionit: 16.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Meqenëse lajmi sipas standardeve bashkëkohore gazetreske duhet të bëhet duke u bazuar në së paku tre burime, në rastin konkret i nevojshëm është edhe qëndrimi i ekspertëve nga fusha e medieve apo ekspertëve për komunikim publik. Qëndrimet e tyre do të ishin një bazë edhe më e fortë e tezës së autorit se BDI është e “vdekur” në komunikim me gazetarët.

Për t’i shkuar deri në fund interesit publik, do të ishte në rregull edhe sikur të merrej qëndrim nga qytetarët. Qëndrimet e tyre do të tregonin se sa janë ata të interesuar dhe vallë janë të informuar për qëndrimet e partisë në pushtet lidhur me çështjen për të cilën flitet në artikull, apo edhe për çështje të tjera.

Arsyeja jonë se pse mendojmë që funksionarët jo vetëm të kësaj partie, por të gjithë partive politike në vend, duhet qendra për informim tju funksionojë gati se 24 orë në ditë për ti informuar qytetarët. Kohëve të fundit si nga urimet, ngushëllimet dhe të gjitha informacionet tjera, nga BDI si duket është zgjedhur si mjet për informim rrjeti social Facebook dhe se ne mediat duhet vazhdimisht të vëzhgojmë çdo profil të çdo funksionari të partive politike. Për dallim nga BDI, partitë tjera serioze si VMRO-DPMNE, LSDM janë shembull i përkryer se si e informojnë opinionin  në çdo kohë, bashkëpunojnë me mediat dhe i publikojnë lajmet nga një qendër.

Në tekst vetëm është shtuar si koment, mirëpo nuk është hulumtuar më thellë kjo çështje. Përmbajtja nuk sjell dëshmi për atë se si funksionojnë dy partitë nga blloku politik maqedonas. Nodoshta nuk nevojitet hulumtim për një kohe të gjatë, por do të ishte në rregull sikur të bëhej inspektim i përmbajtjeve mediatike në 2-3 ditët e fundit, dhe krahasim se si kanë komunikuar me mediumet dy partitë maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, si dhe sa ka komunikuar ose vallë ka komunikuar ose jo BDI gjatë periudhës së njëjtë. Këtë do të mund ta vërtetonte edhe numri i kumtesave të dërguara nëpër redaksitë e medieve ose publikimi i tyre në faqet zyrtare të partive politike. Megjithatë, autori ka vendosur që, përmes komentit dhe qëndrimeve personale të padëshumara me fakte konkrete dhe të pambështetura me dëshmi, të imponojë një qëndrim dhe tezë në publik.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

të pavërtuara

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja