verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i “shkrirë” në komente dhe qasje tendencioze

on 4 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: A po “shkrihet” Lëvizja BESA në Dibër]

Të bësh lajm duke komentuar, do të thotë të informosh duke treguar mendimin tënd, pa dëshmi, burime apo fakte. Lajmi që po recensojmë është tendencioz, i njëanshëm dhe i paargumentuar. Në asnjë rresht të tekstit nuk dëshmohet ajo që thuhet në titull.

Gazetarët, para se të informojnë publikun, duhet të informojnë fillimisht vetveten. Në rastet kur kemi të bëjmë me më tepër se një palë në tekst, atëherë, siç kemi cekur qindra herë,  është e patjetërsueshme që në tekst të përfshihet edhe pala tjetër.

Formacioni i ri politik, Lëvizja BESA, që në Maqedoni suprizoi me rezultatin e saj, nuk pati te njejtën paraqjtje në Dibër, ku u rendit si forcë e 4-të, e lënë pas nga LSDM-ja, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe nga VMRO-DPMNE.

Teksti nuk fillon nga lajmi, por nga sfondi. Paragrafi i parë i tekstit, sipas rregullave të shkrimit në gazetari, është pjesa e fundit që mund t’i bashkëngjitet një artikulli.

a-po-shkrihet-levizja-besa-ne-diber-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “A po “shkrihet” Lëvizja BESA në Dibër
Data dhe koha e publikimit: 28.12.2016
Data e recensionit: 29.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Përderisa në tekst është folur e përfolur një subjekt politik, për çudi, askund nuk është marrë qëndrimi zyrtar i tij. Përderisa akuzohet një figurë me një post në degën e partisë së apostrofuar, i nevojshëm është edhe emri, pasi që lexuesi duhet të informohet deri në fund me atë se çfarë po ndodh. Gazetari asnjëherë nuk guxon të informojë duke u nisur prej rrethanave hipotetike dhe në mënyrë jo gjithëpërfshirëse.

Brenda degës së Besës në Dibër kanë lindur pakënaqësi tek anëtarët e kryesisë dhe themeluesve të saj, ndaj kryetarit aktual të degës, të cilin e akuzojnë se e dirigjon tjetërkush në veprime, “kryetari në hije”, për të cilin thonë se luan rol të dyfishtë ndërsa kryetari i dirigjuar, kur vijnë në pyetje çështje personale pozitën e kryetarit e ngatërron me sistemet diktatoriale duke “mos pyetur askënd”.

Për të konfirmuar përçarjet apo indikacionet e mundshme për shkrirje të një pjese të një partie, është dashur të sigurohen qëndrime, qoftë edhe prej personave të panjohur për opinionin, gjegjësisht nga anëtarët e degës. Nëse dy apo tre anëtarë të degës do të konfirmonin pakënaqësitë në degë, gazetari do të kishte edhe më shumë arsye për të hulumtuar më tej në drejtim të informimit të lexuesit dhe elektoratit rreth të vërtetës dhe rrethanave të pakënaqësisë në degën e Lëvizjes Besa në Dibër.

Për fat të keq, teksti nuk është zhvilluar në këtë drejtim dhe, si i tillë, nuk mund nuk mund të quhet artikull gazetaresk, por thjeshtë përmbajtje me tendencë dhe qasje jo profesionale që ka prapavijë politike.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Ndoshta

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja