Koment që “shkel” moralin dhe besën e lajmit
Published in Recensione
on 4 - 01 - 2017 Author: Benjamin Arifi[Recension: Hoxha morali dhe besa!]
Tekstit ndoshta “nuk do t’i mungonte” asgjë, sikur të ishte status ose koment në rrjetet sociale. Siç është shkruar, nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me artikull gazetaresk, edhe pse është prezantuar si i tillë. Përmbajtja është përplot komente të motivuara politikisht, në tentativë për të diskredituar një person dhe një strukturë politike.
Linku deri te artikulli origjinal: HOXHA MORALI DHE BESA!
Data dhe koha e publikimit: 29/12/2016
Data e Recensionit: 30.12.2016
Recensues: Benjamin Arifi
Bëhet fjalë për tekst tendencioz fund e krye, që ka në shënjestër një eksponent politik të një partie opozitare. Edhe pse në të është tentuar të bëhet retrospektivë e karrierës politike të këtij eksponenti, në fakt është braktisur shansi që të përpilohet një tekst i mirë gazetaresk, pa tendenca për diskreditim, me sjelljen e fakteve, si dhe qëndrimin e palës së përmendur. Në vend të kësaj, epilogu është një shkrim përplot komente, konstatime e akuza, ndërsa pala e akuzuar as që është kontaktuar.
Adnan Azizi, dikur i njohur si eksponent i Demokracisë së Re, duke e prazantuar në të shumtën e rasteve para opinionit publik shqiptar se ky subjekt politik shqiptar është një strukturë te re e me një vizion të ri që udhëhiqet nga njerëz të ndershëm dhe familjar, ndërsa në anën tjetër tek po shohim Adnan Azizin e BESËS, ndryshe i njohur si hoxha i Lëvizjes Besa, para opinionit publik shqiptar harron se qytetari shqiptar nuk i mbushet mendja duke i treguar “moral” politik në një strukturë si Lëvizja Besa, që në opinion njihet si Lëvizje kontradiktore politike me orientim fetar për të kthyer popullin prapa në kohën siç dëshiron ky.
Tendencat politike vërehen që në paragrafin e parë të tekstit, të sjellur më lartë. Shqetësuese është se diskretimi bëhet mbi bazën e profesionit të personit si klerik fetar dhe orientimin fetar, siç thuhet në tekst, të një subjekti politik. Me këtë cënohet edhe Kodi Etik i gazetarëve të Maqedonisë, i cili thotë:
Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij, duhet të bëjë kujdes për zgjedhjen e tyre dhe nuk guxon të ofendojë ose të përqeshë. Gazetari profesional asnjeherë nuk do të flasë për persona në bazë të stereotipeve dhe paragjykimeve për racën, gjininë, moshën, fenë, përkatësinë etnike, orientimin seksual, hendikapit fizik, pamjes fizike ose statusit social.
Përmbajtja vazhdon me akuza të paargumentuara dhe me tentativë për diskreditim, që i ngjan më shumë një qërimi hesapesh të motivuar politikisht.
Interesat e shqiptare nuk mbrohen me para të dyshimta nga Lindja, por me djersë dhe njohuri politike, siç nuk meritojnë shqiptarët të bien viktimë e fjalëve dhe kalimeve tua prej një subjekti në një subjekt tjetër politik për interesa të ngushta. Aq më pak, një hoxhë nuk guxon të gënjejë popullin, pasi është mëkat dhe me fe, fundja e fundit, shqiptarët është gjynah sot t’i gënjesh për interesa të ngushta klanore.
Gazetaria duhet të bëjë ndarje të qartë mes fakteve dhe komenteve, ndërsa emocionet, bindjet politike dhe ideologjike të gazetarit apo redaksisë nuk guxojnë të jenë pjesë e një artikulli.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
relevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim fetar, diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e