verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm për një piknik?!

on 26 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Sela në bjeshkët e Shkupit: Sa të bukura janë trojet shqiptare!]

Të bësh lajm për një piknik është e pakuptimtë, aq me tepër kur bëhet fjalë për një subjekt politik dhe lider të një partie. Ku është lajmi në këtë rast?! Është fakt që në këtë rast nuk kemi të bejmë me lajm, por me një propagandë kushtimisht puthadorase. Çfarë e informon publikun autori me këtë lajm?! Nëse theksi vendoset në vlerësimin e Selës për bjeshkët e Shkupit, kjo dëshmon qëllimin propagandues të lajmit.

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sot me disa aktivistë të kësaj partie në Shkup, ka vizituar zonat malore, respektivisht St.Petkën apo sic njihet Kodra e Ballit Kombëtar, njofton Drini.mk

Sela në bjeshkët e Shkupit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Sela në bjeshkët e Shkupit: Sa të bukura janë trojet shqiptare!”
Data dhe koha e publikimit: 23.05.2016
Data e recensionit: 24.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

E vërteta është se këtu nuk ka bazë lajmi. Autori ka përdorur një citat, i cili me gjasë nuk i është thënë drejtëpërdrejtë atij, por është publikuar në rrjet social. Tekstit i janë bashkëngjitur disa fotografi, për të cilat përveç se nuk tregohet se nga janë huazuar, janë edhe të kualitetit që nuk i përshtaten artikullit propagandistik.

“Sa të bukura janë trojet shqiptare, duhet të jemi krenarë dhe vigjelentë për vendin tonë” tha Sela, i cili bashkë me disa aktivistë dhe anëtarë të LR-PDSH-së u ulën, pushuan dhe shijuan natyrën e mrekullueshme që ofron kjo zonë./Drini.mk

Për tekste që janë propagandistike dhe me dozë komerciale, shprehet edhe Kodi etik, pika 6 e të cilit përcakton qartë se: “Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetveten”. “Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim”.

Artikullit i mungojnë disa elemente që të mund të quhet lajm. Për shembull, prononcimi i plotë dhe me më shumë informacion rreth vizitës së kreut të LR-PDSH-së dhe takimit tij me aktivistë, nëse ka qenë kjo qëllimi i vizitës. Ose, fakti që vizita është jo protokolare dhe jo zyrtare dhe se takimi ka qenë jashtë kontekstit politik. Si dhe ajo që është më e rëndësishme, e vërteta që në fotografi vërehen fëmijë të moshës së mitur dhe se të njëjtit me siguri nuk bëjnë pjesë në grupin e quajtur aktivistë të LR PDSH-së.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

:

:

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e