verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajme të shtrembëruara dhe informata jo të plota për banorët e prekur nga vërshimet

on 23 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Извртено, половично, бајато, пропагандистички. Фото: скриншот
Informim i shtrembëruar, gjysmak, bajat, propagandues. Foto: screenshot

Pak populizëm, pak akuza në adresë të opozitës, Gruevski në kuadrin kryesor dhe një lajm bajat. Pjesë përbërëse e lajmeve ishin edhe zhvillimet më të reaj në pjesët e vërshuara në Shkup, mirëpo ato nuk ishin të plota

[Analizë kritike e ditarit televiziv të “Alfa” në orën 17:30 më 20.08.2016]

Shkruan: Аna Аnastasovska

Ditari televiziv filloi me lajmin se Мinistria për Financa ka hapur linja telefonike për familjet e vërshuara dhe u bën thirrje që në cilën bankë dëshirojnë ta marrin avancin që ua ka ndarë qeveria, në lartësi prej 500 еurosh. Kishte edhe deklarata nga banorët e Stajkovcit, se atje jeta dalëngadalë kthehet në normale.

Kjo kronikë ishte jo e plotë në qoftë se shihen lajmet në këtë temë në televizionet e tjera. Në një televizion tjetër, shikuesit, për shembull, mund të dëgjonin se banorët e atjeshëm rrallë janë të informuar për thirrjen e Ministrisë për Financa.

Pastaj, u anashkalua informata se qeveria, e cila premtoi kompensim të 100-përqindtë të dëmeve nga vërshimet, pjesën tjetër të pagesës së dëmeve do ta bëjë duke marrë hua të reja, për të cilën gjë propozoi edhe rebalanc të buxhetit, që do ta rrisë deficitin prej 3,6 në 4 përqind të PBB-së.

Pasoi një informatë për motin e keq në Kërçovë dhe për rrugët e pastruara në qytet pas rreshjeve të mëdha mbrëmjen e kaluar.

Pas kësaj, shikuesit kishin mundësi të dëgjojnë për investimin e ri të SH.A. MEPSO, gjegjësisht largpërçuesin e lëshuar Tetovë – Shkup. Deklaratë në kronikë dha drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, ndërsa figura kryesore në kuadër gjatë kronikë ishte lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili kërkonte llogari nga drejtori i MEPSO-s. Kjo qartazi ishte një kronikë populiste në dobi të Gruevskit, për shkak se theksi kryesor më tepër ishte vënë mbi prezencën e tij, edhe pse ishte e paqartë se në çfarë cilësie, se sa te lajmi.

Pastaj, pasoi lajmi se agjencia “Fiç” e zvogëloi rejtingun kreditor të Maqedonisë nga BB plus në BB, se fajtor për këtë është kriza politike, për të cilë, fajtore është opozita. Në kontekst të kësaj, si fajtorë në kronikë u përmendën edhe protestat kundër qeverisë, si dhe obstruksionet në punën e Prokurorisë speciale.

Ajo që u anashkalua në këtë kronikë është se agjencia “Fiç”, në fakt, e ka përmendur krizën politike në raportin e saj, mirëpo thekson se ajo është paraqitur pas publikimit të akuzave të mëdha për korrupsion në shkurt të vitit 2015, i cili është paraqitur për shkak të mangësive në standardet e qeverisjes.

Në raportin e “Fiç”-it është theksuar edhe zvogëlimi i rritjes ekonomike, për të cilën thuhet se duhet të jetë më e lartë se ajo aktuale, mirëpo përmenden edhe huatë.

“Pas rebalancit të ri të buxhetit përsëri ka tejkalim, gjegjësisht mosrealizim të qëllimeve fiskale, gjë që kontribuoi në mënyrë të dukshme në rritjen e borxhit deri në 40% të PBB-së deri në fund të vitit 2016, prej 34% të PBB-së në vitin 2012. Edhe këta tregues janë shumë larg vlerës mesatare prej 51% të PBB-së, mirëpo pritet që borxhi të vazhdojë të ketë trend të rritjes.”

Këtë shikuesit nuk kishin mundësi ta dëgjojnë në këtë TV-ditar.

Pastaj vijoi lajmi në lidhje me listën zgjedhore, se ka kaluar afati për paraqitje të votuesve të kontestuar dhe se KSHZ-ja nuk ka mundësi ligjore ta vazhdojë afatin. Në kuadër të kësaj kronike kishte deklaratë nga zëdhënësi i KSHZ-së.

Në lidhje me listën zgjedhore, u lëshua deklarata e Oliver Spasovskit nga LSDM-ja, sipas të cilit, është vërtetuar teza e opozitës për votuesit fantomë, si dhe reagimi i VMRO-DPMNE-së, se LSDM-a edhe më tutje frikësohet të ballafaqohet me qytetarët në zgjedhje.

Në këtë kontekst, deklaratë dha ministri për punë të brendshme, Nikolla Poposki, i cili theksoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato tani varen vetëm nga opozita.

Мinistrin Poposki shikuesit më vonë e panë përsëri në kronikën që kishte për temë kampin veror “E dua Maqedoninë”, i cili u mbajt në Ohër.

Në kuadër të kronikës së zezë, kishte vetëm një lajm, se një banore e Mateçit ka lindur dhe se foshnjen e ka hedhur në lum pas shtëpisë së saj.

Pastaj, kishte një lajm për mjekësinë alternative kineze dhe interesin e shtuar për të në Shtip. Ky ishte një lajm bajat, për shkak se një ditë më parë ky lajm u emitua në televizionet dhe portalet tjera.

Në kuadër të lajmeve nga vendi kishte edhe dy lajme të shkurta për festivalin e fikut në Gjevgjeli dhe për Maratonin e Ohrit.

Në bllokun e lajmeve nga bota, shikuesit kishin mundësi të dëgjojnë vetëm për problemet e banorëve të Kalifornisë, e cila ishte përfshirë nga zjarre të mëdha.

Pak populizëm, pak akuza në adresë të opozitës, Gruevski në kuadrin kryesor dhe një lajm bajat. Kështu shkurtimisht mund të përshkruhet ky TV-ditar. Zhvillimet më të reja në pjesët e vërshuara në Shkup, ishin të pashmangshme, mirëpo edhe jo të plota.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja