verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet të informojë, e jo të luajë rolin e avokatit

on 23 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: PSP-ja pa argumente pse Taleski duhet të mbetet në paraburgim]

Ky tekst i njëanshëm dhe tendencioz ka për qëllim ta zbardhë fytyrën e kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, kundër të cilit Prokuroria Speciale Publike ka ngritur lëndë për transportin falas shkollor në komunën me të cilën udhëheq.

СЈО без аргументи зошто Талески треба да остане во притвор Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: PSP-ja pa argumente pse Taleski duhet të mbetet në paraburgim

Data dhe koha e publikimit: 18.08.2016

Data e recensionit: 19.08.2016

Recensuese: Аnа Аnastasovska

E KU ËSHTË QËNDRIMI I PROKURORËVE

Tendenca e këtillë e artikulli shihet që në fillim të tekstit.

“Në Këshilli i Gjykatës së Apelit në Shkup, sot u mbajt mbledhje, ku u diskutua për ankesën e mbrojtjes së kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, që t’i hiqet masa e paraburgimit shtëpiak. PSP-ja edhe sot përsëri pa argumente kërkonte vazhdimin e kësaj mase”.

Lexuesit në fillim i jepet informatë se në Gjykatën e Apelit në Shkup është mbajtur mbledhje ku është diskutuar për ankesën e mbrojtjes së Talevskit për paraburgimin shtëpiak dhe menjëherë pastaj sulmohet PSP-ja se nuk ka pasur argumente. Mirëpo, ky pohim në vazhdim të tekstit nuk është mbështetur me asgjë.

“Mbrojtja e Talevskit potencoi se në 60 ditët e kaluara, Prokuroria Speciale Publike nuk ka ndërmarrë asnjë veprim hetues, pasi atij i është caktuar paraburgimi shtëpiak. Të gjitha veprimet PSP-ja i ka ndërmarrë më parë, kurse gjatë kësaj periudhe prokurorët kompetentë i shfrytëzojnë pushimet vjetore”.

Në artikull ka qëndrim vetëm nga mbrojtja e Talevskit, mirëpo nuk ka asnjë deklaratë nga prokurorët. Nuk është theksuar asgjë nga ajo që ata e kanë prezantuar.

“Prokuroria Speciale Publike edhe sot pa argumente kërkonte që Talevski të mos i hiqet paraburgimi. Prokurori Trajçe Pelivanov nuk prezantoi asnjë kundërargument ndaj arsyetimit të mbrojtjes, që përsëri tregon qartë se e gjithë kjo është edhe një aktivitet i motivuar politikisht i Prokurorisë Speciale Publike”.

Kush konstaton se prokurori Trajçe Pelivanoc nuk ka paraqitur asnjë kundërargument ndaj arsyetimit të mbrojtjes? Është e qartë se ky është një interpretim vetjak i artikullit, që është i palejueshëm në gazetarinë profesionale. Përveç argumenteve të mbrojtjes, duhet të transmetohen edhe ato të prokurorisë, e pastaj lexuesi vetë do të vlerësojë se qëndrimet e kujt janë të më të qëndrueshme. I transmetuar në këtë mënyrë, teksti tingëllon sikur mbrojtje e Talevskit, ndërsa puna e gazetarëve nuk është ta mbrojnë ose ta sulmojnë dikë, veçanërisht kur procedura gjyqësore akoma është duke u zhvilluar, por detyrë e gazetarëve është të informojnë.

Me këtë artikull janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve.

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe e mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. (Parimet e sjelljes)
Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi. Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajshmërisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të jepen sugjerime në lidhje me aktgjykimin. (Neni 8)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (Neni 13)

Ky është një material joprofesional, tepër i anshëm, që vihet në mbrojtje të kryetarit të komunës së Manastirit, gjatë procedurës gjyqësore që zhvillohet kundër tij. Artikulli më tepër i ngjan fjalimit të ndonjë avokati se sa produktit gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja