Lajmi pa përgjigje në të gjitha pyetjet sjell paqartësi
Published in Recensione
on 28 - 07 - 2015 Author: Adrian Kerimi![](https://verifikimiifakteve.mk/wp-content/uploads//2015/07/LSDM-Zvërlevski-në-linjë-direkte-me-Gruevskin-titulli-371x380.jpg)
[Recension: LSDM: Zvërlevski në linjë direkte me Gruevskin]
Parimi bazë i një lajmi është hartimi i tij duke u bazuar në atë që në gazetari njihet si përgjigjja në 6 pyetjet ose “6 W” dhe struktura e njohur si “piramida e përmbysur”. Lajmi që po recensojmë del i mangët për shkak të mos plotësimit të këtyre elementeve.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: LSDM: Zvërlevski në linjë direkte me Gruevskin
Data dhe koha e publikimit: 23.07.2015
Data e recensionit: 24.07.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Çdo lajm sado i thjeshtë në dukje ose i komplikuar, duhet të përmbushë elementet bazike që të mund të botohet. Aq më shumë është kjo e nevojshme për çështjet që mund të konsiderohen si “delikate” dhe të rëndësishme për opinionin, për çka kërkohen më shumë informacione dhe verifikime. Gazetaria kërkon që shkurt dhe qartë të informohet publiku, por jo duke mos zbatuar rregullat dhe përmbushur elementet. Në rastet, si lajmi që po recensojmë, lajmi menjëherë duket i mangët.
Lajmi s’ka strukturë dhe nuk është fare i qartë. I referohet një konference për shtyp të LSDM-së, por vetëm pak rreshtat nuk qartësojnë, se pse vjen ky reagim.
Publikut i mbetet të hamendësojë se bëhet fjalë për çështje që ka qenë në vëmendje të opinionit: hetimi për publikimin e bombave. Teksti nuk jep me tepër informacion, e posaçërisht rreth problemit se cila është arsyeja e shkëmbimit të akuzave.
Por këto informacioni duke lexuar lajmin që po recensojmë nuk i merr, pasi lajmi nuk ka të gjitha elementet.
Është normë profesionale që një lajm ti ketë të gjitha palët por edhe informacionet shtesë, në të kundërt ai nuk është i qartë dh dështon në misionin e tij që të informojë publikun.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante,
më tepër burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
jo nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e