verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmi zhduket pa fakte adekuate

on 21 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Zhduken këndellat 100 mijë euro nga ura ”Nënë Tereza”]

Të bësh “hop” pa e kërcyer gardhin! Apo, në gjuhën e gazetarisë, të bësh lajm pa siguruar të gjitha informacionet dhe palët e prekura. Teksti që po recensojmë, mbase është me interes për publikun, por nuk është formuluar për publikun. Këtë e themi duke pasur parasysh se nuk është respektuar parimi i informimit të balancuar, apo nuk është kërkuar qëndrim nga palët kompetente. Andaj, ky lajm është i pakompletuar.

Këndellat nga ura ”Nënë Tereza” tek Akademia e arsimit dhe shkencës që ishin vendosur në fillim të këtij viti janë zhdukur nga ajo që mund të shihet në foto, informon Zhurnal.

zhduken-kendellat-100-mije-euro-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Zhduken këndellat 100 mijë euro nga ura ”Nënë Tereza”
Data dhe koha e publikimit: 20.12.2016
Data e recensionit: 21.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi është bërë duke u bazuar vetëm në një fotografi, e cila nuk e ka kualitetin e duhur dhe nuk shpjegon saktë vendin, për të cilin flitet në tekst. Një fotografi jo profesionale është shfrytëzuar sa për të sajuar ca rreshta, në këtë rast – për të bërë lajm, i cili nuk informon në mënyrë të duhur.

Në janat të këtij viti kur edhe bëhej renovimi nga të vjetra në të reja qyteti i Shkupit sqaronte se nuk ishin as të dëmtuara e të prishura thjeshtë për një ambient më të ndritur ishte bërë dhe ndrimi i tyre.

Në tekst është apostrofuar me theks të veçantë Qyteti i Shkupit, por fatkeqësisht gazetari nuk ka siguruar qëndrimin e zyrtarëve të Qytetit për të shpjeguar ose dhënë qëndrim për shqetësimet e shpalosura. Në tekst nuk dëshmohet askund nëse edhe gazetari ka qenë në vendin e ngjarjes, apo lajmin e ka bërë duke mos inspektuar terrenin, por thjeshtë nga një fotografi e siguruar mbase nga ndonjë lexues ose qytetar, i cili ka kërkuar ndihmë për shqetësimin e tij. Për fat të keq, me këtë tekst, redaksia nuk e ka kryer deri në fund detyrën dhe rolin e saj.

Mediat atë kohë informonin se për këto kandella janë dhënë 100 mijë euro ashtu si parashihej në konkursin e tenderimit për ndricim publik.

Teksti posedon më shumë sfond, se sa përmbajtje aktuale. Topin është hedhur në koston e ndriçimit të urës “Nënë Tereza”, ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth asaj se kur është bërë ndriçimi i kësaj ure dhe sa është paraparë në buxhetin për vitin 2016 për mirëmbajtjen e saj.

Përveç aspektit profesional, teksti posedon edhe gabime tjera trashanike. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është quajtur “Akademia e arsimit dhe shkencës”, ndërsa gjatë tekstit janë përdorur edhe terme, të cilat si të tillë janë futur në tekst si pasojë e gabimeve teknike dhe gabimeve drejtshkrimore, qoftë në aspektin e strukturës së lajmit dhe fjalive, qoftë në aspektin stilistik.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Jo relevante

Jo relevante

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

jo

nuk përjashtohet

nuk përjashtohet

është i njëanshëm

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja