verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lojë në kartën e sigurt të mistikës dhe senzacionalizmit

on 24 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Лузни од минатиот живот Еве што значат белезите од раѓање-crop-resize

[Recension: VRAGË NGA JETA E KALUAR, JA SE ÇKA PARAQESIN SHENJAT NGA LINDJA?]

A duhet gazetarët të raportojnë për temat e këtilla dhe sa kanë ata njohuri për to? Kjo pyetje parashtrohet menjëherë përshkak se nuk ofron përshtypje se bëhet fjalë për gazetarë “me njohuri të thella”. E kur lihet përshtypja e tillë, menjëherë çdo lexues duhet të pyetet se pse artikulli nuk ka konsultuar ndonjë profesionist. Dhe ai të tregojë se çka janë shenjat, si paraqiten dhe çka na tregojnë. Nëse në kontekstin e tillë vendoset edhe ky artikull paragjykues, ndoshta edhe mund të shihet nëpër gishta.

Лузни од минатиот живот Еве што значат белезите од раѓање-finalLinku deri te artikulli origjinal: VRAGË NGA JETA E KALUAR, JA SE ÇKA PARAQESIN SHENJAT NGA LINDJA?

Data dhe koha e publikimit: 18.11.2015

Data e publikimit: 20.11.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Në medie jo rrallë hasen tekste të këtilla. Nëse e shqyrtojmë vërtetësinë atëherë kërkimi nuk do të na çojë shumë larg. Në tekst nuk ka as burim që do ta konfirmonte këtë. Nëse mund të gjendet ndonjë burim për një gjë të këtillë?!

Teksti, poashtu, nuk mund të lavdërohet me ndonjë përmbajtësi të madhe, e as që mund të pritet të jetë përmbajtësor kur trajton informatë që hynë në fushën e mistikës dhe të senzacionalizmit. Mirëpo, gazetari ka mundur të konsultojë burime që do të sqaronin se çfarë janë në fakt shenjat nëpër trup.

Teksti nuk ofron asnjë fakt. Ai me gjasë është përkthyer prej diku, mirëpo kjo nuk është potencuar.

Me sa duket, në kartën e dëshmuar të senzacionalizmit media ka nxjerrë një tekst për njëfarë misticizmi të paraqitjes së shenjave.

Teksti i cili u referohet “njerëzve që besojnë në reinkarnim” nuk mund të merret si artikull serioz. Ata nuk janë ndonjë burim e posaçëm, e as që potencon ata në mënyrë të qartë. Përndryshe, dihet se tekstet e këtilla tërheqin më tepër klikime dhe vizita, mirëpo kjo nuk e bën artikullin profesional. Prandaj, kjo është edhe një informatë për përdorim njëditor, të shfrytëzohet dhe të hidhet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja