verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Material spekulues dhe ofendues

on 8 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

maktel

[ЕKSKLUZIVE: Gruevski ka dhënë  urdhër në parti, Dime Spasovi të mos i dalë para syve, përndryshe do ta shkelë me grushta dhe qotek!!!]

Bëhet fjalë për material tendencioz me shumë spekulime dhe me mungesë të burimeve të besueshme. Informatat e ofruara “të sigurta” për atë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjoja, “ka dhënë  urdhër në parti, Dime Spasovi të mos i dalë para syve, përndryshe do ta shkelë me grushta dhe qotek!!!”, të cilat plasohen që në titull, nuk janë të mbështetura me fakte. Ndoshta, Gruevski me të vërtetë ka qenë i hidhëruar për shkak të incidentit të trafikut të Spasovit, mirëpo ky tekst i njëanshëm dhe ofendues nuk ofron dëshmi dhe burime precize të informatave, të munden lexuesit të besojnë se tregimi që u servohet është i vërtetë.

dime-spasov-i-grujo1Linku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: Gruevski ka dhënë  urdhër në parti, Dime Spasovi të mos i dalë para syve, përndryshe do ta shkelë me grushta dhe qotek!!!

Data dhe koha e publikimit: 05.11.2016, 13:18:02

Data e recensionit: 07.11.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

KËMBË TË QELQTA

Теksti qëndron në këmbë të qelqta dhe është me vërtetësi shumë problematike. Që në paragrafin e parë vërehet se për të nuk janë të rëndësishme as faktet, as burimet:

Маktel-i nga burime nga VMRO-DPMNE-ja kupton se në pari ka pasur urdhër të prerë, Dime Spasovi të mos paraqitet para syve të Gruevskit, për shkak se ai i ka dërguar porosi se është shumë i hidhëruar dhe i tërbuar për dëmin që e ka shkaktuar me skandalin dhe që është dashur të bëjnë palaçollëqe që ta nxjerin nga muti, dhe nëse e sheh do ta ­shkelë me grushta dhe me qotek!!!

Cilat janë ato burime nga VMRO-DPMNE-ja? Askush nuk thotë se burimi duhet të jetë me emër dhe mbiemër, mirëpo në një tekst gazetaresk ai duhet të përcaktohet, që të fitohet përshtypja se burimi ekziston në të vërtetë. Artikulli që e kemi para nesh nuk le përshtypje të tillë, ai është ndërtuar në bazë të muhabeteve “më the-të thash” dhe asnjëri nga pretendimet që bëhen në të nuk mund të konfirmohet.

FJALOR I PAHIJSHËM

Qasja profesionale gazetareske nënkupton që ngjarja që tregohet të përshkruhet nga të gjitha këndet, gjegjësisht të pyeten ata që janë përmendur në artikull, ose të kërkohet qëndrim nga partia. Mirëpo, është e qartë se në këtë tekst joobjektiv dhe jokorrekt pala e dytë nuk është planifikuar fare, që është në kundërshtim me standardet e gazetarisë, të cilat në mes tjerash, parashohin se:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. (Neni 1)

Poashtu, artikulli është i ngarkuar me komente dhe fjalë ofenduese, si për shembull:

… është dashur të bëjnë palaçollëqe që ta nxjerin nga mu*i

…një thi*je e dehur e k*rit në xhipin qeveritar, ta q*fsha punën ta q*fsha!

Me mënyrën e këtillë të shkrimit, janë shkelur dy nene të Kodit të gazetarëve, të cila parashohin se “gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit” (13) dhe se “gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.” (15) .

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja