verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mbrojtje mediatike e dhunës

on 22 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Artikull i turpshëm. Koment si në kohët më të tmerrshme propaganduese të shekullit të kaluar. Tekst që manipulon duke iu referuar ndjenjave fetare të qytetarëve, duke u vënë me këtë rast në mbrojtje të personave të dhunshëm, të cilët, siç treguan inçizimet nga përgjimet e paligjshme, në fakt kanë qenë të udhëruar dhe të ftuar që të shkaktojnë probleme para komunës Qendër. Kjo është mbrojtje mediatike e dhunës dhe e uzurpimit partiak të institucioneve të shtetit.

 

1111Linku deri te artikulli origjinal: Fatime Fetai kundër KOM-it: Padi për qytetarët që e mbronin kishën, mbrojtje për mercenarët që demoluan pronë publike

Data dhe koha e publikimit: 15.09.2016 14:57

Data e recensionit: 19.09.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

  

ME SY, MIRËPO I VERBËR DHE ME VELLO PËR PUBLIKUN 

Arrogancë e paparë, e cila në qoftë se nuk është e udhëhequr nga “dora e padukshme” e dikujt, do ta quanim çmenduri. Mirë, të bëhesh i verbër duke pasur sy, në rregull, mirëpo edhe të tjerëve të vendosësh vello!!! Çka është shumë, shumë është. Të përpiqesh ta mbrosh dhunën, të përziesh “molla dhe dardha” dhe me këtë rast të mos e thuash të vërtetën, është si kapak mbi të gjitha gjërat në kushte të marrëdhënieve të elektrizuara ndëretnike të thuash se prokurorja shqiptare është kundër KOM-it, në atë rast me të vërtetë kemi spin klasik, si dhe hedhje të vajit në zjarr. Mirëpo, të shkojmë me radhë.

Për vërtetësinë.

Qytetarët në vitin 2013 kanë protestuar për shkak se kryetari i komunës Qendër do ta rrënonka kishën Shën Elena dhe Konstantini. Nuk është e vërtetë.

“Nuk kemi ndërmend të rrënojmë asgjë, ndërsa kisha do të vazhdojë të ndërtohet, deklaroi kryetari i komunës Qendërs, Andrej Zhernovski, me rastin e protestave të sotme dhe atmosferës së tensionuar përpara objekteve të komunës”. (Dojçe Vele, 07.06.2013)

“Kryetari i komunës Qendër, Zhernovski, sot deklaroi se asnjëherë nuk ka pasur ndërmend ta rrënojë kishën, e cila mbetet në Planin detal urbanistik”. (Kanal 5, 07.06.2013 )

 

Për spinin.

“PSP-ja nga njëra anë inicon procedurë për padi për tre dritare të thyera në komunën Qendër në protestën e organizuar nga KOM-i dhe iniciativa qytetare me qëllim që të mbrohet ndërtimi i kishës,e nga ana tjetër nuk thotë asnjë fjalë dhe hesht për protestat e dhunshme disamujore të të ashtuquajturit Revolucion laraman”.

Ta bëjmë një sqarim. PSP-ja është shkurtesë për “Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen me dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”. Ku gjendet tani PSP-ja në pjesën e protestave të “Laramanëve” dhe dëmit të shkaktuar gjatë atyre tubimeve? Përgjigja është askund, për shkak se për këtë është kompetente Prokuroria publike, e cila në fakt edhe inicoi procedurë kundër disa demonstrantëve.

Për komentet.

“Kutet e dyfishta të PSP-së kulminojnë. Qytetarët që protestuan kundër rrënimit të kishës janë vënë në tapet për dëmin e shkatuar material prej rreth njëqind eurosh, ndërsa vandalët e revolucionit mercenar të cilët dogjën, demoluan, vodhën dhe shkaktuan dëm material prej miliona eurosh janë të mbrojtur”.

Të ashtuquajturit vandalë nuk janë të mbrojtur për shkak se e pamë se disa prej tyre përfunduan në gjykatë. Kush vendos se çka është dëm i madh, e çka dëm i vogël dhe a është mëkat i vogël ajo se një turmë njerëzish, gjoja të vetëorganizuar, e cila rrënon objekt të komunës? Gjykata apo buletini partiak?

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit” – neni 13 i Kodit të gazetarëve.

MILE MU KUJTUA

Për tezat e rrezikshme.

“Fatime Fetai kundër KOM-it: Padi për qytetarët që e mbronin kishën, mbrojtje për mercenarët që demoluan pronë publike”

Puna e prokurores së lartëpërmendur është të hulumtojë se çfarë verpash penale mund të dalin nga përgjimi i paligjshëm, e në mesin e atyre bisedave është edhe njëra e llojit “Mile mu kujtua”. Prej nga erdhi përfundimi se ajo është kundër KOM-it?! Fakti që ajo ndërmerr veprime të cilat dikujt nuk i pëlqejnë nuk ka lidhje as me Kishën Ortodokse Maqedonase, e as me “Laramanët”, por me dëshirën që të mos arrihet deri te e vërteta.

Më në fund, kisha është akoma atje, mbeti në vendin e saj, ashtu siç do të mbeten të regjistruara edhe tekstet e këtilla dhe urdhërat për tre shuplaka, të forta.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja