verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull që nxit dhe manipulon me ndjenja etnike

on 22 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Aksion si në filma i policisë maqedonase për të arrestuar një shqiptar]

Lajmet që kanë të bëjnë me aksione policore, nuk duhet keqinterpretuar dhe manipuluar me qëllim për të nxitur interesim tek lexuesit. Qasja konstruktive e gazetarit në raste të tilla, ndihmon në informimin e drejtë dhe objektiv.

Teksti që po recensojmë është transmetim kryekëput i komunikatës së Prokurorisë Publike të Maqedonisë. Nga shkronja e parë deri tek e fundit, teksti është përshtatur dhe përkthyer në gjuhen shqipe dhe në të nuk është shtuar asnjë detaj tjetër. Për më tepër, asnjë pjesë e kumtesës nuk është hequr apo seleksionuar. Pavarësisht se autori është thirrur në burime zyrtare dhe ka cituar burimin nga ku e ka siguruar tekstin si kopje të plotë, kjo nuk ë shfajëson nga gabimi gazetaresk që ka bërë, ngase në mungesë të aspekteve, burimeve, përpunimit gazetaresk, kjo përmbajtje mund të konsiderohet si një plagjiaturë e përditshme.

Në lagjen Mllaki në Gostivar të shtunën është nxënë i dyshuari që ka kryer shitjen e marihuanës. Ai ka ikur gjatë tentimit për t`u kontrolluar. Në aksionin policor, pas gjysmë ore, është arrestuar njëzet e tetë vjeçari nënshtetas i Republikës së Shqipërisë me vendbanim në Dobri Doll, informuan nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.

aksion-si-ne-filma-i-policise-maqedonase-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Aksion si në filma i policisë maqedonase për të arrestuar një shqiptar”
Data dhe koha e publikimit: 19.09.2016
Data e recensionit: 20.092016
Recensues: Adrian Kerimi

Tekstit i është vendosur titull, i cili manipulon me floskula etnike dhe mund të nxisë reagime në këtë drejtim, ndërkaq që ai nuk përputhet aspak me tekstin (komunikatën e publikuar si lajm). Ideja e gazetarit apo redaktorit ka qenë që përmes këtij titulli të nxisë interes leximi me një qasje krejtësisht të gabuar, duke harruar kodin etik dhe parimet profesionale të gazetarisë.

Është fakt që është arrestuar një shqiptar, por aksionin nuk e ka parë gazetari dhe komentin e tillë nuk mund ta bëjë dosido, pa dhënë fakte apo dëshmi mbështetëse. Mbase, pamje nga aksioni policor ka siguruar mediumi tjetër të cilin e citon autori, mirëpo kjo nuk dëshmohet në përmbajtje, përderisa nuk është bashkëngjitur asnjë video material.

Së dyti, për të mos përfunduar tendencioz, në titull do të ishte në rregull sikur të thuhej se është arrestuar një shtetas i Shqipërisë. Ky lloj titulli do të nxiste edhe më tepër lexuesit dhe, mbi gjitha, do të ishte parimisht dhe profesionalisht në rregull.

“Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar është kryer kontroll në shtëpinë ku ka jetuar i dyshuari ku është gjetur drogë në sasi të përgjithshme prej 3 884,2 gram. Prokuroria ka nisur një procedurë kundër të dyshuarit për kryerjen e veprës penale, lëshimin në përdorim të mjeteve narkotike nga neni 215 nga Kodi Penal. Njëherit është caktuar edhe një Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar duke e pasur parasysh se janë plotësuar bazat ligjore për këtë gjë, shkruan Gazeta Lajm. Gjykata Themelore në Gostivar me vendim e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thuhet në njoftim.

Derisa flitet për një shtetas shqiptar, i domosdoshëm është qëndrimi i autoriteteve kompetente të shtetit shqiptar. Në këtë rast, gazetari ka mundur të marrë qëndrimin e përfaqësisë diplomatike të shtetit, të cilit i takon i arrestuari. Interes publik është të dihet nëse të arrestuarit i është ofruar ndihmë juridike, i është informuar familja dhe si mundet që familjarët e tij të kontaktojnë më të.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

Jo në titull

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri komerciale, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

Në titull

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

Gjuhë nxitëse në titull

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja