verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Me qiri të kërkosh, nuk mund të gjesh “kërcënime me protesta të dhunshme”

on 13 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Сценариото-се-исполнува-Заев-се-закани-crop-resize

 

[Recension: Skenari realizohet: Zaevi u kërcënua me protesta të dhunshme, siç fliste Verushevski në Skype!]

 

Ky është një tekst tepër spinues dhe manipulativ, që ka për qëllim ta bindë publikun se lideri i opozitës, Zoran Zaev, përgatit njëfarë skenari për luftë qytetare. Në tekst vërehet fjalori dhe toni i partisë politike në pushtet, ndërsa autori anonim është vënë në shërbim të portalit të saj, e jo në rolin e gazetarit, i cili publikut duhet t’i prezantojë fakte dhe dëshmi.

Сценариото се исполнува  Заев се закани со насилни протести  како што на Скајп збореше ВерушевскиLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Skenari realizohet: Zaevi u kërcënua me protesta të dhunshme, siç fliste Verushevski në Skype!

Data dhe koha e publikimit: 28.04.2015

Data e recensionit: 08.05.2015

Recensues: Аna Anastasovska

“Në fakt, lideri opozitar u kërcënua se gjatë muajit maj do të ketë protesta të dhunshme në Maqedoni, duke mos zbuluar se kur dhe si do të zhvillohen ato.”

Аutori fillimisht e bind publikun për qëndrimin e tij, e pastaj e transmeton deklaratën e liderit opozitar, Zoran Zaev,, që është në kundërshtim me standardet dhe rregullat gazetareske. Nuk është detyrë e gazetarit që ta bindë publikun për diçka, por t’i prezantojë fakte dhe dëshmi, t’i ofrojë pasqyrë reale të gjendjes, e pastaj i mbetet lexuesit që të vendosë se cila është e vërteta. Thuhet se Zaevi ka përgatitur protesta të dhunshme, edhe pse në deklaratën e tij të transmetuar më poshtë, nuk mund të vërehet një gjë e tillë.

“Protestë në maj do të ketë, të paparë deri tani në Republikën e Maqedonisë, ndërsa datën do ta përcaktojmë së bashku me qytetarët jashtë dyerve të rrepta të politikës, u përgjigj Zaevi në pyetjen e një gazetari.”

Dhe çka ka këtu kontestuese? Ajo që Zaevi ka paralajmëruar se do të organizohet protesta më masovike deri tani, e paparë në Maqedoni? Protesta është e drejtë e garantuar me kushtetutë e çdo qytetari. Autori e shtrembëron të vërtetën dhe e bind publikun në diçka që nuk ekziston dhe që nuk është thënë.

Me këtë rast, për ta mbështetur tezën e tij, autori u referohet dofarë dëshmive nga komunikimi i pretenduar në Skype, ndërmjet Zoran Verushevskit dhe të dyshuarit të pestë në rastin “Puçi”, ku gjoja, ata dy kanë biseduar dhe kanë konstatuar se në Maqedoni do të ketë luftë qytetare. Themi gjoja, për shkak se në procedurën gjyqësore akoma nuk është konsatuar dhe nuk është dëshmuar vërtetësia e këtij bisedimi në Skype. Тelevizioni “Sitel” më 5 mars të këtij viti ekskluzivisht e publikoi atë duke theksuar se ka ardhur deri te ajo nëpërmjet “burimeve nga hetimi”. Vërtetësia e kësaj bisede akoma nuk është dëshmuar dhe kjo le hapësirë për manipulime dhe spine të reja.

Në këtë artikull janë shkelur disa standarde gazetareske të cilat janë potencuar qartë në Kodin e gazetarëve të, e ato janë: “Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informacioneve, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. E drejtë dhe obligim i gazetarëve është që të përpiqen ta pengojnë cenzurën dhe shtrembërimin e lajmeve”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja