verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Media akuzon qytetarët si vjedhës

on 19 - 12 - 2015       
Zhurnal - Pas parave te vjedhura qendrojne njerezit

[Recension: “Pas parave të vjedhura qëndrojnë njerëzit”]

Një medie të drejtojë akuza ose dyshime ndaj të gjithë qytetarëve; kjo po që është një fenomen, me saktë, ata akuzohen si vjedhës ndërkohë në tekts nul flitet fare për një gjë të tillë, nga ana tjetër kjo është edhe e pamundur. Teksti është një papërgjegjësi që s’duhet assesi të ndodhë.

Zhurnal - Pas parave te vjedhura qendrojne njerezit 1Linku deri te artikulli origjinal: “Pas parave të vjedhura qëndrojnë njerëzit”
Data dhe koha e publikimit: 15.12.2015, 12:41
Data e recensioni: 16.12.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Ky është një artikull që në bazë të të gjitha gjasave nuk është kuptuar nga vetë autori. Prandaj është shumë i paqartë edhe për lexuesit. Gjithë çfarë autori ka tentuar të nxjerrë në sipërfaqe është thënë në titull “Pas parave të vjedhura qëndrojnë njerëzit”. Pa u futur në tekst, një pohim i tillë është absurd dhe logjikisht autori duhet të ndjejë brejtje ndërgjegje për këtë pretendim. Praktikisht, ai i akuzon të gjithë lexuesit si vjedhës. Teksti flet për para të dala jashtë Maqedonisë, pra nuk përmend “vjedhës”. Qytetarët mund të vendosin paratë e tyre ti harxhojnë jashtë. Kjo nuk është “vjedhje”, por një problem serioz për ekonominë e vendit. Por një gjë e tillë nuk sqarohet.
Nëse një organizatë ose një institucion tjetër e ka nxjerrë në dritë këtë ide, është pikërisht gazetari ai që duhet të reagojë për t’u hedhur në punë dhe të sjellë fakte.

Autori si ekspert u bën thirrje të gjithë institucioneve të përshtatin funksionimin e tyre në mënyrë që paratë të mos nxirren jashtë shtetit.

“Sistemi i zbulimit të larjes së parave, institucionet financiare, Banka popullore që meret me transferrin në dhe jashtë vendit, inspekcionet tatimore, revizionet, i gjithë sistemi financiarë duhet të funksionojë që të mos nxiren paratë jashtë vendit.”

Pas disa fjalive konfuze, me informacion dezorientues dhe shumë të cekëta , autori, më poshtë, përdor një deklaratë të profesores Slagjana Taseva.

‘’Ne sistemin e kemi, kemi gjithcka që duhet, kemi ligje, kemi institucione, problemi është se institucionet nuk e bëjnë punën si duhet’’, thekson profesoresha Slagjana Taseva.

Kjo deklaratë është shumë e përgjithshme dhe e shkurtër për tu kuptuar thelbi i saj. Nuk është treguar vendi dhe koha, nuk është treguar as tema brenda kontekstit të të cilës është bërë kjo deklaratë. Praktikisht, Taseva mund ta këtë bërë këtë deklaratë për çdo lloj teme që mund të mos ketë lidhje me temën që trajton autori.

Drama është në fund ku autori shkruan:

“Nga Maqedonia për dhjetë vite në mënyrë ilegale janë nxjerë 5 miliard dollar. Gjithësejt 97% e këtyre parave nga Maqedonia kanë dalë nëpërmjet fakturave falso.”

Cilat kanë qenë format ilegale nëpërmjet të cilave janë nxjerrë një shumë aq e madhe parash? Ku janë gjetur këto shifra dhe sa të besueshme janë? Çfarë janë faturat false dhe si praktikohet kjo metodë? Sa janë institucionet përgjegjëse për këtë?

Pa trajtuar aspak këto pyetje që janë shumë të rëndësishme për një pasqyrim të plotë, autori nxjerrë fajtorë “njerëzit”. Por pyetja që mbetet është si dhe pse. Si mund të jenë fajtorë njerëzit dhe pse autori ka ardhur deri te ky përfundim. Pa këtë trajtim dhe pa asnjë dëshmi, me çfarë të drejte ai i quan njerëzit vjedhës?

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja