Media si gazetë muri për propagandë
Published in Recensione
on 30 - 06 - 2015 Author: Зоран Бојаровски[Recension: Gruevski: Qeveria miratoi plan për reforma të reja për integrim evropian]
Është krejtësisht normale që politikanët t’i shfrytëzojnë të gjitha kanalet për komunikim, duke i përfshirë edhe rrjetet sociale, për afirmim personal dhe për afirmimin e politikave që i përfaqësojnë. Askush nuk është naiv të mendojë se në profilin personal në Facebook, kryeministri, për shembull, do të jetë objektiv dhe real dhe se nuk do të bëjë propagandë. Kuptohet, ai mund ta bëjë këtë, mirëpo, individët dhe organizatat e matura, të emancipuara mediatike, do të dijnë ta njohin këtë dhe të mos lejojnë që subjektiviteti ose pavërtetësia e tij, të ndijkojë mbi ta.
Kjo më së paku pritet nga mediat. Ata duhet t’i ndjekin aktivitetet e politikanëve në rrjetet sociale, mirëpo vetëm si informatë e cila do të paraqesë shtytje për punë autentike dhe plotësuese gazetareske dhe për përpunim të informatës e cila ka elemente për të qenë lajm në një përmbajtje autentike mediatike.
Gjithçka tjetër, transmetimi i “zhveshur” i propagandës, e bën propaganduese medien që vepron në atë mënyrë – shndërrohet në gazetë muri për propagandë.
Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Qeveria miratoi plan për reforma të reja për integrim evropian
Data dhe koha e publikimit:
Data e recensionit: 26.06.2015
Recensues: Zoran Bojarovski
Kjo ka ndodhur me përmbajtjen mediatike dhe me medien, që atë përmbajtje, pa distancë kritike, e ka transmetuar në botimin në internet. E gjithë informata bazohet në statusin e kryeministrit në Facebook.
Në të nuk ka asgjë për atë se a ekziston diku ai plan dhe çka përmban. Media madje as nuk e ka parashtruar pyetjen, për dallim nga disa media të tjera, të cilat njoftuan se janë përpjekur që ta sigurojnë atë plan, mirëpo më kot. Disa media të tjera madje edhe janë përpjekur ta kontaktojnë kryeministrin që ta pyesin për një temë të këtillë të rëndësishme. Kryeministri iu shmang pyetjes së gazetarëve se çka përmban plani.
Dhe, që absurdi të jetë edhe më i madh në ueb-faqen e qeverisë për planin njoftohet ashtu që transmetohet statusi i kryeministrit në Facebook (?!?). Kjo është shumë joserioze për shërbimet qeveritare për marrëdhënie me publikun. Ata është dashur të vendosin link deri te plani. Në qoftë se ekziston.
Si do që të jetë, ky veprim e bën medien që të jetë e anshme.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e