verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediat e robëruara: Parajsa tatimore bëhet ferr

on 5 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Мурал во Сакара, гробот на Мереука, премиер и зет на фараонот Тети од 6-ата династија (2345-2333 г. пред Исус). Горе: египетските собирачи на данок измачуваат неплаќачи, влечејќи ги лидерите од селото дадат докази за лажните даночни поднесоци, за потоа даноците да се платат во натура. Долу: еден човек е соблечен, рацете и нозете му се врзани околу столб додека е тепан од собирачите на данок. Фото: Nora Shalabi, извор: Hossam el-Hamalawy, 2008

Mbledhësit e taksave i torturojnë tatimpaguesit në Egjiptin e lashtë – mural nga varri Mereuka nga dinastia e 6-të (2345-2333 para e.r.). Foto : Nora Shalabi, burimi: Hossam el-Hamalawy, 2008

 

Tatimet e reja për profesionistët e lirë (me honorar) edhe një sulm i rëndë ndaj lirisë së mediumeve dhe pavarësisë së gazetarisë

 

Shkruan: Eroll Rizaov

 

Kah parajsa tatimore botërore po rrokulliset një valë e madhe. Tatimet e sheshta dhe të ulëta, krenaria e kësaj qeveri, bëjnë sërf në valë cunami, të cilat ende pa mos arritur në breg shkaktojnë panik tek njerëzit të cilët mezi e mbijetojnë muajin, duke punuar për honorar, me kontratë në vepër, me kontratë për autorësi dhe loje tjera të angarisë çka mezi mundësojnë ekzistencë mizore. Nga 1 janari 2015, do të thotë për dy muaj, në fuqi do të hyjnë ndryshimet e më shumë ligjeve me çka do të tatimohet çdo e ardhur e qytetarëve në lartësi prej 35 deri 40 përqind. Deri tani kjo e dhënë ishe tatimi personal i denjë prej 10%. Parajsa tatimore është para një infarkti të rëndë nga i cili nuk ka shpëtim. Kthehet në ferr.

Nga haraçi më i ri përjashtohet vetëm ato të cilët për një kohë të gjatë janë duke u zier në kazanin e parajsës me të hyra më pak se nëntëmijë denarë në muaj. Pritni, se një “privilegj” të këtillë nuk ka vetëm për vendet më të vobekta. Edhe ata që e kanë menduar këtë hap në kokat e tyre, kanë vendosur të mos tatimojnë vetveten. Pra, kështu edhe mbajtësit e qeverisë së bashku me më të varfërimit nuk do të paguajnë as edhe një denar më shumë tatim për të hyrat mbi rrogën. Sipas normave të larta morale dhe etike të tyre nuk është e drejtë të na kthejnë kusur nga ajo që e fitojnë ekstra në llogarinë tyre si honorar ose të hyra nga kontrata të ndryshme. Në këtë vend parajsor të cilin e udhëheqin të drejtët botëror në reforma ekonomike, me siguri njëqind herë keni dëgjuar për “doing business”, dy fjalë të huaja që tingëllojnë shumë keq në maqedonisht, por për atë pak, në origjinal në mënyrë të fortë e impresionojnë këtë popull paqësor dhe të nënshtruar, me demek, se në diçka nuk mund të kuptojmë dhe që nuk na prek ne, ne jemi lider botëror. Në një shtet të tillë me njerëz të tillë është e natyrshme që tatime shtesë të mos paguajnë funksionarët, deputetet, këshilltarët … të gjithë ato që janë shtrirë në qeverisje me zgjedhjen tonë dhe me aprovimin tonë dhe kuptohet, për paratë tona. Hallall i qoftë feja atij që ka menduar një tatim të tillë dhe këtij populli të urtë.

 

NË VEND TË ARIUT DO GJUAJNË LEPUJ

Ajo që ndihet në këtë moment se ligjvënësi,duke dashur të gjuaj ari, do të gjuaj vetëm lepuj. Vetëm ato do të pësojnë me këto ndryshime të shpejta të më shumë ligjeve gjoja se do ti tatimojnë ato që nga shteti nxjerrin shuma të mëdha parash sipas strategjisë “doing business” me kontrata të ndryshme formale për shërbime intelektuale dhe projekte, përsosje profesionale, analiza dhe hulumtime … për të cilën të gjithë e dinë se kryesisht është kashtë e lirë boshe  e cila në parajsën tatimore shërben për mbulesë për transferim të shumave të mëdha të parave jashtë shtetit. Në vend të arrinjëve edhe kësaj here fundin më të rëndë do ta ndjejë varfëria dhe ata që mezi lidhin fundin me fund.

Ja, konkretisht si duket, në felën tonë, në gazetarinë, e cila tmerrësisht do të goditet nga politika e re tatimore e qeverisë. E paparamendushme është në botë, praktikisht në të gjitha mediumet pa përjashtim, punojnë një numë ri madh i bashkëpunëtorëve të jashtëm. Këtu janë të  angazhuar, gazetarë të lirë, raportues honorar nga më shumë qytete, fotoreporter, karikaturist, ilustrator, lektor, redaktor teknik, kolumnist, agjent reklamimi, shpërndarës dhe shitës rruge të gazetave, kurse në televizione kjo listë është njëqind herë: mijëra njerëz punojnë për honorar, çfarë themi për një copë, ose emision, këngë, dramë, film, horoskop, tregime, sport, reklamë… Gati se në të gjitha sferat e të bërrit program televiziv apo radio. Edhe në pjesën e teknikës dhe teknologjisë dhe në të gjitha programet informative, shkencore, zbavitëse, dhe deri te shërbimet më banale pa të cilët nuk të funksionojnë këto sisteme.

Është e njohur se mediumet në Maqedoni mezi lidhin fundin me fund . Honoraret janë të mizershëm dhe vonohen me muaj.  Shpesh redaktorët dhe redaksitë kanë turp t’ju tregojnë bashkëpunëtorëve të tyre të jashtëm se sa i paguajnë për punën e kryer. Kohë më parë pamë se si për një vit të tërë nuk janë paguar honoraret të emisionit më të dëgjuar të Radios së Maqedonisë Hihiruku, të cilat për artistë superior të Maqedonisë është 150 euro në muaj. Tash me tatimin e ri, zvogëloni këtë shumë edhe për 30 përqind, kurse rregullshmëria e pagesës mund të shtyhet edhe për të vite dhe gjithçka do të jetë e qartë. Situata hiç nuk është më e mirë edhe në mediumet tjera ku bashkëpunimi profesional ngelet e papaguar, kurse kur paguhet është ofenduese.

 

POLITIKA TATIMORE SI DËNIM

Si ilustrim do t’ju tregojë shembullin e ardhshëm. Tash më në redaksi paraqiten bashkëpunëtor honorar të cilët kërkojnë t’ju ulen të hyrat nën nëntëmijë denar, për ata të cilat kanë fat të marrin të hyra rreth dhjetëmijë denarë. Ata honorar të cilët kanë të hyra nga dy-tre vende me nga tre-katër mijë denarë, tash më lajmërojnë se nga Viti i ri njërën nga shumat do ta heqin. Njeri i varfër djall i gjallë, matematika është e thjeshtë: nëse nga dhjetëmijë denarë i hiqni 30% ajo është shumë shumë se sa nga nëntëmijë deanrë të hiqni asgjë. E gjithë kjo armatë e cila mezi mbi jeton me honorare minimale, kontratë në vepër në redaksitë, është në goditje të fortë, për arsye se punëdhënësit se rëndë do të vendosin që ti rrisin honoraret për 30 % që të mund edhe më pas të paguajnë të njëjtën shumë bashkëpunëtorëve të jashtëm. Më parë do të vendosin të ulin harxhimet për honorare në llogari të cilësisë të mediumeve dhe programeve, si edhe tani, gjatë çdo krize, ishin të parët goditje. Cilësia edhe ashtu ka kohë që është fund.

Ajo që me të vërtetë brengos  fakti që në parajsën tatimore më të goditurit do të jenë mediumet e pakta të lira dhe organizatat joqeveritare të cilët nuk janë nën kontrollin e qeverisë. Afër mendjes ë shëndoshë është se qeveria kur i ka përgatitur këto ndryshime këtë e ka pasur parasysh. Shoqata e gazetarëve dhe disa mediume në kohë kanë alarmuar për pasojat e ndryshimit të ri tatimor, i cili i ka të gjitha elementet e politikës ndëshkuese dhe dënim i ri për lirinë. Si gjithmonë këto paralajmërime nuk e brengosën qeverinë. Në të kundërtën, kjo nuk do të thotë se është në rrugën e duhur për to faros deri në fund kundërshtarët, tradhtarët dhe të paguarit nga të huajit, si që janë paraqitur në publik mediumet dhe gazetarët të cilët në mënyrë kritike i kundërshtojnë politikat dhe keqpërdorimet qeveritare.

Pagesa e disa herëshe për të njëjtin shërbim si që kontributet për sigurimin shëndetësor dhe pensional, të cilat duhet të paguhen për çdo denarë të paguar, a kontratë për autorësi apo vepër, i ka të njëjtat elemente të dënimit edhe atë vetëm për disa grupe të qëllimit që i pengojnë qeverisë me “belbëzim” të përhershëm për liri dhe demokraci dhe shkelje të drejtave të njeriut. Mediumet të cilat janë nën kontrollin dhe mbrojtjen e qeverisë edhe më tej pasur do ët shpërblehen, kurse numëruesit e sukseseve të qeverisë do të jenë të sigurt dhe mirë të shpërblyer. Të tjerët, të cilët disi mbi jetojnë në tregun e pa rregulluar dhe me ndihmë nga jashtë, do të jenë të ekspozuar për të dhëna të cilat çojnë kah mbyllja e një numri të madh të portaleve, organizata joqeveritare dhe zvogëlim dramatik të bashkëpunimit honorar me të gjitha mediumet.  Kjo është qëllimi, për arsye se mjeshtrit e ikjes së tatimit për para që i nxjerrin jashtë shtetit do të gjejnë mundësinë si deri tani. Për ato privilegje për “doing business” gjithmonë do të ketë. Mbetet të dënohet varfëria domestike, që të mos lazdrohet aq shumë.

 


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja