verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mediat që nuk konfirmojnë pohimet mbeten shembull i keq në histori

on 31 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Rufi Osmani merrë timonin që ta udhëheq Këshillin Opozitar, Kim Mehmeti mbetet në histori!?]

Zhvillimet e fundit në  Rilindjen Demokratike Kombëtare ngjallën interesimin e opinionit për të parë se çfarë po bëhet në këtë parti, me liderin e saj dhe se si do të rrjedhin gjërat më tutje. Natyrisht se në kërkim të klikimeve, portalet po orientohen drejt krijimit të lajmeve të cilët thirren në burime anonime, e që shpeshherë janë më tepër konstruksione të vet gazetarëve. I tillë është lajmi që është objekt i këtij recensioni. Lajmi fillon me pretendimin se ish- kryetari i RDK-së, Rufi Osmani brenda ditëve do të emërohet kryetar i Këshillit opozitar, pretendime këto të bazuara vetëm në informacione jozyrtare dhe askund tjetër.

Rufi Osmani merrë timonin që ta udhëheq Këshillin Opozitar Kim Mehmeti mbetet në historiLinku deri te artikulli origjinal: Rufi Osmani merrë timonin që ta udhëheq Këshillin Opozitar, Kim Mehmeti mbetet në histori!?

Data dhe koha e publikimit:  09.03.2016

Data e recensimit: 15.03.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Nëse në titull pretendimet se Rufi Osmani do të jetë kryetar i Këshillit Opozitar janë vënë në pikëpyetje, në fillim të tekstit autori i heq të gjitha dyshimet dhe është i sigurt se ështu edhe do të jetë.

“Ish Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, këto ditë do të emërohet në postin e Kryetarit të Këshillit Opozitarë në Maqedoni, mëson jozyrtarisht Zhurnal”.

Ajo që është dashur të jetë në këtë tekst, e mungon, është së paku qëndrimi i Rufi Osmanit, nëse me të ëdo të jetë në krye të Këshillit Opozitar, ashtu siç thuhet në përmbajtje. Lajmit të tillë i ka reaguar vetë Rufi Osmani në faqen e tij në Facebook, duke demantuar këto informacione. Media e ka publikuar demantin e Osmanit, mirëpo jo të plotë, por të përgjysmuar, duke fshehur faktin se demanti i dedikohet pikërisht redaksisë.

“Profesori Rufi Osmani ka reaguar ndaj shkrimit të fundit se ai do të jetë Kryetarë i Këshillit Opozitar në Maqedoni. Ai thotë se kariera e tij politike është mbyllur dhe se skena politike tashmë është pjesë e të kaluarës së tij” (http://www.zhurnal.mk/content/?id=163916162259).

Ndërkaq demanti i plotë i Rufi Osmanit, i cili mund të gjendet në faqen e tij zyrtare në Facebook, thotë kështu:

“Demant : Informacioni i publikuar në portalin Zhurnal është jo i vërtet !

Ne vazhdën e shumë dezinfomatave që së fundi qarkullojnë në opinionin publik në lidhje me rikthimin tim në politikë sot u publikua nje postim në portalin Zhurnal për kinse kyçjen time në këshillin opozitar.
Me përgjegjësin më të lart morale deklaroj edhe njëherë se unë kam mbyllur karrierën time politike dhe se skena politike tashmë është pjesë e të kaluarës time.
Konformë të mësipërmes Rufi Osmani nuk do jet pjesë e asnjë forumi politikë dhe jo politikë duke përfshirë edhe këshillin opozitar ose ndonjë koalicioni tjetër pavarsisht se nga cilët subjekte politike do të përbëhej.
Në Gostivar 09,03,2016 Rufi Osmani”

Gazetari nuk është munduar që të merr prononcim as edhe nga Kim Mehmeti, për të cilin brenda tekstit thotë se do të shkarkohet në ditët në vijim nga Këshilli Opozitar, ndërsa, duke u thirrur në analistë anonimë, e akuzon atë edhe për ndodhitë në RDK.

“Jo zyrtarisht analistët vlerësuan se pas ndodhive të fundit në RDK qëndron publicisti Kim Mehmeti, mirëpo largimi i tij nga kreu i Këshillit Opozitarë do të jep një frymë të re këtij Këshilli e cila do të punon për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë”.

Për këto pretendime të fuqishme, medoemos se është dashur të kërkohet qëndrim zyrtar nga Kim Mehmeti, ngase në të kundërtën ai mund të ballafaqohet edhe përmes procedurës gjyqësore.

Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë mëson se:

Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

Përgjegjësia morale për pasaktësinë e informacionit bie mbi gazetarin, prandaj është e rëndësishme që ai vetë të ndikojë dhe të sigurojë publikimin e demantit, korigjimit ose përgjigjes në median ku  është publikuar përmabjtja, autori i së cilët është ai. Në këtë mënyrë, gazetari mbron edhe integritetin e tij, por edhe integritetin e medias ku punon.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja