verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Merr statusin në “Facebook” dhe bën tekst!

on 25 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

- ВРИЕ НА СОЦИЈАЛНИТЕ МРЕЖИ_ Јанева е п_ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_v

[Recension: VLON NË RRJETET SOCIALE: Јaneva është maqedonasja e parë që publikisht e mohon shtetin maqedonas – qytetarët dhe ekspertët të tmeruar]

Ky është një shembull se si nuk duhet të një tekst. Menjëherë bie në sy se ka mbisunduar qëllimi që të sulmohet prokurorja speciale Katica Janeva. Materiali nuk i ka elementet e nevojshme që duhet t’i ketë çdo artikull gazetaresk me angazhim të mirëfilltë. Nuk ka deklarata, nuk është objektiv dhe asppak nuk është përmbajtësor. Nga statusi në”Facebook” nuk mund të ndërtohet një storje gazetareske.

janeva desktrukcijaLinku deri te artikulli origjinal: VLON NË RRJETET SOCIALE: Јaneva është maqedonasja e parë që publikisht e mohon shtetin maqedonas – qytetarët dhe ekspertët të tmeruar

Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016, 13:07

Data e recensionit: 24.04.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

KU E MOHON JANEVA SHTETIN MAQEDONAS?

Теksti paraqet spin duke filluar nga titulli, e deri te fjalia e fundit. Në fakt, në konstruksionin e titullit thuhet se: Јaneva është maqedonasja e parë që publikisht e mohon shtetin maqedonas – qytetarët dhe ekspertët të tmeruar, dhe menjëherë e keni të qartë se për çka bëhet fjalë.

E para, nga deklarata e Janevës që është dhënë në konferencën në të cilën mori pjesë edhe prokurorja rumune Laura Kovesi, aspak nuk mund të nxirret përfundim se e mohon shtetin maqedonas. Është e paqartë se si është ardhur deri te konstatimi i këtillë, kur Janeva thotë:

Nga dëshmitë del se vetë zgjedhja e kryetarit të shtetit, e gjykatësve kushtetues dhe i deputetëve në Kuvend është vënë në pikëpyetje dhe të gjitha këto institucione janë jolegjitime.

E dyta, në titull, thuhet se qytetarët dhe ekspertët janë të tmeruar. Nëse shihet teksti, do të shihet se në të nuk ka ekspertë, ndërsa ka komente nga profile në “Facebook”, për të cilat nuk mund të konfirmohet se a janë të rrejshme, a janë partiake, apo janë të qytetarëve. Prandaj, është mosmirënjohëse që të nxiret një përfundim i këtillë në titull.

VLON NGA JOOBJEKTIVIZMI

Nga ana tjetër, i gjithë tеksti bazohet në një status të profesoreshës Biljana Vankovska. Publikimi i saj është ndarë në disa pjesë, e pastaj janë nxjerrë komentet që përgjigjen për ta përforcuar sulmin ndaj Janevës. Dhe ky është i gjithë teksti, “i përforcuar” me titullin: Vlon në rrjetet sociale! Këtu duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për rrjetet sociale në shumës, për shkak se në bazë të asaj që është shkruar në tekst, bëhet fjalë vetëm për një rrjet sociale – “Facebook-un. Poashtu, vështirë mund të dëshmohet se “vlon”, sepse, megjithatë, bëhet fjalë për një status në “Facebook”, i cili nuk mund të jetë relevant, për shkak se nuk është qëndrim zyrtar.

Se teksti nuk është përmbajtësor shihet edhe nga mënyra e përpunimit. Në fakt, në rrjetet sociale mund të vëreheshin edhe komente të ndryshme nga ato që janë prezantuar në tekst, mirëpo ato nuk janë marrë parasysh. E poashtu shihet se nuk ka pasur qëllim që të merret deklaratë nga Janeva, apo nga Vankovska.

E gjithë kjo e bën tekstin joobjektiv dhe joporfesional. Kodi i gazetarëve në nenin 1 thotë:

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur.

Јаneva dërgoi edhe një komunikatë ku sqaroi në mënyrë plotësuese se çka ka dashur të thotë, mirëpo teksti nuk është i plotësuar me reagimin e saj, por ka mbetur në versionin e tij fillestar.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto shkaqe, ky tekst i nënshtrohet recensionit dhe meriton notë negative. Në të shihen të gjitha dobësitë e një produkti joporfesional.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

a:1:{i:0;s:0:"";}

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja