verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Moskuptim i terminologjisë nga gazetari sjell keqinformim

on 17 - 12 - 2015       

[Recension: SKANDAL: Sipas Qeverisë së Shqipërisë, shqiptarët jashtë kufijve administrativ nuk janë shqiptarë, ose janë emigrantë!]

Gazetari duhet bëj kujdes dhe të jetë i vëmendshëm të dalloj çështjet! Për të raportuar për një çështje, fillimisht duhet pasur informacionin e nevojshëm. Në rast mungese informacioni, lajmi përfundon si dezinformues. I tillë është përfundimi i gazetarit në lajmin që po recensojmë.

SKANDAL Sipas Qeverisë së Shqipërisë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: Sipas Qeverisë së Shqipërisë, shqiptarët jashtë kufijve administrativ nuk janë shqiptarë, ose janë emigrantë!”

 Data dhe koha e publikimit: 11.12.2015

Data e recensionit: 13.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Fatkeqësisht gazetari ka ngatërruar synimet e lajmit duke e nisur atë gabim dhe duke shpifur që në fjalinë e parë ku shkruan “Shqipëria po tenton të numërojë shqiptarët”. Vazhdimi i tekstit të len të kuptosh se Shqipëria nuk po tenton të numëroj shqiptarët, por shqiptarët të cilët janë shtetas të Shqipërisë, por që kanë emigruar nëpër botë.

Shqipëria po tenton të numërojë shqiptarët. Edhepse kryeministri Rama pranon se ky është një proces sa i rëndë aq edhe i domosdoshëm dhe se për faj të shtetit gati 25 vite nuk është bërë numërimi i emigrantëve shqiptarë, raporton Fakte.

Projekti i fundit i Qeverisë Rama, parashikon regjistrimin e shtetasve shqiptar nëpër botë, të cilat kanë emigruar 25 vitet e fundit. Ideja e projektit ka lindur pas të dhënave preliminare-shqetësuese për shtetin shqiptarë, ku sipas të dhënave të policisë së shtet mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë.

“Shqipëria, për shkak të mungesës së një shteti serioz, ka 25 vjet që ka lënë jashtë inventarit një pasuri siç janë shqiptarët jashtë atdheut. Emigrantët e dinë se çfarë kanë hequr për të marrë një certifikatë”, ka shtuar kryeminitri i Edi Rama, transmeton Fakte.

Shteti shqiptar nuk ka parashikuar numërimin dhe regjistrimin e shqiptarëve në shtetet fqinj me Shqipërinë. Kjo nuk është bazë për ta konsideruar si skandal dhe kryeministri Rama nuk ka thënë që shqiptarët jashtë kufijve nuk i konsideroj si shqiptarë. Ky është shtrembërim.

Në këtë rast, gazetari ka mundur të hap çështjen se vallë shteti shqiptar ka informacion se sa shqiptar jetojnë në shtetet fqinje me Shqipërinë, por gazetari nuk ka vepruar në rrugën profesionale, por në të kundërtën ka ngritur shqetësime të pabaza duke përfunduar si shpifës.

Projekti i Qeverisë nga Tirana, parashikon gjithashtu që shqiptarët në mënyrë elektronike të mund të aplikojnë për certifikatë lindje apo edhe dokumente tjera personale. Por gjithmonë duke përkufizuar qartë dhe konciz, vetëm për shtetasit Shqiptar të cilët kanë emigruar nëpër botë.

Kjo është e mjaftueshme për të pranuar dallimin që është mes qytetarëve të Shqipërisë që janë në emigrim dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Është skandaloz fakti si autori i sulet informacionit mbi të cilin vetë ka shpifur, ngre pyetje, e kritikon dhe fton institucionet në kundër-reagim. Kjo është një papërgjegjësi e skajshme. Gazetari duhet të mbajë përgjegjësi për fjalën e thënë në publik.

A është kjo politika zyrtare e shtetit shqiptar që shqiptarët e Kosovës t’i trajtojë si kosovarë, shqiptarët e Maqedonisë si maqedonas, të luginës së Preshevës si serb e kështu me rradhë?! Nëse po, të gjithë shqiptarët  që jetojnë jashtë kufijve admistrativ të Shqipërisë dhe që nuk e trajtojnë veten emigrantë duhet në mënyrën më të fuqishme të reagojnë. Qeveria e Kosovës, partitë politike shqiptare në të gjitha trojet shqiptare nuk guxojnë të heshtin këtë skandal të paparë, me të cilin vetë shteti amë i trajton ata si jo shqiptarë (ose eventualisht si emigrantë)!/FAKTE.Net

Me që po përfundojmë recensimin e këtij lajmi, na takon që gazetarit t’i kujtojmë një përkufizim: termin emigrant: një person i cili lëshon vendlindjen për të gjetur një vendstrehim tjetër i cili përmbush nevojat e tij. Pra gazetari nuk ka kuptuar termin dhe si rrjedhojë ka interpretuar gabim njoftimet. Shqiptarët në shtetet fqinje të Shqipërisë nuk janë emigrantë, por banorë dhe shtetas të këtyre shteteve.

Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një tekst në të cilin, gazetari përveç që nuk drejton pyetjet në vendin e duhur, mundohet të shesë edhe leksione “nacionaliste”. Gazetari duhet të informoj publikun dhe jo t’i diktoj sjelljet atyre!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja