verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fshihet autori i kolumnës dhe teksti “bëhet lajm”

on 17 - 12 - 2015       

[Recension: “Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj, kauzë e tradhtuar”]

Me ose pa qëllim, nuk është e rrallë që opinionet të botohen në rubrikën e lajmeve. Edhe nëse është e paqëllimshme kjo është problematike. Jo më kot këto dy kategori qëndrojnë si të ndara se kanë shumë dallime në strukturë, në mënyrën e dhënies së informacionit dhe në përgjegjësinë që mbartin autorët. Nëse është e qëllimshme, është skandaloze të përpiqesh që tekstin që konsiston në opinione personale dhe pa burimet nevojshme, ta “shesish” si lajm. Lajmpress.mk në këtë rast ka bërë një skandal të kësaj kategorie.

Lajmpres - Marreveshja e Ohrit dhe fryma e saj, kauze e tradhtuar 1Linku deri te artikulli origjinal: “Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj, kauzë e tradhtuar”

Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015, 09:50

Data e recensionit: 15.12.2015

Recensues: Fatlume Dervishi

Karakteristikat që e bëjnë këtë shkrim të jetë opinion dhe jo atë të lajm janë:

  • Trajtim historik i ngjarjet duke filluar më nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001,
  • Tekst shumë i gjatë,
  • Vlerësim personal i autorit për realizimin ose mosrealizimin e suksesshëm të kësaj marrëveshje,
  • Mosshfrytëzimi i burimeve ose citimeve të nevojshme dhe mos-citimi i ekspertëve të fushës,
  • Veshja me komente, mbiemra, superlativë ose fjalë denigruese për subjektet e përfshira në këtë proces,
  • Akuza të drejtuara nga autori drejt këtyre subjekteve,
  • Konkluzione  duke dhënë vlerësime individuale.

Mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit, nënkupton politikën destruktive nga pala shqiptare dhe ajo maqedone. Politika maqedone dhe elita e saj intelektuale, e dinin se implementimi i kësaj marrëveshje e hapte rrugën për barazin e shqiptarëve me maqedonët, prandaj ata skanë patur vullnet dhe kanë gjetur mekanizma për mosimplementimin e saj. Fatkeqësisht, politika maqedone rrugën e realizimit të objektivit të saj shumë të dëmshëm dhe rrënues për interesat e shqiptarëve, mosimplementimin e Marrveshjes së Ohrit, e ka realizuar nëpërmjet politikës shqiptare.

Në tekst shkruhet  se politikanët shqiptar ose janë të korruptuar, ose ju pëlqen pushteti prandaj nuk reagojnë. Kjo, në formën që është thënë s’mund të jetë pjesë e një lajmi. Por gjithsesi është në rregull të jetë pjesë e një opinioni individual të një autori.

Një pjesë e madhe e drejtuesve të politikës shqiptare, kanë rënë në grackën e korrupsionit dhe janë të kushtëzuar, ndërsa një pjesë tjetër që gjithashtu se kanë shqetësim interesin kombëtar, janë kënaqur dhe vazhdojn të kënaqen me privilegjet e ligjshme që të jep pushteti.

Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë janë disa nene që urdhërojnë të bëhet dallim i qartë mes lajmit dhe opinionit, mes lajmit dhe komentit.

  • Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

  • Gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, përkundër atij që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe është, ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes.

  • Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.

  • Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.

  • Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun.

Shkrimi është opinion i autorit Arben Labënishti. Media në fjalë nuk e ka theksuar këtë gjë. Madje e ka fshehur me qëllim autorin, duke mos vendosur as fotografinë e tij.

I njëjti shkrim është botuar në Drini.mk dhe Tetova sot, media të cilat në mënyrë korrekte kanë cituar autorin e kolumnës, kanë përdorur fotografinë e tij dhe e kanë vendosur shkrimin në rubrikën e Opinioneve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja