verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mungesa e informacionit, i bën dëm opinionit

on 12 - 11 - 2015       

[Recension: “Zëvendësministrat e BDI-së nuk do të kenë të drejtë për veto”]

Qartësimi i çështjeve me rëndësi dhe interes të veçantë për opinionin, e bën gazetarin profesionist. Mungesa e informacionit çon në krijimin e amullive dhe kjo e fundit dezinformon opinionin. Reagimet të cilat gazetari i ndjek, duhet t’i përcjell përtej procedurave deklarative, respektivisht deri në sjelljen e mendimit tjetër apo qëndrimit tjetër. Mos aplikimi i një praktike të tillë, e bënë autorin të njëanshëm.

Zëvendësministrat e BDI së nuk do të kenë të drejtë për veto screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Zëvendësministrat e BDI-së nuk do të kenë të drejtë për veto”

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2015

Data e recensionit: 07.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti që po recensojmë, përveç që është thurur në suaza të mungesës së informacionit, gjithashtu i është bashkëngjitur një deklaratë, vërtetësia e të cilës nuk mund të përcaktohet, ose më saktësisht, nuk e ka përcaktuar ai i cili është dashur ta bëj, autori. Një gazetar profesionist, e di mirë se jo çdo reagim ka bazë për lajm.

Zëvendësministrat e BDI-së nuk do të kenë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të ministrave, por kjo e drejtë me ligj parashihet vetëm për zëvendësministrat e LSDM-së dhe VMRO-së, që tek do të zgjedhen. Kështu njoftojnë për “Lajm” burime partiake të afërta me procesin negociator që është zhvilluar mbrëmë, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare.
“Është me të vërtetë mjerim se si BDI pranoi një marrëveshje të tillë. është e qartë se kjo parti është peng jo vetëm te VMRO-DPMNE-ja, por edhe te LSDM-ja, sepse vetëm bënë amin për marrëveshjen për të cilën u dakorduan Gruevski dhe Zaevi.

Teksi më tej vazhdon me një ton ironie dhe spekulimi.

Ta kishit pa Ali Ahmetin i cili shitet azgan para oinionit shqiptarë se sa i urtë ishte mbrëmë do të ju vinte gjynah. Më të zëshëm në kërkesën që edhe zëvendësmistrat shqiptarë të kenë të drejtë vote ishin përfaqësuesit e PDSH-së se sa të BDI-së”, thonë këto urime që insistojnë të mbeten anonime. 

Në paragrafin në vijim, përmendet një ligj i ri. Gazetari këtu ka bërë një lëshim. Fillimisht ka një marrëveshje, e njohur si “Marrëveshja e Përzhinos”, nga e cila dolën dhe ligjet specifike të cilat potencojnë qartë se cilat ministra dhe zëvendës ministra kanë të drejtë për veto dhe se një gjë e tillë vlen vetëm për një numër dikasteresh dhe ministrash dhe jo për të gjithë.
Çështja e ngritur për zëvendësministrat është e drejtë, por ajo duhej trajtuar që kur se u arrit marrëveshja. Megjithatë edhe më vonë, raportimi për këtë informacion duhet bërë i balancuar, duke përfshirë të gjitha palët dhe pa komente.

Kështu sipas ligjit të ri për qeverinë, të drejtë vote do të kenë zëvendësministri i punëve të brendshme dhe ai i financave. Këto dy poste BDI i ka lëshuar, njëri në favor të VMRO-së, tjetrin në favor të LSDM-së. 

Është për keqardhje që shqiptarët nuk do të kenë as post ministri as zëvendësministri në këtë minisri seppse te njëra bëhen planet për aksionet policore, kurse në tjetrën plani për buxhetin, si dhe jepen pëlqimet për çdo punësim me vendim në administratën shtetërore.

Për të mos lënë dilema, bëhet fjalë për pesë ministri në të cilat, ministrat dhe zëvendës ministrat do të kenë të drejtë për veto. Ministria e Brendshme, Ministria e punës dhe politikës sociale, Ministria e Financave, Ministria për pylltari dhe ekonominë e ujërave si dhe Ministria për shoqëri informatike.

Autori ka vazhduar me komente personale mbi çështjet e përmendura duke mos cituar burime dhe duke dhënë konkluzione shumë subjektive.

Fakti që BDI-së kjo nuk i ka bë përhtypje, por se ka pranuar postet tua lirojë partive maqedonase, konfirmon atë për të cilën “Lajm” ka alarmuar tani vite me radhë- se BDI nuk çan kokën për aksionet policore që zhvillohen në vedbanimet shqiptare, e as për punësimet e shqiptarëve në institucionet shtetërore. 

Autori i këtij teksti përveç që ka qenë jo korrekt me publikun, ai gjithashtu në përfundim të tekstit ka prekur tema tjera, të cilët nuk janë aktuale dhe janë jashtë kontekstit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja