verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa fakte e burime mbetet vetëm spekulimi

on 12 - 11 - 2015       

[Recension : “Ekskluzive: Skender Rexhepi-Zejd, kryetar i ri i Lëvizjes BESA?!”]

Teksti që po e recensojmë është larg të gjitha standardeve profesionale. Tendenca për ta manipuluar opinionin e ka brë produktin spekulues.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Ekskluzive: Skender Rexhepi-Zejd, kryetar i ri i Lëvizjes BESA?!

Data dhe koha e publikimit: 26.10.2015

Data e recensionit: 10.11.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Autori asnjë informacion të shkruar në tekst nuk e mbështet në fakte. Qasje kjo që e bën tekstin spekulativ dhe e zhvesh nga misioni i vërtetë i gazetarisë për të plasuar informacione të plota dhe të verifikuara.

Tendenca për diskreditim fillon që në fjalinë e parë.

“Grupimi parapolitik në Maqedoni, i quajtur Lëvizja BESA, më se një vit pas promovimit, nuk ka arritur të gjejë një njeri që do ta udhëheq. Bilall Kasami ishte zgjedhur si koordinator i përkohshëm, por kriza e mospasjes së liderit është duke i kushtuar shumë shtrenjtë këtij organizimi parapolitik, për të cilin ishte marrë vendimi për themelim në Stamboll të Turqisë, në fundmajin e vitit 2014.”

Gazetari Lëvizjen Besa e quan asociacion të shoqatave fetare turko-islame, ndërsa zyrtarisht Lëvizja Besa është subjekt politik. Autori në asnjë moment nuk ka lënë hapësirë për qëndrimin e “palës së dytë” rreth asaj që shkruan në tekst. Kështu duke e bërë tekstin propagandues dhe jashtë çdo standardi profesional.

“Me këtë zgjedhje, Lëvizja BESA shndërrohet në asociacion të shoqatave fetare turko-islame, përmes të cilave realizojnë aktivitetet dhe propagandat e tyre të shtrenjta në Maqedoni.”

Autori ka akuzuar një person dhe nuk e ka mbështetur në asnjë fakt të vetëm, apo pa kërkuar qëndrim nga personi për atë që e akuzon.

“Përndryshe, Skender Rexhepi-Zejd, disa herë publikisht ka shprehur qëndrimet e tij orientale, madje duke u dalë në mbrojte edhe luftëtarëve shqiptarë të ISIS-it.”

Media nuk duhet të çorientojë publikun. Teksti në vend që të jep fakte mbi atë që shkruan, autori jep argumente për të përfunduar se kemi të bëjmë me produkt spekulativ, propagandues dhe tendencioz.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja