verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nëse s’ka fakte, s’ka as lajm

on 28 - 01 - 2016       

[Recension: Skandaloze: Profesori kërkon të blini librin e tij nëse dëshorini nota më të larta]

Faktet janë baza e lajmit! Nëse gazetari raporton për një skandal, atëherë atë duhet ta dëshmojë përmes fakteve të cilët është i obliguar t’i sjellë në tekst, si prova dhe duke përcaktuar autenticitetin e tyre. Nuk bëhet lajm vetëm me një denoncim burimi i të cilit, mund të jetë i dyshimtë. Rregulli bazë i gazetarisë profesionale është që lajmi të bazohet në disa burime.

Skandaloze Profesori kërkon të blini librin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Skandaloze: Profesori kërkon të blini librin e tij nëse dëshorini nota më të larta”
Data dhe koha e publikimit: 24.01.2016
Data e recensionit: 25.01.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti që po recensojmë me të drejtë është bërë lajm, pasi në këtë mënyrë ai reflekton shqetësimin e një fenomeni serioz. Këtu pretendohet për shkelje ligjore brenda një institucioni të arsimit, keqpërdorim detyre nga ana e mësimdhënësve,shkelje e autoritetit të studentëve, etj. Kaq shumë arsye për të qenë një storje me shumë peshë ku profesionalizmi dhe misioni i gazetarit ka rastin më të mirë për t’u dëshmuar. Megjithatë, ajo që bie në sy që në leximin e parë, është se burim informacioni është vetëm një fotografi, që do të thotë nuk mjafton për t’u bërë lajm.

Studentët e Universitetit të Tetovës përmes rrjetit social Facebook, kanë reaguar lidhur me një fenemomen tejet negativ që po ndodh në këtë institucion arsimor nga disa mësimdhënës, të cilët “detyrojnë” studentët që të blejnë librat e tyre nëse pretendojnë për nota më të larta në lëndët përkatëse, njofton Drini.mk

“Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës”, Kodi Etik, Neni 1, paragrafi 5.

Pala e dytë është gjithmonë “pesha” që garanton cilësinë profesionale të gazetarit dhe produktit tij gazetaresk. Ajo gjithmonë ka të drejtë prononcimi, konfirmimi ose demanti, përderisa akuzohet për x arsye. Në rastin konkret gazetari përveç që nuk e përfshinë në tekst, nuk shpjegon nëse ka tentuar apo ka kërkuar qëndrim ose jo nga pala tjetër.

“Prof.Dr (X) më lajmëroi dhe tha që studentët që duan të marrin nora më të mëdha, është mirë ta blejnë librin origjinal të (X)/ Kush dëshiron le të më kontaktojë” thuhet në njoftimin e publikuar nga një student, të dhënat e së cilit janë fshirë me ngjyrë të kuqe, nga studentët që kanë publikuar dhe kane reaguar per këtë skandal.

Për të denoncuar një rast si ky, gazetari fillimisht do të duhej të merrte qëndrime edhe nga studentët tjerë, gjë që do të vërtetonte nëse vërtet kemi të bëjmë me një kushtëzim si ky për studentët. Informacioni në fjalë duhet të merrej për bazë për hulumtim të mëtejshëm nga autori por jo si fakt i patundshëm. Përveç kësaj, gazetari është i detyruar që të hulumtojë se për cilin profesor bëhet fjalë dhe të kërkojë qëndrim edhe nga ai me qëllim që lajmi të kompletohej me të gjitha elementet.
Për fenomenin duhej të vihej në dijeni edhe institucioni në fjalë dhe të kërkohej reagimi i tij. Gazetari do t’ja kishte arritur qëllimit sikur të kishte nxitur këtë institucion të alarmohej nga ky rast. Por nëse fëet për “Prof.Dr. (X)” kjo nuk do të thotë asnjë gjë. Nuk jep asnjë informacion dhe si rrjedhojë s’ka as lajm.

Gazetari gjithnjë duhet të ketë kujdes se cilat raste i bën lajm. Në rastin konkret shqetësimi plotëson gjitha kriteret për të bërë lajme shumë me vlerë, mirëpo përderisa kemi të bëjmë me mungesë të fakteve dhe qëndrimeve zyrtare të palëve të përfshira në tekst, atëherë zbehet vërtetësia e lajmit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Ndoshta!

Nuk përjashtohet!

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja