verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Njëanshmëria godet ashpër gazetarinë

on 2 - 05 - 2016       

[Recension: Gazetari Muhamed Zekiri godet ashpër Izet Mexhitin]

Shqetësimi i ngritur në këtë tekst, pra në përmbajtjen e tij, është shumë me të drejtë dhe me interes publik. Personazhi kryesor i tekstit, me të drejtë ka parashtruar pyetje dhe këtu nuk qëndron problemi. Ajo që shkel standardet gazetareske nuk janë pyetjet e një gazetari, por njëanshmëria e tekstit, në këtë rast autorit që ka bërë lajm pyetjet e gazetarit Muhamed Zekiri, por nuk ka kërkuar përgjigjen për to.

Për plotësimin e lajmit, autori i tekstit është i detyruar të kërkojë edhe qëndrimin e palës së dytë, ndryshe përmbajtja përfundon si e njëanshme dhe jo objektive. Në këtë rast, i domosdoshëm edhe qëndrimi i Izet Mexhitit, të apostrofuarit tjetër në përmbajtje, kundrejt pyetjeve publike të gazetarit Muhamed Zekiri.

Gazetari Muhamed Zekiri ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Izet Mexhitit, i cili theksoi se BDI proteston vetëm për interesat e shqiptarëve.

Gazetari Muhamed Zekiri godet ashpër Izet Mexhitin screenshot

Linku deri te artikulli origjinal: “Gazetari Muhamed Zekiri godet ashpër Izet Mexhitin”
Data dhe koha e publikimit: 26.04.2016
Data e recensionit: 28.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

“Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës”, thuhet në Kodin etik të gazetarëve.

“Athua nuk qenka interes shqiptar te protestosh dhe kerkosh kriminelet qe kane vjedhur, kane vrare dhe kane mare ne qaf jeta njerezish te marin denimin e merituar?
Athua nuk qenka interes shqiptar te shkojne ne burg kriminelet qe kane vjedhur dhe keqeperdorur parat edhe te qytetareve shqiptare?
Athua nuk qenka interes shqiptar Gruevski dhe kompania e tyre te perfundoj aty ku e ka vendin?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohej per rastin e montuar MONSTRA?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohet per rastin e montuar te SOPOTIT?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohet kur rriheshin femijet shqiptar neper autobusa?
Athua nuk ishe interes shqiptar te protestohej kur digjesin pronat e shqiptareve ne Gjorce Petrov?
Athua nuk ishte interes shqiptar te protestohej kur arrestoheshin dhe denoheshin me nga 3 vjet burg shqiptaret qe kane thyer dy tre dritare?
Keni shume mekate o Ju “PATRIOTA”qe thirreni ne legjitimitetin e popullit!!!”, deklaroi Zekiri. (INA)

Në këtë rast, rëndësia e palës së dytë nuk është vetëm te fakti se anashkalohet personi ndaj të cilit janë adresuar pyetjet, por në pyetje vendoset interesi publik. Me siguri se opinioni ka nevojë t’i dëgjojë qëndrimet e Izet Mexhitit dhe të subjektit që përfaqëson në pyetjet e Muhamed Zekirit. Pyetjet kanë të bëjnë me çështje, të cilat prekin rëndë opinionin kryesisht shqiptar dhe është e sigurt që për përgjigjet në këtë drejtim do të kishte një interesim të madh në opinion.

Gabimi tjetër gazetaresk në këtë artikull është bërë pikërisht në parafrazimin që ka bërë autori. Në të thuhet se pyetjet e Zekirit vijnë pas deklaratës së Mexhitit, mirëpo, përveç qëndrimit në lidhje me pyetjet, në tekst mungon edhe deklarata e Mexhitit, e cila ka nxitur reagimin e gazetarit Muhamed Zekiri.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja