verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nxitje paniku për klikime

on 7 - 12 - 2015       

[Recension: “Persona të armatosur me maska në kufirin Kosovë-Maqedoni (Video)”]

Manipulimi i opinionit nuk duhet të jetë synim i gazetarit. Botimi i një teksti nga arkiva, pa asnjë shpjegim të duhur, por që ka titull që tërheq vëmendje dhe lidhet me kontekste aktuale tregon tendencën e botimit, dhe kjo është tërheqje e vëmendjes, por me pasojë zhgënjimin e lexuesit dhe mos kthimin e tij në këtë medie. Çështjet e ndjeshme dhe që datojnë prej vitesh, në rast aktualizimi, duhet trajtuar në mënyrën më profesionale. Ekziston rreziku që, edhe pse pas një kohe të gjatë, opinioni të ndikohet nga të njëjtat duke ngjallë te ata emocione rishtas.

Persona të armatosur me maska screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Persona të armatosur me maska në kufirin Kosovë-Maqedoni (Video)”

Data dhe koha e publikimit: 03.12.2015

Data e recensionit: 04.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Për interesin e publikut, edhe botohet një artikull si ky që po recensojmë, por titulli tendencioz, bën që publiku, në lexim të parë të kuptojë sikur të bëhet fjalë për diçka aktuale. Në raste të tilla, një gazetar profesionist do të shkruante fillimisht vitin kur ka ndodhur, në rastin konkret 2008 ose si Arkiv.

Kjo video kronikë daton nga viti 2008 dhe reflektonte revoltën e atëhershme të banorëve të fshatrave kufitare kosovare në kuirin ende të pashënuar  mes Maqedonisë dhe Kosovës. Kronika është përgatitur nga gazetarja e atëhershme e Top-Channel, Alma Lama, më vonë deputete në Kuvendin e Kosovës. Revolta e banorëve të këtyre fshatrave u shua pas marrëveshjes Prishtinë-Shkup për shënimin e kufirit.

Tekstit i është bashkëngjitur një video, e cila në fakt është një kronikë e një medie tjetër. Gazetari me të drejtë ka bërë të ditur identitetin e gazetarit, por kjo nuk mjafton që ai të llogarisë sikur të ketë trajtuar mirë këtë çështje. Raste të tilla duan vëzhgim, hulumtim dhe angazhim më të madh. Artikulli mund të jetë bazë për një dokumentar që do t’i trajtonte të gjitha rrethanat e asaj kohë lidhur me personat e armatosur dhe të maskuar në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Teksti nuk nxjerrëqëllimin se për çfarë ka dashur të raportoj gazetari. Ku është lajmi këtu? A ka pasur persona të maskuar dhe të armatosur të përfshirë në ngjarjet që i referohet autori (në vitin 2008)? Nëse gazetari ka dashur që në mënyrë indirekte të tregoj për një ngjarje që mund të ket acaruar raportet mes dy vendeve dhe konfliktin me mos saktësimin e vijës kufitare, pse të jetë e nevojshme të vendosen tituj tendencioz që nxisin panik në opinion?

Më shumë me interes do të ishte nëse gazetari do të shkruante se cili është përfundimi i marrëveshjes mes Shkupit dhe Prishtinës zyrtare, a është zgjidhur plotësisht çështja e vijës kufitare mes dy vendeve dhe cilat janë rezultatet e marrëveshjes. Mënyra në të cilën gazetari ka trajtuar këtë çëshje në këtë artikull është joaktuale dhe jashtë kontekstit.

Në  fund të tekstit thuhet se: “Revolta e banorëve të këtyre fshatrave u shua pas marrëveshjes”, pikërisht kjo mund të ishte tema! Gazetari mund të kishte kontaktuar me banorët e këtyre fshatrave, për t’i pyetur ata a ka ndryshuar dhe sa ka ndryshuar mënyra e tyre e jetesës pas definimit të vijës kufitare, cilat janë lehtësimet dhe cilat vështirësitë. Publiku më i interesuar do të ishte për gjendjen e banorëve se sa për “personat e maskuar dhe të armatosur”, sidomos pas faktit se është histori e kaluar dhe e zgjidhur tashmë.

Joaktualiteti, ngjarjet që mund të shqetësojnë opinionin dhe artikujt pa interes për lexuesit, nuk janë pjesë e gazetarisë profesioanel.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja