verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Opinionet e gazetarit dëmtojnë faktet

on 26 - 01 - 2016       

[Recension: “Të kërcënuar edhe qytetarët edhe ndërkombëtarët nga pushteti”]

Ndodh që gazetarët të bëjnë spin të bindjeve të tyre dhe për t’ja mbushur mendjen publikut në atë që thonë, përdorin “çfarë ju vjen në dorë” qofshin ato të informacione të qëndrueshme ose jo. Dy nga ngjarjet e zëshme që mbuluan mediat gjatë të mërkurës që lam pas ishin: kërcënimi që përfaqësuesit ndërkombëtar thanë se ndjejnë gjatë aktivitetit të tyre në Maqedoni dhe e dyta, një qytetarë që pretendonte se funksionarë të BDI-së i kanë marrë një shumë të madhe parash me qëllim punësimi.

Fakte - te kercenuar edhe qytetaret edhe nderkombetaret nga pushteti 1Linku për te artikulli original: “Të kërcënuar edhe qytetarët edhe ndërkombëtarët nga pushteti”

Data dhe koha e publikimit: 20.01.2106

Data dhe koha e rencesionit: 21.01.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Nga vetë natyra e ngjarjeve dhe me të drejtë, mediat trajtuan këto do ngjarje si të veçanta sepse nga vetë konteksti dhe informacioni që përcillnin ata, nuk kishin asgjë të përbashkët mes tyre.

Fakte.net i ka parë këto dy ngjarje nga një tjetër këndvështrim duke gjetur elemente të përbashkëta mes tyre dhe duke i trajtuar si të ishin të një konteksti. Por ata nuk janë dhe për disa arsye:

  • Bëhet fjalë për subjekte të ndryshme. Nga njëra anë kemi diplomat të huaj me kredibilitet, fjala e të cilëve ka peshë dhe në opinion merret seriozisht. Kërcënimi ndaj tyre do të thotë kërcënim jo vetëm ndaj individëve por edhe ndaj diplomatëve. Nga ana tjetër, pretendimet e një qytettari i cili thotë se i është shkelur e drejta e tij për punësim dhe ndaj tij është kryer një veprim i jashtëligjshëm nga ana e BDI-së kur i janë kërkuar mjete financiare me qëllim punësimi, ka baza për lëndë gjyqësore ose hulumtuese të organeve kompetente. Të dyja rastet janë me interes për publikun, dhe të dyja ngjarjet duhen trajtuar, por jo në një lajm.
  • Përfaqësuesit ndërkombëtar drejtuar gishtin nga shteti, institucionet dhe mediat për fushatën mediatike që po bëhej kundër tyre. Kurse qytetari nga Saraji, drejtoi akuzat e tij drejt një subjekti politik.

Autori ka bashkuar të dy këto ngjarje dhe ka dhënë opininin e tij.
Pra edhe një herë, ngjarjet duhen trajtuar sepse shprehin shqetësime serioze por nga ana teknike ato nuk duhen të jenë në një tekst. Nga ana tjetër nuk duhet të shoqërohen as me komente. Komentet për ngjarjet mund të botohen në rubrikën për opinione, ku nuk përfshihen rregullat e raportimit.

“Zotërinjtë nga pushteti harrojnë “bashkshortësinë” me Mijallkovat e Naunovskat antishqiptarë, me të cilët bashkë po na vrasin çdo ditë. Në vend se të bisedohet për korrupcionin që si kancer ka kapluar vdekshëm partinë shqiptare në pushtet, por edhe ka degraduar shoqërinë shqiptare, bisedohet me cilin ka dalë në foto Aliu.”

Si të ishte duke shkruar një kolumnë, që për rastet në fjalë edhe mund të bëhej me të drejtë, autori më shumë jep mendimet e tij se sa faktet për ngjarjet.

Në raste të ngjarjeve me rëndësi dhe me impakt, gazetari duhet të ndajë opinionet e tij nga teksti gazetaresk. Vetëm kështu tekstet e tij do të jenë profesionale sipas standardeve të parashikuara.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja