verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa verifikim nuk ka lajm! Pyetjet duhet pasur adresë!

on 14 - 12 - 2015       

[Recension: Bozhinovski pyet Veljanovskin për vrasjen në Smillkovë]

Portalet, çdo ditë e më tepër po shfrytëzojnë rrjetet sociale si burim informacioni. Në aspektin praktik kjo mundëson qasje më të shpejte deri tek informacioni, por në aspektin profesional një gjë e tillë mund të mos vlejë, pasi në raste të tilla kemi të bëjmë me informacione të pasakta dhe të pa verifikuara.

Bozhinovski pyet Veljanovskin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Bozhinovski pyet Veljanovskin për vrasjen në Smillkovë”

Data dhe koha e publikimit: 08.12.2015

Data e recensionit: 09.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë, prek një çështje shumë të ndjeshme për opinionin, pa dallim etnie. Të gjithë janë të interesuar të dinë të vërtetën e rastit “Monstra”, por publiku nuk ka nevojë për versione pa përmbajtje, e sidomos kur të njëjtat nuk përcillen drejtpërdrejtë. Gazetarin Zoran Bozhinovski publiku e njeh, megjithatë një status në “Facebook” nuk është bazë për lajm!

Gazetari “problematik”, Zoran Bozhinovski që vazhdimisht publikon informata rreth skandaleve të funskionerëve qeveritarë, sot hedh dyshime të reja në opinion, rreth rastit të vrasjes në Liqenin e Smillkovës. Ai thekson se ka mësuar detaje të reja rreth këtij rasti, por nuk i tregon pasi thotë se do të gjejë moment më të përshtatshëm sa i përket sigurisë, transmeton Vatra. Megjithatë, teksa konfirmon se shqiptarët e arrestuar për këtë rast janë të pafajshëm, Bozhinovski i drejtohet me pyetje kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Një gazetar profesionist, në këtë rast do të vepronte duke e marrë për bazë këtë status, por jo duke trajtuar deklaratën e këtij burimi si fakt të kryer Pyetjet e ngritura në facebook nuk informojnë publikun, përkundrazi hapin dilema të tjera dhe ende pa u shqyrtuar nga organet kompetente, publiku mund t’i marrë si të vërteta. Gazetari i cili bën lajm nga një “burim” si facebook, duhet që të kujdeset më shumë për një verifikim të mëtejshëm të informacioneve.

 -Zotëri Veljanovski, ç’farë kërkuan djemtë tek ju në shtëpi disa orë para se të vriten?

– A jeni i gatshëm z.Veljanovski, që për këtë rast të dëshmoni në poligraf: ju, bashkëshortja juaj, djali dhe vajza dhe përfaqësuesit e sigurimit tuaj personal” -pyet Zoran Bozhinovski.

Teksti përfundon me një qëndrim të gazetarit, i cili pa të drejtë merr rolin e gjykatësit. Autori vendos për një rast gjyqësor shumë delikat dhe konkluzat e tij janë të prera. Vetëm nga një status në facebook, autori ka konkluduar se “…rasti është i montuar, të arrestuarit janë të pafajshëm dhe se në të janë të përfshirë funksionerë të lartë shtetëror”, nëse gazetari për këtë që thotë në tekst ka fakte, e sidomos për përfshirjen e funksionarëve shtetëror, atëherë pa dyshim që interesi por dhe reagimt do të  ishim me të drejtë të mëdha. Fatkeqësisht, në këtë rast, autori i tekstit nuk ka asgjë të verifikuar. Pretendime, akuza dhe gjykime të pa verifikuara përveç që nuk janë pjesë e profesionit gazetaresk, përbëjnë  shpifje dhe bazë për padi penale, por dhe pa përgjegjshmëri ndaj opinionit.

Përfundimi, sfondi është kapaku i lajmit! Një çështje kaq e prekshme dhe kaq e rëndësishme për opinionin, duhet trajtuar në mënyrë profesionale me qëllim që lexuesi të informohet plotësisht dhe në mënyrë kronologjike për rastin. Disa fjalë për rastin “Monstra” dhe për të akuzuarit do të ishin faktorë për plotësimin e lajmit. Pas një informacioni shtesë të begatshëm, lexuesi e ka më të lehtë të sjell përfundimet dhe të kuptojë me drejtpërdrejtë se për çfarë bëhet fjalë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Mbase!

Mbase!

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja