verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pamflet politik për njollosjen e Vanhatues

on 31 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: Delegacioni i BE-së përsëri distancohet nga Van Haute]

Nga aeroplani shihet se qëllimi i vërtetë i tekstit që e recensojmë është të njolloset eksperti Van Haute, që nga ana tjetër, është në vijë me qëndrimet dhe veprimet e partisë në pushtet kur bëhet fjalë për negociatorin belg. Anshmëria politike e këtij publikimi tendencioz është i dukshëm nga konstruksioni i titullit, e deri te rreshti i fundit. Мateriali më shumë i ngjan pamfletit politik se sa produktit gazetaresk.

vanhojte pari fondoviLinku deri te artikulli origjinal: Delegacioni i BE-së përsëri distancohet nga Van Haute

Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016, 18:16

Data e recensionit: 29.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

AKUZA TË PAKONFIRMUARA

Në artikull nuk ka dëshmi të vërtetë se Zyra e BE-së në Shkup është distancuar nga Vanhaute, siç thuhet në titull. Reagimi i përmendur nuk është linkuar dhe atë e publikuan vetëm mediet që e favorizojnë partinë në pushtet. Përndryshe, reagimi të cilit i referohet teksti, nuk gjendet në ueb-faqen e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Poashtu, edhe në reagimin që përmendet në këtë tekst askund nuk mund të shihet se BE-ja distancohet nga Vanhaute.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup i merr me seriozitet të madh akuzat për keqpërdorimin e fondeve IPA dhe çdokush që posedon informatë të tillë duhet ta dorëzojë në OLAF.

Problematik është edhe pohimi se kjo ndodh përsëri. Në artikull nuk ka tekste të linkuara me të cilat mund të konfirmohet se edhe më parë ka pasur ndonjë distancim nga ana e delegacionit të BE-së.

KONSTRUKSION SPINUES

Sot, në ditën e fundit të punës, si ndërmjetësues, me gjasë, më i keq dhe më i anshëm në histori, Piter Vanhaute bëri thirrje për marrjen e pushtetit me dhunë. Për provokatorin flaman – ndryshimi i pushtetit në zgjedhje tashmë nuk është opcion.

Në artikull nuk ka argumente për pohimet e këtilla. Teza, me gjasë, është bazuar në intervistën e Vanhautes për “Deutsche Welle“, nga e cila është nxjerë konteksti një fragment nga përgjigja e tij në pyetjen: “Kriza politike në Maqedoni zgjat më shumë se një vit dhe nuk shihet ndonjë zgjidhje. Sipas jush, cila është pengesa më e madhe?” 

Në interes të së vërtetës duhet thënë se Vanhaute në kuadër të një elaborimi pak më të gjerë të temës së zgjedhjeve, në intervistën e përmendur thotë:

Pengesa më e madhe për përfundim pozitiv është mungesa e vendosmërisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Pothuajse është e pamundur për qytetarët lokalë ta kthejnë shoqërinë në gjendje normale. Ndryshimi i regjimit nëpërmjet zgjedhjeve më nuk është opcion. Mbështetja ndërkombëtare është alternativa e vetme, dhe nevojitet veprim urgjent. Ky veprim duhet të rezultojë me krijimin e qeverisë teknike ad-hoc për së paku 2-3 vjet, kohë kjo që nevojitet për zgjidhjen e problemeve të shumta, në menaxhmentin financiar, gjyqësinë, arsimin dhe mediet, me të cilat ballafaqohet vendi.

Mirëpo, në përmbajtjen mediatike që i nënshtrohet këtij recensioni dhe ku kanë dështuar krejtësisht standardet gazetareske, qëllimisht bëhet konstruksion spinues dhe krejtësisht shtrembërohet qëllimi i asaj që e ka thënë Vanhaute.

Në fund të kësaj papazjanie prej teksti, që është shkruar me fjalor ofendues, në mënyrë të pashmangshme përmendet edhe Fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM). Me këtë rast, theksohet se Vanhaute dhe ish-drejtori i FSHHM-së, janë “kapur në kafene”! E kjo, sipas perceptimit që krijohet, paraqet mëkat të madh! 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja