verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Për vetëvrasjet nuk informohet

on 9 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Телефон за помош и кризно советување. Фото: jasonsisk, на мостот Голден Гејт во Сан Франциско, 2002

Pengimi i vetëvrasjeve – telefon për situata urgjente dhe këshillim në raste krize. Foto: jasonsisk, në urën Golden State në San Francisko, 2002

Gjithmonë është e tmerrshme kur vdes ndonjë njeri, e ndoshta edhe më e tmerrshme kur ai ia merr jetën vetëvetes. Kjo është informatë që shtang, lajm që nxjerr në pah çështje serioze, mirëpo ato janë çështje personale që nuk zgjidhen në auditorin publik

Shkruan: Таmara Çausidis

Në kërkim të lajmeve “që shiten” sot nuk kursehet askush. Për personat publikë ky është çmimi që duhet të pajtohen ta paguajnë. Mediet shpeshherë i referohen interesit publik, të drejtës së publikut për të ditur dhe kjo me të vërtetë është kështu. Nuk ka amnesti, nuk kursehen ata që kanë vendosur të veprojnë nën syrin e publikut, mirëpo si qëndron puna me njerëzit e thjeshtë anonimë? A guxojmë që pjesën e tyre intime ta trajtojmë si “lajm” dhe ta shpalosim tragjedinë e tyre para syve të shikuesve, dëgjuesve, lexuesve, pa nguruar fare, pa skrupulla, dhe në fund të fundit, pa fare njerëzi?

Gjithmonë është e tmerrshme kur vdes ndonjë njeri, e ndoshta edhe më e tmerrshme, ose më hutuese, kur ai ia merr jetën vetëvetes. Kjo është informatë që shtang, lajm që nxjerr në pah çështje serioze, mirëpo ato janë çështje personale që nuk zgjidhen në auditorin publik.

Informacionet e rrisin numrin e vetëvrasjeve

Lidhja ndërmjet vetëvrasjeve dhe medieve është e njohur dhe e dëshmuar – çdo informatë për ndonjë vetëvrasje i nxit ata që janë “në kufi” të tragjedisë së re. Në fakt, hulumtimet treguan se një nga faktorët që mund ta çojnë ndonjë person të dobët të bëjë vetëvrasje është edhe publiciteti që ia japin mediet aktit të tillë. Grupi më i rrezikuar janë pikërisht të rinjtë dhe adoleshentët.

Për shembull: pas raportimeve mediatike për vetëvrasje me vetëdjegie në vitin 1972 në Britaninë e Madhe, vitin e ardhshëm janë regjistruar 60 vetëvrasje me vetëdjegie. Në vitet e 1980-ta televizioni gjerman raportoi për vetëvrasjen e një djaloshi 19 vjeçar i cilu u hodh nën tren. Në 70 ditët e ardhshme u regjistrua numër i shtuar i vetëvrasjeve të kryera në mënyrën e njëjtë.

Mirëpo, kujdes dhe diskreci gjatë trajtimit të vetëvrasjeve si temë nuk kërkohet vetëm për shkak të parandalimit të vetëvrasjeve, por edhe që të shmanget traumatizimi plotësues u viktimave.

Të mos harrojmë  – vetëvrasjet asnjëherë nuk kanë vetëm një viktimë! Viktimë është i vetëvrari, mirëpo viktima janë edhe ata që mbeten: prindërit, kushërinjtë, miqtë dhe të gjithë ata që në ndonjë mënyrë kanë qenë të lidhur me viktimën dhe do të duhet të jetojnë me atë ngjarje të tmerrshme deri në fund të jetës së tyre.

Prandaj, në botë është miratuar praktika që për vetëvrasjet në përgjithësim e veçanërisht për njerëzit që nuk janë persona publikë, pothuajse fare edhe të mos shkruhet. E nëse kjo, megjithatë, bëhet – tema trajtohet me një bashkëndjesi dhe diskreci të theksuar, media nuk duhet ta publikojë identitetin e plotë, e aq më pak fotografi të viktimës.

Mirëpo, për fat të keq, këto rregulla sikur nuk vlejnë për ne dhe pse nenet 7 dhe 8 të Kodit etik kërkojnë që gazetarët ta ruajnë privatësinë e njeriut dhe të mos raportojnë me senzacionalizëm në rastet e vetëvrasjeve, për shkak se bëhet fjalë për tragjedi familjare.

Këto rregulla ose i kemi harruar ose i heshtim qëllimisht në komunikimin me kolegët më të rinj, mirëpo nuk është e vërtetë se nuk i kemi ditur asnjëherë. Çdo gazetar që ka qenë në terren dhe që është ballafaquar me tragjedi familjare e di se sa e vështirë është të dëshmosh për atë, e megjithatë, vendosim t’i injorojmë sinjalet se “shkojmë shumë larg”.

Një jetë e tërë për dy minuta senzacion

Për vetëvrasjet informohet rregullisht në mediet e Maqedonisë, viktimat fotografohen të mbuluarа (e ndonjëherë edhe jo) në parqet përpara ndërtesave prej ku kanë kërcyer, kërkohen “motivet” që është me të vërtetë e neveritshme. Gjykohen, e shpeshherë edhe shpallen fajtorë, dikush nga anëtarët e familjes, bashkëshortja, kushërinjtë – e gjithë kjo brenda një kronike prej vetëm 2-3 minutash, teksti me dhjetë rreshta. Një jetë e tërë, një tregim tragjik që është lënë në duart e një gazetari që ta formulojë dhe ta redukojë në deklaratat e komshinjve, të muhabeteve dhe të spekulimeve të çarshisë, të fotografive të trupit të thyer që të kënaqen disa minuta të vëmendjes sonë.

Prandaj, është koha e fundit që si profesion të pyetemi publikisht: Me publikimin e informatës për vetëvrasje a e kënaqim më të vërtetë interesin publik apo kërshërinë publik, epshet e ulëta dhe nevojën për senzacion? Për fat të keq, nuk ka asgjë senzacionale te vetëvrasja – ajo është një akt shumë tragjik, ndoshta mënyra më tragjike për përfundimin e jetës së dikujt.

Të gjithë e dijmë dhe çdo gazetar me siguri do t’ju thotë se nuk e ka për qëllim ta shtojë tragjedinë për të cilën informon, mirëpo kjo siguri mungon në ofrimin e përgjigjes për pyetjen se a arrijmë ta bëjmë këtë.

Seri analizash për qëndrimin e medieve ndaj problemit të vetëvrasjes:

  1. Raportim (jo)etik: A ndikojnë mediet në numrin e vetëvrasjeve?
  2. Si (nuk) duhet të raportohet për vetëvrasjet: Përmbahuni nga senzacionalizmi!
  3. Si (nuk) duhet të raportohet për vetëvrasjet: Rekomandime dhe shembuj
Recensione gazetareske të produkteve mediatike ku përmendet vetëvrasja:


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja