verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Përgjithsimet nuk janë formë e mirë informimi

on 29 - 08 - 2015       
INA - Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë Asociacion si serbët në Kosovë

[Recension: “Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë “Asociacion” si serbët në Kosovë”]

Kur të zë syri një lajm me një titull të tillë, automatikisht të lind kurreshtja për të kuptuar ç’do të ketë përmbatja e tij, kush janë “shqiptarët e Maqedonisë” të cilëve u referohet autori dhe si ka ardhur në këtë konkluzion. Të flasësh me të tilla përgjithësime është përgjegjësi e madhe që gazetari nuk duhet ta marrë përsipër pa pasur, të gatshme për t’i shpalosur, rezultate të një ankete të realizuar brenda të gjitha standarteve profesionale të hulumtimit.

INA - Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë Asociacion si serbët në KosovëLinku për te artikulli origjinal: “Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë “Asociacion” si serbët në Kosovë”
Data dhe koha e publikimit: 27.08.2015
Data e recensionit: 27.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli “Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë “Asociacion” si serbët në Kosovë” është bërë për të ntërhequr kurreshtje. Tema të kësaj natyre që prekin në sedrën patriotike të publikut dhe janë ende mjaftë “tërheqëse” për to, shfrytëzohen nga media. “Shqiptarët e Maqedonisë” – është një term mjaftë i gjerë për t’ju referuar një grupi prej disa vetave dhe mendimit të tyre në një kumtesë të bërë publike.

Pastaj edhe po të bënim gabimin e pafalshëm dhe të barazonim opinionin e “shqiptarëve të Maqedonisë” me mendimin e Lëvizjes “Uniteti”,  titulli vazhdon të na sugjerojë një qasje tjetër mbi çështjen nga ajo që vërtetë është thënë në kumtesën e tyre. Sipas asaj që thotë teksti që i referohet kumtesës së Lëvizjes “Uniteti” rezulton që ata NUK “kërkojnë “Asociacion” si serbët në Kosovë” por në kumtesën e tyre saktësisht thuhet kështu:

“Lëvizja UNITETI, njofton opinionin e gjerë se do studiojë në vazhdimësi dhe seriozisht modalitetet e kësaj Marrëveshje dhe nëse ekzistojnë kushtet dhe kërkesat, do studiojë format dhe mënyrat e realizimit apo aplikimit të saj edhe në Maqedoni, në formën e një Asociacioni apo bashkimi të lirë e vullnetar të komunave shqiptare këtu, pa marrë parasysh vijimësinë gjeografike dhe përbërjen etnike të tyre”.

Një titull i qëlluar, në vend që t’u referohej të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë pa pasur mjaftueshëm të dhëna dhe fakte për mendimin e tyre, do të duhej të thirrej vetëm në opinionin e Lëvizjes “Uniteti” dhe të gjente fjalët e përshtatshme për të treguar që ky grup individësh shprehin gatishmëri për të studiuar terrenin dhe kushtet për të parë nëse një formacion i tillë do të ishte i përshtatshëm për komunat shqiptare në Maqedoni.

Në asnjë paragraf të tekstit nuk jepen fakte që kjo është kërkesa ose dëshira e shqiptarëve të Maqedonisë. Një përfundim si ky, mund të sillej pasi të ishte zhvilluar një anketë shumëpërfshirëse dhe profesionale, apo duke përcjellë edhe opinionet e përfaqësuesve të shqiptarëve, si bartës të kërkesave të tyre.

Ta vendosësh para aktit të kryer një çështje që akoma është në fillim të procesit, mund të jetë negative për informimin objektiv të publikut. Me të drejtë mund të tërihiqen paralele, duke analizuar mirë dhe duke bërë edhe krahasime. Pa dyshim që pyetje të tilla lindin natyrshëm, por ato duhet të trajtohen bazuar në opinione më të gjera. Qëndrimi i një grupi njerëzish, nuk reflekton opinionin e gjithë subjekteve politike, civile, shkencore, etj. Krijohet përshtypja se në tekst luan rol gjykimi subjektiv i autorit. Por publiku duhet të kursehet nga gjykimet personale dhe nga titujt senzacional vetëm sa për të tërhequr vëmendjen. Publikut i duhen faktet të bazuara në burime.

Më vonë, lajmi është shpërndarë në shumë portale. Në një numër të madh prej tyre është publikuar po me këtë ton senzacionalizmi në titull dhe po me këtë moskorrespondencë mes titullit dhe përmbajtjes.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

deklaratat vendosen ne kontekst tjeter

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jo i bazuar ne faktet qe jepen ne tekst

senzacionalist

adekuat

e shtyn lexuesin te beje interpretim te gabuar

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

per ilustrim

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja