verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dy herë konfirmo – një herë boto

on 29 - 08 - 2015       

[Recension: Sot mësohet dita e ikjes së Gruevskit nga pozita kryeministër]

Ndonjëherë ndodh që edhe gazetarët të gabojnë, kjo ndodh me përcjelljen e deklaratave jo të plota, pasaktësi, apo gabime të tjera që kanë të bëjnë për shkak të raportimit dinamik. Gjithsesi as këto gabime nuk lejohen. Por është i pa pranueshëm raportimi për ngjarje që nuk kanë ndodhur. Pikërisht për shkak të parimit gazetaresk “dy herë konfirmo – një herë boto”, është i pakuptueshëm një gabim i tillë, siç vërehet në tekstin që po recensohet. Besoni ose jo, teksti flet për njëfarë vizite dhe takimi që nuk ka ndodhur, madje duke përcjellë edhe deklaratë nga komisioneri evropian, gjithçka për një ngjarje që nuk mund të konfirmohet!

zh-gruevLinku deri te artikulli origjinal: Sot mësohet dita e ikjes së Gruevskit nga pozita kryeministër (linku nuk është aktiv)

Data dhe koha e publikimit: 22.08.2015

Data e recensionit: 25.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Euro komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane Johanes Han, i cili qysh prej dje është në Shkup, sot do të takohet me liderët e katër partive politike për të vepruar drejt një marrëveshje përfundimtare për krizën politike në Maqedoni.

Teksti që po recensohet flet për një vizitë të Komisionerit evropian e cila asnjëherë nuk ka ndodhur.

Është tejet joserioze dhe aspak profesionale të informohet për një ngjarje apo dhe qëndrime të paqena, në rrethana kur një gjë e tillë është lehtë e konfirmueshme.

Vizita e komisionarit Han, në situatën me shumë tension politik, ngjall interes të konsiderueshëm. Prandaj një informacion i tillë do të duhej të ishte i saktë aq më shumë deklaratat e zyrtarit të lartë, që shihet si ndërmjetësues i zgjidhjes së krizës. Por një ngjarje e tillë nuk raportohet të jetë e saktë edhe pse  teksti vazhdon më tej në shpjegimin në detaje të ngjarjes që nuk ka ndodhur:

Takimet dhe bisedimet, përgatitjet dhe afrimet e dallimeve që u bënë mbrëmë në ndërtesën e BE-së në Shkup, janë në funksion të zgjidhjes së sotme përfundimtare dhe arritjes së marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës.

Teksti që duket të jetë imagjinatë, apo ngatërresë me ngjarje të mëhershme,  arrin kulmin në paragrafin e fundit, ku përveç përshkrimit të arritjes dhe takimeve të komisonerit Han, citohet edhe një deklaratë e tij.

Han menjëherë pas arritjes në Shkup apeloi deri te të gjithë liderët politik që të punoj në interes të shtetit dhe jo për interesa personale.
“Mendoj se të gjithë duhet të ndihmojnë pasi që bëhet fjalë për shtetin, duhet që të merret përgjegjësi dhe të punohet në interesin e popullit, për të ardhmen”, deklaroi Han.

Tre orë pas publikimit, teksti largohet nga portali. Në vend të tij publikohet demanti, që fatkeqësisht nuk përmban ndonjë kërkim falje për gabimin, por hedh përgjegjësinë tek portalet e tjera, edhe pse teksti paraprak nuk ishte bazuar në ndonjë tekst të mediave të tjera.

Rasti në fjalë tregon se sa kujdes duhet të kenë mediet në përcjelljen e informacionit. Është e qartë se teksti nuk ka dashur të spekulojë, por ka botuar informacionin pa verifikuar. Është një shembull i qartë se si tekstet apo informacionet që mund të qarkullojnë në rrjete dhe portale, nuk mund të merren dhe botohen me shpejtësi.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

adekuat

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja