verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Photoshopi i shenjtë

on 21 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Чудна-небесна-светлина-над-македонското-знаме-во-Делчево-Delcevo-Global-Online-crop-resize

 

[Recension: Një dritë e çuditshme qiellore mbi flamurin maqedonas në Dellçevë]

 

Flamuri ndriçon si dritë neoni, mirëpo askush nuk e vëren – turp! Lejohet që vetë të nxirrni përfundime për dukurinë e këtillë, mirëpo në qoftë se nuk jeni të sigurtë, lejoni autorit që t’u ndihmojë: Me gjasë Zoti është mbi Maqedoni dhe me maqeedonasit. Kush e di, nëse direku dhe flamuri vazhdojnë të ndriçojnë kështu intenzivisht, ndoshta Dellçeva do të kursejë në llogaritë për rrymë elektrike.

Чудна небесна светлина над македонското знаме во Делчево   Delcevo Global OnlineLinku deri te artikulli origjinalNjë dritë e çuditshme qiellore mbi flamurin maqedonas në Dellçevë

Data dhe koha e publikimit: 12-5-2015

Data e recensionit: 17-5-2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Lexuesi racional do të pyetej – nëse me të vërtetë ka aq ndriçim intensiv në rrethinë e demonstruesve, atëherë pse askush nuk është kthyer kah burimi i, siç thuhet, dukurisë së pabesueshme natyrore? Në fotografinë e bashkangjitur, të tubuarit, ose nuk e kanë vërejtur këtë ose për ta më nuk është interesante që direkët me flamuj të shëndrisin në mes të ditës në kohë me diell. Mirëpo, më duhet ta përfundoj recensionin, sepse për mua të ndrçojë flamuri i dritë neoni nuk është punë e vogël…

Autori i artikullit ua lë lexuesve që vetë të vendosin se për çka bëhet fjalë. Hm… “Photoshop”? Ose ndonjë program i thjeshtë për retushimin e fotografive? Fenomeni i vetëm me të cilin ballafaqohemi në publikimin e këtillë është çudi e izoluar. Më saktë kemi tekst që nuk bazohet në fakte. Në qoftë se me të vërtetë është paraqitur dritë mbinatyrore, do të pritej vërshim fotografish nëpër rrjetet sociale nga dëshmitarët okularë ose nga pjesëmarrësit e marshit. Çudia si duket ka mbetur në sytë ose në ekranin kompjuterik të autorit të publikimit. Mund vetëm të spekulohet se cilët janë motivet për një tekst të këtillë, i cili jo vetëm që mund të klasifikohet si spin, por edhe si dezinformatë klasike. Prandaj, është e qartë përpjekja për glorifikimin e një grupi të demonstruesve. Ose ajo, ose autori ka muhabet me Atë që lartë:

“Me gjasë Zoti është mbi Maqedoni dhe me maqeedonasit”

Qëllimi i këtij supozimi: Etnocentrizëm? Nacionalizëm? Urrejtje e fshehur ose shprehje e pakënaqësinë ndaj pjesëtarëve të grupeve të tjera etnike në Maqedoni? Si do që të jetë, kemi një artikull i cili nuk guxon të quhet publikim gazetaresk, ndërsa çudia e vetme është se si ai ka gjetur vend në një medie. Fakti që teksti është vendosur në rubrikën e temave interesante, nuk ndihmon për t’u arsyetuar… hyjnia e pretenduar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

e pavërtetë

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja