verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pjellë mediatike e propagandës

on 24 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

vecer

[Recension: Mercenarët laramanë të Sorosit u nisën kundër Trampit njësoj sikurse në Maqedoni]

Thjesht është e pahijshme, e palejueshme, joprofesionale që një përmbajtje mediatike me pretendime të tilla siç implikon titulli i saj, në gjithë konstruksionin e saj të mos i referohet asnjë burimi. Prandaj, veprimi i tillë e bën tekstin që e recensojmë fryt të propagandës për përdorim të brendshëm, për përhapjen e dezinformatave shumë të qarta për atë se kush qëndron prapa protestave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë inaugurimit të kryetarit të ri, Donald Tramp.

Pse? Për shkak se rregull elementar i gazetarisë, etike dhe profesionale, është që pohimet në tekstet gazetareske të mbështeten me burime të cilat do ta konfirmojnë ose së paku do të jenë indikator se prapa protestave në Uashington dhe në qytetet tjera qëndron Xhorxh Sorosi. Kjo e bën këtë tekst joreal në qëllimin e tij që t’i barazojë protestat në SHBA me ato të “Revolucionit laraman” në Republikën e Maqedonisë.

01232017-Vecer-Trump-SorosLinku deri te artikulli origjinal: Mercenarët laramanë të Sorosit u nisën kundër Trampit njësoj sikurse në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 22.01.2017, 20:02

Data e recensionit: 23.01.2017

Recensues: Zoran Bojarovski

PËRHAPJE E DEZINFORMATAVE

Që t’i mbështesim me argumente përfundimet tona në këtë recension, nisëm të kërkojmë dëshmi. Me veglën “Search Google for Image”, së pari i identifikuam fotografitë me të cilat është bërë kolazhi për ilustrim ku shkruan “Ferri i Sorosit”. I lamë anash disa nga fotografitë që nuk kanë lidhje me protestat me rastin e inaugurimit, dhe i zgjodhëm ato që janë autentike dhe i kërkuam lajmet që qëndrojnë prapa atyre fotografive. Ja tre prej tyre nga mediet relevante dhe reale: “CBS News”: Trump inauguration protest damages parts of downtown Washington, “The Telegraph”: Donald Trump protests: Limo ‘set on fire’ and 217 arrested as police use tear gas on black-clad activists, “New York Times”: Inauguration Protesters and Police Clash on Washington’s Streets.

Në asnjërën nga këto medie nuk përmendet Sorosi. As “revolucione laramane”, as OJQ… Kjo mjafton që tekstin që e recensojmë ta shpallim si pjellë të propagandës, që është i dedikuar, siç thamë, për (keq)përdorim të brendshëm.

Në favor të pohimit në këtë recension shkon edhe ajo se madje dy të tretat e tekstit, e bile edhe më shumë, i janë kushtuar gjenezës dhe karakteristikave të “Revolucionit laraman” në Maqedoni, duke tentuar t’i bind lexuesit se edhe ata në SHBA janë identikë me “laramanët”, mirëpo nuk kanë sukses…

Lexuesit e kujdesshëm gjtihsesi se do të pajtohen se ky tentim është i dështuar edhe përkundër titullit tendencioz dhe manipulues, si dhe kolazhit të bër me fotografi nga “Revolucioni laraman” dhe protestat në SHBA.

Poashtu, ky qëllim zbulohet edhe me komentet e futura, të integruara, të cilat, në mungesë të argumenteve që duhet të vijnë nga burimet, kanë për qëllim t’i kompensojnë mangësitë e tekstit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e