verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Propaganda godet lajmin!

on 21 - 03 - 2016       

Recension: Shqiponja Beqir Asani godet nga Italia (FOTO EKSKLUZIVE)

Jo çdo lëvizje trupore e politikanëve është lajm. Jo çdo udhëtim i tyre jashtë vendit është lajm. Jo çdo e thënë e tyre është lajm. Nëse në një përmbajtje mediatike tentohet që veprimet e mësipërme të paraqiten si lajm, dukshëm vihet në pah tendenca për të bërë propagandë që është e ngjyrosur partiakisht, ngjyrë kjo që i njollos gazetarët dhe i zhvesh nga misioni i tyre dhe profesionalizmi.

download

Linku deri te artikulli origjinal: “Shqiponja Beqir Asani godet nga Italia (FOTO EKSKLUZIVE)

Data dhe koha e publikimit: 16.03.2016

Data e recensionit: 21.03.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

 

Lajmi që po e recensojmë është shembull tipik për gazetari në shërbim të një partie apo politikani, e jo në shërbim të interesit të përgjithshëm. Për faktin se, thjeshtë, nuk mund të jetë çështje e interesit publik “bërja e shqiponjës dykrenare me duar” nga ndonjë politikan, së paku jo në një kontekst të këtillë.

“Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Beqir Asani, këto ditë po qëndron në Itali ku në një foto ai është parë duke bërë shqiponjën dy krenare.”

Madje, nuk është bërë publike nëse politikani në fjalë ka qenë në ndonjë vizitë zyrtare apo private jashtë vendit. Në interes të përgjithshëm është të bëhet i ditur qëllimi i udhëtimit të politikanit, nëse është zyrtar, nëse ka të bëjë me ndonjë lobim apo veprime të ngjashme. Ndërkaq, vënia në theks e bërjes së shqiponjës me duar, dhe dhënia e cilësimeve ‘shqiponjë’ që ‘godet’ për të apostrofuarin që në titull, po të mos kishte qenë komike, do të ishte për të qarë – për rubrikën e lajmeve, është jashtë çdo standardi profesional.

Ky ‘lajm’ me përmirësime ndoshta do t’ia vlente të botohet në rubrikat për ‘VIP’ personat, ose në shtypin rozë. Por, në informacionin që pretendon të jetë serioz, për qytetarët është shumë më me rëndësi të njoftohen për veprimet dhe qëndrimet e politikanit Beqir Asani, se sa për bërjen e shqiponjës me duar në mes të peizazheve të bukura natyrore me borë diku në Itali.

Kodi etik i gazetarisë na mëson se: “Gazetaria e mirë dhe etike është në interes të publikut. Ajo ofron informacione të sakta, të provuara, të balancuara. Kjo gazetari është zëri i publikut. Kjo gazetari nuk është dhe nuk guxon të jetë e partizuar dhe patjetër të bëjë dallim mes fakteve, komentit dhe opinioneve – duke bërë praktikisht dallimin nga gazetaria propaganduese, të shitur ose nga tabloidet – që kënaqin disa qëllime ose interesa tjera dhe të cilat nuk respektojnë Kodin”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja